
Pasi u zgjua nga gjumi letargjik i ditëve të ftohta të dimrit, Luli na u shfaq dje në Kuvend. Sigurisht për të vijuar me "punën" aty ku e ka lënë.
Pas seancës së Kuvendit, me zell të madh doli dhe foli para gazetarëve për të rëndësishmen Reformë Zgjedhore.
Pa asnjë lloj hezitimi gënjeu publikisht, si jo rrallëherë dhe tha se kishte bashkëpunuar me ndërkombëtarët për të bindur Gjiknurin e PS-së për reformën e rëndësishme.
Madje nuk ngurroi të falënderonte as ndërkombëtarët për mbështetjen dhe ndërmjetësimin.
"Në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar, përfaqësues, të cilin dëshiroj ta falënderoj, ia kemi dalë të marrim një hap të parë modest sa i takon prioritetit kryesor për largimin e papërgjegjshmërisë politike nga skena politike, përmes Reformës Zgjedhore. Të paktën për momentin duket se në bashkëpunim me aleatët strategjikë të Shqipërisë, Partia Demokratike, si udhëheqëse e këtij procesi, ia ka dalë që të bindë palën tjetër të nisin punën mbi Komisionin e Reformës Zgjedhore", tha Basha.
Kjo deklaratë, në fakt alarmoi delegacionin e BE-së në Tiranë dhe ambasadën amerikane, të cilët dolën dhe përgënjeshtruan atë që kishte thënë Basha.
Delegacioni i BE-së në Tiranë theksoi se nuk janë përfshirë në asnjë ndërmjetësim dhe kanë theksuar nevojën për të ndjekur rekomandimet e OSBE/ODIHR.
Ndërsa ambasada amerikane tha se takimet nuk janë pjesë e ndonjë ndërmjetësimi mes PD-së dhe PS-së. Pati një reagim edhe nga ambasada britanike, e cila është në të njëjtën linjë me atë aerikan edhe BE-në.
Ambasada Britanike nënvizoi se nuk kemi ndërmjetësuar ndonjë marrëveshje politike, ndërsa shton se do të vazhdojnë që të nxisin dialogun reciprokisht respektues dhe kontruktiv në mirëbesim mes atyre që dëshirojnë ta përfaqësojnë popullin shqiptar.
Por Luli vijon me perlat e tij. Të gjithën i dëgjuan krismat, përveç atij.
Pas reagimeve të ndërkombëtarëve, "ekselenti" reagoi në rrjetet sociale, sikur të mos kishte ndodhur gjë dhe sikur të mos kishte thënë gjë.
Nuk pati një kundërpërgjigje ndaj ndërkombëtarëve, por zgjodhi vetëm t'i falënderonte ata për mbështetjen ndaj Shqipërisë dhe Reformën Zgjedhore.
"Në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë përsëris mirënjohjen time për mbështetjen që partnerët strategjikë të Shqipërisë, SHBA, BE dhe MB, si edhe OSBE-ODIHR i japin procesit të reformës zgjedhore në Shqipëri. Falë edhe kësaj mbështetjeje, pas një periudhe të gjatë heshtjeje, Komisioni për Reformën Zgjedhore pritet të nisë punën së shpejti. Listat e hapura, barazia e votës, vota e diasporës dhe votimi e numërimi elektronik janë prioritetet e Partisë Demokratike të mishëruara në paketën e propozimeve ligjore të depozituara në Kuvendin e Shqipërisë. Koha për t'u dhënë shqiptarëve një Kod Zgjedhor pa hile dhe pengesa për lirinë dhe barazinë e votës", u shpreh Basha.
Mesa duket Basha është i preokupuar vetëm për të punuar. Deklaratave "jo të rëndësishme" apo reagimeve të ndërkombëtarëve ai nuk u jep zë.
Merret vetëm me punë të mëdha./CNA
Carlo Bollino ka vazhduar sot sulmet e tij ndaj udhëheqësi...
I nderuar zoti Bollino, E shikojmë që ëndrrat dhe mak...
Pak muaj më parë, në javët e para të vjeshtës, botuesi...
Personazhet janë: Hajdari, kryekamarier në resortin e ...
Lul Basha si kameleon, ndryshon rolet si të dojë. Pasi u ...
CNA "shpall" Lul Bashën si njeriun më “serioz” të vitit 20...
Grida Duma, një vit më parë vendosi të shkëputej nga p...
Bajram Begaj, është Kreu i Shtetit që ka sheqeso...
Megjithëse presidenti ynë ka emrin e një dite të veçan...
Sot, festimet e 111 vjetorit të Pavarësisë, të para në një...
Gazetari Agim Xhafka e ka nisur javën duke rrëfyer një his...
Dy “figura emblemë” të politikës janë bërë bashkë. Ben Blu...
Martin Shkreli, i cili njihet si shqiptari më i urryer...
Kur dje SPAK vepronte për arrestimin e Jamarbër Mallte...
Mund të duket e pabesueshme, mund të duket e pavërtetë, mu...
Ministri i koqeve të rrushit, prej ditësh ka nisur një shë...
Pasi i prishi vreshtin e rrushit fermerit, ministri i ...
Lul Basha, i cili u çorr ditën e djeshme në Parlament për ...
Nuk është për të qeshur ky titull, ndoshta për të qesh...
Ish-deputeti Selami Jenishehri, në letrën e tij perlë,...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...