Vrasja e policit në Maliq/ Policia: I kërkuari fshihej në stan, hapi zjarr ndaj efektivëve
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...

Presioni i gjakut është një nga treguesit më të rëndësishëm të shëndetit të njeriut, dhe monitorimi i tij është vendimtar në parandalimin e një sërë sëmundjesh, si sulmet në zemër, goditjet në tru dhe dalja e veshkave jashtë funksionit. Të gjithë duhet të përpiqemi që të kemi një presion të gjakut nën vlerën 120/80 mmHg.
Megjithatë, shumica e njerëzve kanë një normë në intervalin 120/80 mmHg ose 140/90 mmHg. Po çfarë është presioni i gjakut? Presioni në përgjithësi është sasia e forcës fizike të ushtruar mbi një objekt. Në këtë rast, presioni i gjakut i referohet forcës së ushtruar nga gjaku në enët e gjakut.
Kur presioni i gjakut është shumë i lartë, arteriet e një njeriu i nënshtrohen një tendosjeje të vazhdueshme, e cila me kalimin e kohës, mund të çojë në sëmundje kardiovaskulare, që janë kërcënuese për jetën. Presioni i gjakut matet në ‘milimetra merkur’ (mmHg) dhe lexohet për dy vlera: sistolike dhe diastolike.
Për shembull, presioni optimal i gjakut është 120 mbi 80 ose 120/80 mmHg. Vlera e lartë përfaqëson presionin sistolik të gjakut, pra presionin në arteriet tuaja kur rreh zemra. Vlera më e ulët është presioni diastolik i gjakut, që tregon presionin në arterie kur zemra pushon midis 2 rrahjeve.
Matja periodike e presionit të gjakut është e rëndësishme, pasi një normë e lartë (hipertension) nuk është diçka që mund ta vëreni ose ndieni. Megjithatë, nëse presioni i gjakut matet vetëm një herë dhe zbulohet se është i lartë, kjo s’do të thotë domosdoshmërisht se ai është gjithmonë shumë i lartë.
Prandaj për të pasur një lexim të besueshëm, presioni i gjakut duhet të matet në disa ditë të ndryshme kur jeni duke pushuar. Zakonisht, njerëzit nuk mund të thonë se kanë presion të lartë të gjakut nëse nuk e kanë matur atë. Çdo gjë mbi normën 140/90 mmg konsiderohet presion i lartë i gjakut dhe kërkon monitorim apo kurim.
Presioni i lartë i gjakut quhet shpesh “vrasësi i heshtur”, sepse zakonisht nuk ka simptoma. Por nëse lihet i pakontrolluar, mund të shkaktojë një dëm të konsiderueshëm. Gjithsesi, herë pas here njerëzit me presion të lartë të gjakut raportojnë dhimbje koke të shpeshta, të cilat mund t’i alarmojnë mjaftueshëm për të kontrolluar presionin e gjakut.
Është e rëndësishme të theksohet se presioni i gjakut ndryshon ndjeshëm. Dhe një lexim i vetëm i nuk është domosdoshmërisht një arsye për t’u shqetësuar. Nëse leximi është mbi këtë normë pas javë matjesh të vazhdueshme, atëherë mund të supozoni me siguri se mund të vuani vërtet nga hipertensioni.
Megjithëse presioni i gjakut më pak se 140/90 konsiderohet normal, ai nuk është ideal. Të gjithë duhet të përpiqen ta ulin atë edhe më tej, në mënyrë që të shmangin sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru. Për shembull, dikush që ka një presionit të gjakut 135/85, ka dy herë më shumë gjasa të ketë një atak në zemër ose goditje në tru se dikush me një normë 115/75.
Presioni optimal i gjakut është thelbësor për integritetin strukturor të arterieve. Këto të fundit dobësohen me kalimin e moshës, pasi litra të panumërta gjaku rrjedhin nëpër to. Presioni i lartë i gjakut, e rrit rrezikun për të pasur një atak në zemër, që mund të shkaktojë pushim të zemrës.
Ekzistojnë një sërë arsyesh pse një person mund të vuajë nga hipertensioni. Teksa plakemi, presioni i gjakut rritet zakonisht për shkak të konsumimit të akumuluar në enët e gjakut. Por te presioni i gjakut mund të ndikojnë edhe faktorë gjenetikë. Për shembull, komunitetet afro-amerikane dhe ato aziatiko-jugore priren të jenë më të rrezikuar nga presioni i lartë i gjakut.
Presioni i lartë i gjakut varet edhe nga trashëgimia familjare. Por presioni i lartë i gjakut është zakonisht rezultat i zgjedhjeve të stilit të jetesës, veçanërisht i dietës ushqimore. Shumë kripë, fruta dhe perime të pamjaftueshme, si dhe konsumi i tepërt i alkoolit mund të rrisin presionin e gjakut.
Edhe të qenit mbipeshë dhe mungesa e ushtrimeve fizike, mund të rrisë gjithashtu ndjeshëm rrezikun e hipertensionit. Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës (AHA), një lexim i shëndetshëm i presionit të gjakut duhet të jetë nën 120/80 mmHg. Megjithatë, norma bazë mund të ndryshojnë në varësi të moshës, statusit shëndetësor dhe kushteve të tjera mjekësore të një personi.
Për shembull, AHA rekomandon që të rriturit e moshuar (65 vjeç e lart) pa ndonjë sëmundje kronike të njohur, mund të synojnë një gamë pak më të lartë të presionit të gjakut prej 130/80 mmHg. Ndërkohë presioni i ulët i gjakut, i njohur si hipotension, është në përgjithësi çdo normë nën 90/60 mmHg.
Në përgjithësi, kjo është diçka e mirë, sepse do të thotë që është minimal rreziku për goditje në tru ose sëmundje të zemrës. Atletët dhe njerëzit që bëjnë shumë kardio çdo ditë, kanë në përgjithësi një presion të ulët të gjakut. Dhe shumica e njerëzve me hipotension nuk kanë nevojë për trajtim me ilaçe.
Mund të ketë raste kur presioni i gjakut i një personi është i ulët përkohësisht për shkak të mjekimit. Dhe ndonjëherë, njerëzit mund të kenë presion të ulët të gjakut në mënyrë natyrale, por kjo nuk është arsye për shqetësim në vetvete. Ndonëse në disa raste, presioni i ulët i gjakut është i lidhur me depresionin. Por nëse pacienti ndihet i trullosur ose sikur i bie të fikët dhe presioni i gjakut është i ulët, atëherë është e detyrueshme konsulta me mjekun./ Përshtatur nga CNA.al
Larja e dhëmbëve para gjumit jo vetëm që i bën dhëmbët tan...
Duke përdorur të dhëna nga 100 spitalet në SHBA, studiuesi...
Një numër në rritje i studimeve mbështesin se lidhjet e fo...
Ndërsa vazhdojmë jetën tonë të përditshme, të gjithë n...
Është e zakonshme të hani ushqime të ndryshme natën vonë, ...
Spitali Memorial Rajonal Fier është spitali i parë pub...
Sëmundjet autoimune i referohen sëmundjeve ku vetë trupi rea...
Vaji i ullirit është padiskutim mbreti i tryezës dhe një p...
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se janë kryer 310...
Venat varikoze ose të njohura ndryshe si variçet janë aq s...
Edhe pse mund të mos jeni në dijeni se e bëni këtë, gë...
Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka reaguar me ton...
Epidemiologu Alban Ylli ka paralajmëruar qytetarët se ende...
Përmes proceseve të digjitalizimit, 11.2 milionë aplikimev...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka folur...
Eshtë çelur Kongresi i Parë të Shëndetësisë, i cili do...
Po sikur të keni mundësi ta kthenit mbrapsht “kasetën e ko...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka pritur sot...
A la ardhur virusi korona megjithatë nga një laborator? In...
Ndoshta edhe pa e kuptuar, ka shumë gjasa që ju të mbartni...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...