Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Deputeti i PL-së, Petrit Vasili, ka folur rreth seancës së djeshme paralamentare në të cilën sipas tij nuk u diskutuan çështjet me rëndësi si shkeljet dhe skandalet e Edi Ramës.
Sipas tij seanca është provokuar në një mënyrë të ulët nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla, kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Ballës dhe grave të rilindjes.
“Të nderuar qytetarë dhe qytetare dje i gjithë opinioni publik ka parë më sytë e tij se si është provokuar në një mënyrë të ulët seanca e kuvendit të Shqipërisë në mënyrë të veçantë me regjinë e Lindita Nikollës, Taulant Ballës dhe disa gra rilindase. Dje në vend që kuvendi i Shqipërisë të merrte në diskutim praninë dhe shkeljet shumë të rënda kushtetuese, përjashtimin nga seancat dhe çdo aktiviteti parlamentar të deputetit Edi Rama i cili ka refuzuar publikisht dhe hapur komunikimin me Parlamentin e Shqipërisë, gjë e cila është bërë hapur në deklarimet e tij publike, ku duhet të ishte në sallën e kuvendit dhe të interpelohej sipas kërkesës ka guxuar të vazhdojë me kërkesa të paligjshme jashtë çdo rregulli dhe procedure”, shprehet ai.
Vasili ndër të tjera ka theksuar se dyshja Balla-Nikolla janë personazhet që po shkatërrojnë Kuvendin dhe se kryeministri Rama ka frikë të vijë në Parlament dhe të interpelohet.
"Provokimi ka qenë dyfish i pështirë dhe i shëmtuar pasi haptazi janë përdorur e shpërdorur gra rilindase në Parlament me mandatin e deputetit. Gra rilindase që së bashku me dyshen tashmë të famshme Balla-Nikolla, njëri me pushtetin real për të drejtuar Kuvendin që quhet Taulant Balla dhe njëri që bën marionetën dhe quhet Lindita Nikolla. Morën përsipër të bënim censurën politike të shtetit shqiptar. Është shumë e qartë që Kuvendi i Shqipërisë, seanca e Kuvendit të Shqipërisë, nuk është dhe nuk ka për të qenë kurrë censura politike e veprimtarisë politike të politikanëve. Kuvendi i Shqipërisë përgjigjet dhe ka për detyrë të rregullojë punën e Kuvendit të Shqipërisënë sallën e Kuvendit të Shqipërisë. Dhe masat ndëshkimore që ai merr sipas rasteve rregullohen nga nenet 63-66 dhe nuk kanë hiç të bëjnë as me veprimtarinë politike dhe me asgjë tjetër që zhvillohet jashtë asaj salle. Këtë e di shumë mirë, dyshja Balla-Nikolla apo Nikolla-Balla. Pasi këta të dy drejtojnë Parlamentin apo e shkatërrojnë të dy bashkë siç po e bëjnë. E kjo është shumë e qartë që gratë rilindase të shqetësuara të Ramës po të donin mund të shkonin në foltoren e Partisë Socialiste të llomotisnin dhe broçkullisnin çfarë të donin për të qarë hallin pa shpëtim të Edi Ramës. Të deputetit Edi Rama që ka frikë të vijë në Parlamentin e Shqipërisë, të raportojë dhe të intepelohet si të gjithë të tjerët në bazë të detyrimit kushtetues së bashku me detyrën e kryeministrit. Dhe për herë të parë si asnjë kryeministër në historinë e kryeministrit e ka refuzuar sigurisht nga frika. Një frikë e tmerrshme që fillon këtu dhe mbaron përtej Atlantikut. Por këto frikëra nuk i zgjidh dot duke u fshehur nga Kuvendi i Shqipërisë. Këto frikëra i ka një hesap që ka lidhje ballë për ballë me popullin shqiptar, e ka me drejtësinë që sido të vijë puna, do të vonojë, por nuk do të mungojë dhe nuk e zgjidh dot në këtë mënyrë.
Sa i takon Kuvendit të Shqipërisë, ai po përjeton ditët e tij më të shëmtuara të gjithë pluralizmit, ditë që nuk i ka parë as në ditët më vështira kur ka qenë mes trazirave të mëdha.
Një kuvend që Shqipëria pretendon të flasë për rregullore i cili nuk ka një sallë që të funksionojë normalisht, në një sallë bie errësira kur nuk ka as elementët më thelbësorë teknikë për të funksionuar. Ku pretendohet për pushtimin e një foltoreje, ku foltorja nuk ekziston se nuk i punon as mikrofoni i foltores. E ku gjysmës së sallës mikrofonat janë gjysmë të bllokuar pretendohet për të zhvilluar një seancë të rregullt Parlamenti.
Lindita Nikolla është e ngarkuar me përgjegjësi shumë të rëndë përpara publikut dhe për sa i takon ushtrimit të detyrës së saj. Në mënyrë të menjëhershme Lindita Nikolla nëse do të zbatonte rregulloren do të kishte ndërprerë në mënyrë të menjëhershme deklarimet politike që nuk kanë asnjë lidhje të grave rilindase të shqetësuara dhe do të kthente kuvendin në normalitet dhe punën e tij të zakonshme. Por u bë pjesë e shëmtuar e një skenari për të fshehur dhe për të ndihmuar fshehjen e Edi Ramës nga opinioni publik", shprehet Vasili.
Ai ka hedhur akuza ndaj kryeministrit ku shprehet se ai ka folur me një gjuhë të turpshme ndaj popullit dhe gratë e rilindjes kanë buzëqeshur teksa ai përdorte atë fjalor banal.
"Edi Rama të fshihet sa të dojë nuk e ndihmon dot as Lindita Nikolla dhe as rilindaset e shqetësuara. Gratë rilindase të shqetësuara nëse do të ishin të tilla do ta kishin ngritur zërin e tyre dhe do të kishin treguar së paku një minimum dinjitet, dinjitet që ua ka shkalafitur Edi Rama. I ka fyer në sallën e kuvendit, jo vetëm gratë por të gjithë popullin, të gjithë e dinë se si e ka krahasuar popullin Edi Rama deri me organet gjenitale. Ka ditur e ka thënë se gruas sime t’i hani atë, Edi Rama. Ka krahasuar deputete të opozitës me lloj-lloj krahasimesh nga më seksistet. Dhe gratë rilindase kanë buzëqeshur paturpërpësisht. Prandaj këto farsa të fëlliqura t’i mbajnë për vete. Asnjëherë nuk do guxojë njeri që Parlamentin e Shqipërisë ta kthejë në censurë politike. Mendimi politik, zhvillimet politike janë të lira dhe nuk i kufizon dot njeri dhe aq më pak një Parlament i mbaruar. Lindita Nikolla duke mos ndërpretë në çast farsën po përkundrazi duke i hedhur benzinë kësaj farse e duke lejuar deputetët së bashku me në krye kryetarin e grave deputete, Taulant Balla që të vazhdonte këtë provokim që nuk kishte asnjë lidhje me sallën e Parlamentit, ndihmoi në shkatërrimin e Parlamentit jo në mirë funksionimin e tij", deklaron ai.
Vasili i ka bërë thirrje ndër të tjera Nikollës që të merret me detyrën e saj dhe të mos mbrojë me kryeministrin Rama./ CNA.al
Kërkesa e radhës e PS-së, për përjashtimin e kreut të PD-s...
Rezistenca e opozitës do të shumëfishohet në Kuvend. Kreu...
Deputeti i PS-së, Pandeli Majko ka ashpërsuar tonet me kre...
“Unë e di që çdo ditë do dëgjoni njerëz që ju thonë se pa ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka zbuluar strategjinë se do t...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, vijon me akuzat ndaj kryeminis...
Sandër Marku do të jetë kandidat i grupimit të Alibeajt pë...
Në Fier, për bashkinë e këtij qyteti në emër të grupimit t...
"Revolucioni paqësor nuk dështon kurrë! Fiton" Kreu i PD-...
Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliç...
Partia Socialiste nuk ndalet nga kërkesat për përjashtimin...
Analisti Lorenc Vangjeli ka deklaruar se ka shumë arsye pë...
Për deputetin e Partisë Demokratike, Edi Paloka e vetm...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë n...
Analisti Andi Bushati ka zbuluar mënyrën se si mund të lar...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se t...
Analisti Andi Bushati i ka bërë thirrje kreut të Partisë D...
Deputetja Albana Vokshi ka treguar “prapaskenat” e vep...
Rreth një orë e gjysmë zgjati seanca e sotme plenare, e ci...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka folur m...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...