Zgjedhjet në FRPD/ Arnold Kariqi, spikeri ambicioz sfidon veten përballë 5 rivalëve
Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka hapur garën për ...

Arnold Kariqi, njëri nga 6 kandidatët për lidershipin e ri të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, në një intervistë për CNA.al, është ndalur të komentojë dhe çështjet e fundit politike në vendin tonë.
I pyetur nëse i duhen politikës "non grata" dhe ish-spiunët, ai tha se sot kemi më shumë nevojë për drejtësi, vlera dhe për të rikthyer ndjenjën e kombit dhe shqiptarizmit.
“Shqipërisë në fakt i duhen vlera për të rikthyer ndjenjën e kombit dhe shqiptarizmit, pra për t'u dhënë të gjithëve mundësinë për të qëndruar e zhvilluar në Shqipëri. Sigurisht për t'u krijuar mundësinë të gjithëve të angazhohen kudo në botë jemi në një epokë të lëvizjes së shpejtë, por shprehja guri i rëndë në vendin e vet ka kuptimin e saj!
Së dyti shqipëria ka nevojë për drejtësi dhe jo thjesht një term 'non grata'. Pra, çfarë kuptimi ka pyetja a i duhen politikës, kur të shpallurit 'non grata' prej vitesh nën pushtetin e partisë socialiste vazhdojnë blejnë vota si në Durrës apo në Shkodër, vazhdojnë marrin tendera e vendosin për punësime. Pra, vërtet nuk janë në një politikë aktive, por përmes pushtetit që kanë mbledhur vazhdojnë të kenë ndikim të fortë në vendimmarrjen e vendit apo të pushtetit vendor. Pra, në këtë kuptim do të duhet të flitet me prova dhe ku drejtësia të veprojë për të dënuar këdo që ka abuzuar, përndryshe kjo nuk do të jetë zgjidhje, por votat do të vazhdojnë të blihen duke e shtyrë vendin gjithnjë e më shumë në krizë dhe duke deformuar demokracinë tonë që tashmë është e brishtë.
Dhe më tej a i duhen vendit ata që firmosin kontrata korruptive miliona euro dhe politikanë që u kanë dalë letrat hapur dhe vazhdojnë të qetë. Ndaj theksoj dhe njëherë, Shqipërisë i duhet drejtësi pa kushte."
Sa u përket bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit, ai tha se është një debat që duhej të ishte zgjidhur 30 vite më parë në Shqipëri, dhe se sot rikthehet me prapavijë politike.
Sa u përket bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit, është një debat që duhej të ishte zgjidhur 30 vite më parë në Shqipëri. Së pari dhe së paku pasi përmes dosjeve të pahapura mund të jenë peng në vendimmarrje të ndryshme. Së dyti për t'u dhënë qetësi palëve të dëmtuara në 45 vite diktaturë. Tashmë 30 vite pas, ky debat rikthehet për mendim tim me prapavijë politike. Por kam një tjetër pyetje, a do të duhet që të zgjerohet edhe me tej problemi. Pra ish-udhëheqësit e periudhës së diktaturës a duhen dënuar për veprimet e tyre, dhe a duhet të preken nga pasoja pasardhësit e tyre që u arsimuan dhe u ngritën politikisht falë abuzimeve të prindërve të tyre?
Është një pikë që pakkush e prek, por nëse shikojmë konfigurimin e elitës së sotme politike duket qartë që kemi ndryshim emrash, por jo familjeve që drejtuan vendin në 45 vite!”/CNA.al
Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka hapur garën për ...
Zëvendëskryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho, ka s...
Kryeministri Edi Rama nuk ka vonuar për t’iu përgjigju...
Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka ndarë qëndrimin e saj ...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një dëgjesë publike për p...
Deputeti i PD-së, Dashnor Sula, ka reaguar pas shkarkimit të...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cil...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhu...
Partia Demokratike vijon me pyetësorin ndaj qeverisë p...
Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo, në një dalje për me...
Deputeti Belind Këlliçi ka reaguar për instalimin e nj...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publi...
Mes batutash, kryeministri Edi Rama ka folur për krizën en...
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur qëndrim të ashpër nda...
Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer kritikat për BE...
Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi, ka reaguar pas s...
Presidenti Bajram Begaj ka nisur përgatitjet për të ca...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dalë mesditën ...
CNA.al, raportoi pak ditë më parë me fakte se si kryet...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...