Tensioni Meta-Kryemadhi në GJKKO/ Avokati sqaron situatën: Dyshoi për komplot
Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, dha d...
Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, dha d...

Demokrati Dorjan Teliti akuzoi sot mazhorancën socialiste se integrimin e vendit në Bashkimin Europian e përdor vetëm si një instrument për t’u hedhur hi syve shqiptarëve.
I ftuar në “Syri TV”, Teliti tha se kryeministri Edi Rama e ka zgjedhur me kohë këtë rrugë, madje sipas tij, e ka treguar këtë qasje që në kohën kur Partia Socialiste ishte në opozitë.
"Me sa duket këtu paska qenë drejtësia, vetëm kur godet kundërshtarët. Për të goditur padrejtësisht Sali Berishën, për të goditur padrejtësisht Ilir Metën, Fatmir Mediun e kështu me radhë, drejtësia ishte në rregull për Edi Ramën.
Tashmë që drejtësia i vjen te dera, te shtëpia, te zyra, i vjen te bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, këtu pastaj nuk ka më padrejtësi, nuk ka më gjykata, prokurori, nuk ka më drejtësi, po tashmë kthehen në vegla dhe nervozizmi është ashiqare, është i dukshëm që nuk mbajnë më nervat me sa duket dhe në momentin e parë që i përmenden disa fakte reale që si është e mundur që një qytetar për energji elektrike janë të burgosur dhe kanë vrarë dhe veten madje, ndërkohë që janë zhdukur miliarda euro aty pastaj kryeministri nuk e mban më, le të themi, nervat, derisa arrin në ofendime edhe emra personalë, e deri në përjashtime. Pastaj nga godina kryeministrore te gazetares Meta rasti konkret që mos të futet më atje, për të mos i bërë më pyetjet e sikletshme të radhës.
Tani media është media, media është e pavarur, duhet të bëjë pyetjet e veta, nuk ka pyetje të gabuara, ka përgjigje të gabuara. Dhe dje ishim dëshmitarë të përgjigjeve tejet të gabuara të liderit të mazhorancës dhe të liderit të qeverisë, i cili në vend që të flasë me qytetarët dhe t'u japë përgjigje pyetjeve konkrete dhe shqetësimeve konkrete që ka, thjesht tregoi forcën e radhës, siç e bëri dy ditë më parë me kartonët në Parlament, forcë e cila një ditë shumë të afërt, po ja të siguroj, ka për t'u shteruar dhe ka për të marrë përgjigjen e merituar.
Shiko, Rama nuk e ka zgjedhur sot këtë rrugë. Ju e mbani mend, në vitin 2012, vitin 2013, ne ishim gati për të hapur procesin e integrimit. Ishte Edi Rama atëherë, lideri i opozitës, i cili me justifikimin e Këshillit të Qarkut të Fierit bëri bllokimin e integrimit. Integrimi nuk ka qenë ndonjëherë objektiv i kësaj mazhorance.
Ka qenë një instrument për t'u hedhur hi syve shqiptarëve që gjoja qeverisja aktuale po punon për integrimin. Integrimi nuk ka qenë objektiv aktual, se po të kishte qenë për integrimin, nuk do të kishim pasur as votimin e pjesshëm, nuk do të kishim pasur as kanabizimin e Shqipërisë, nuk do të kishim pasur as shpopullimin e Shqipërisë, nuk do të kishim pasur as përdorimin dhe hedhjen në treg të miliarda eurove të pista, sidomos në sektorin e ndërtimit.
Nuk do të kishim pasur as abuzimet marramendëse, të cilat janë konstatuar edhe nga raporte zyrtare të Ministrive të Jashtme të shteteve anëtare të Bashkimit Europian, apo dhe vetë Komisionit Europian.
Nuk do të kishim pasur mungesën e fjalës së deputetëve, përfaqësuesve të popullit, kryetarëve, qytetarëve të thjeshtë. Nuk do të kishim pasur moszbatime të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, siç është rasti i Olta Xhaçkës e kështu me radhë.
Pra, do të ishim sjellë si një vend, si një qeverisje, si një shtet, i cili është provizion i Bashkimit Europian. Folësi 1: provizion i të cilit menaxhohen punët në ato shtete. Por këtu në Shqipëri ka ndodhur e kundërta.
Është përdorur thjesht për retorikë, thjesht nga fakti që nuk ka të majtë dhe të djathtë që nuk e dëshiron integrimin në Bashkimin Europian, u përdor në fushatë elektorale dhe përdoret si diskurs.
Pardje, pra me këtë shkelm që i dha Këshilli Europian Shqipërisë me atë votim që u krye, pasaporta europiane fatkeqësisht u gris. Ne fatmirësisht lëvizim të lirshëm sot në Europë dhe kjo është meritë e partisë, e qeverisjes së Partisë Demokratike.
Se po të ishte për këto 13 vite të qeverisjes aktuale, besoj s'ishim futur kurrë lirshëm për lëvizjen në Europë, mënyrën se si janë kryer gjërat. Po të paktën atë të drejtë e kemi fituar përpara se Edi Rama të ishte kryeministër dhe përpara se ky model qeverisjeje të instalohej në Shqipëri",-tha Teliti./CNA
Shqipëria prezantoi në Sesionin e 70-të të Komisionit të K...
Ambasadorët e 27 shteteve anëtare të Bashkimit Europian të...
Kryedemokrati Sali Berisha zgjodhi të ndajë urimin për Dit...
Partia Demokratike ka emëruar drejtuesin e ri politik për ...
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nuk do të tërhiqet n...
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot shpalljen e Iranit ...
Kryeministri Edi Rama tha sot në një konferencë për shtyp ...
Kryeministri Edi Rama tha sot se vendimit të djeshëm gjatë...
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ish...
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, pri...
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, reagoi pas zhvill...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, reagoi ash...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliç ka folur mbr...
Gazment Bardhi i ftuar në emisionin Opinion ka zbuluar ars...
Analisti Mentor Kikia ka komentuar zhvillimet e fundit në ...
Ish-deputeti socialist Petro Koçi, ka reaguar pas vendimit...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka kritiku...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka akuzuar mazh...
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot pas seancës plenare në ...
Delegacioni i BE-së në vendin tonë ka reaguar pas rrëzimit...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...