web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tym e flakë para Kuvendit/ Luli Basha te berberi, lyen flokët me brilantinë

6 Qershor 2024, 11:13, Satire CNA
Tym e flakë para Kuvendit/ Luli Basha te berberi, lyen flokët me
Foto ilustruese

Qytetarë të shumtë dhe opozita po protestojnë para parlamentit kundër qeverisë Rama.

Teksa para parlamentit ka përplasje të forta mes protestuesve dhe policisë, Luli Basha nuk duket gjëkundi.

Luli Basha, sot në mëngjes sapo është zgjuar nga gjumi, ka shkuar te berberi, ka lyer flokët me brilantinë për t'u bërë gati për në parlament.

Por duket se rrugës është penduar.

Luli Basha nuk do të rrezikojë të prishë "look"-un e tij, me tym dhe blozën e gomave të djegura, apo të “piqet” në diell.

Siç tashmë e dini të gjithë, ai preferon që brilantinë të shkëlqejë flokët e tij, dhe të mos i lëvizë asnjë fije floku.

Basha i parfumosur dhe i kremosur, kurrsesi nuk do të pranonte dot që të ndodhej para parlamentit dhe të bëhej pis nga tymi apo flaka.

Ai preferon që të tregojë flokët e tij që shkëlqejnë nga brilantina.

Ky është pikërisht ai Luli Basha, i cili premton do të mundësojë vizat për shtetasit shqiptarë për në SHBA si dhe do të japë 20 mijë euro për nënat që do të sjellin në jetë fëmijën e tretë.

Me këto premtime të vjetra, që i ka të përsëritura, Luli Basha me flokët me brilantinë kërkon të bëhet kryeministër./ CNA

 





11:31 Satire

Të fala Bajromit

Megjithëse presidenti ynë ka emrin e një dite të veçan...

Lajmet e fundit nga