Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...

Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo, në një dalje për mediat është shprehur kundër nismës së Qeverisë për “pasaportat e arta”.
Sipas saj, një qeveri që nuk ruan dot as portalin e vet të cilin ia ‘thyejnë’ disa hakerë amatorë, të cilët Edi Rama megallomani i paraqet si ‘fuqi të huaja’, ka ndërmarrë edhe një hap tjetër që e çon para greminës sigurinë kombëtare.
“‘Pasaporta e artë’, e paraqitur si nismë për të ofruar biznesin dhe investimet e huaja, nuk është gjë tjetër veçse fundi i pafund i marrëzisë liberale të Edi Ramës.
Partia Demokratike e kundërshton këtë nismë të qeverisë së inkriminuar kokë e këmbë si një nismë të rrezikshme për sigurinë e vendit, rajonit, Bashkimit Europian e me gjere, sepse i hap rrugë, si personazheve me kapacitete financiare kriminale apo të dyshimta, të lidhura ngushtë me Edi Ramën, ministrave dhe zyrtarëve të tij, ashtu edhe celulave të terrorizmit ndërkombëtar”, është shprehur Garo.
Deklaratë e Partisë Demokratike, zëdhënësja Floriana Garo
Një qeveri që nuk ruan dot as portalin e vet të cilin ia ‘thyejnë’ disa hakera amatorë, të cilët Edi Rama Megallomani i paraqet si ‘fuqi të huaja’, ka ndërmarrë edhe një hap tjetër që e çon para greminës sigurinë kombëtare.
Pasi ka shitur çdo gjë publike dhe ka bërë publike çdo të dhënë të shqiptarëve;
pasi ka hapur portat e ndeshjes së demave të krimit me moton ‘hëngshi kokat tuaja!’;
pasi i ka hedhur interesat kombëtare në ‘gojën e ujkut serb’ që atij i duket vëlla, Edi Rama ka gati pabesinë e radhës në shpinë të Shqipërisë dhe shqiptarëve.
‘Pasaporta e artë’, e paraqitur si nismë për të ofruar biznesin dhe investimet e huaja, nuk është gjë tjetër veçse fundi i pafund i marrëzisë liberale të Edi Ramës.
Partia Demokratike e kundërshton këtë nismë të qeverisë së inkriminuar kokë e këmbë si një nismë të rrezikshme për sigurinë e vendit, rajonit, Bashkimit Europian e me gjere, sepse i hap rrugë, si personazheve me kapacitete financiare kriminale apo të dyshimta, të lidhura ngushtë me Edi Ramën, ministrave dhe zyrtarëve të tij, ashtu edhe celulave të terrorizmit ndërkombëtar.
Ky është qëndrimi ynë i palëkundur dhe që shkon në drejtim të interesit publik. Qëndrimi ynë mbështet edhe qëndrimin e drejtë të Komisionit Europian i cili e ka thënë qartë:
“Skema të tilla paraqesin rrezik në lidhje me sigurinë, pastrimin e parave, evazionin fiskal, financimin e terrorizmit dhe infiltrimin nga krimi i organizuar dhe janë të papajtueshme me legjislacionin e BE-së. Si vend kandidat, Shqipëria duhet të përmbahet nga zhvillimi i një skeme të tillë”.
Partia Demokratike e di arsyen pas kësaj nisme të Edi Ramës, e cila edhe mendjes më të pastërvitur do t’i dukej jo logjike. Ai nuk është budallai, por është shejtani që luan budallain, me një qëllim final që lidhet me forcimin e pushtetit personal dhe të sektit anti-shqiptar që drejton dhe dobësimin e forcës reaguese të ekonomisë dhe publikut vendas.
Më shumë se kaq, ai sprovohet në një ushtrim të vjetër anti-europian që ka nisur që në vitin 2013 kur bllokonte negociatat me tri ligjet e famshme.
Vendimi për të akorduar pasaporta të arta për zgëqet financiare të botës është pjesë e planit për të mbajtur shqiptarët poshtë dhe Europën jashtë.
Kalimi i këtij vendimi do të thotë përplasje direkte me Bashkimin Europian dhe direktivat e tij. Do të thotë bllokim i kapitujve të anëtarësimit të Shqipërisë.
Edi Ramës i intereson kjo, sepse skaneri i BE mbi aktivitetin e qeverisë do t’i detektonte shenjat e gishtërinjve të tij dhe klikës, të ndotur nëpër punët e pista dhe rrugët e së keqes, që ai ka hapur në shpinë të Shqipërisë, që nga koha kur shpalli ‘të vetmen rrugë’, tek ‘drejtimi i duhur’, për ta përfunduar Shqipërinë në krye të çdo listë të zezë globale, për faqen e tij të zezë.
Deputeti Belind Këlliçi ka reaguar për instalimin e nj...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publi...
Mes batutash, kryeministri Edi Rama ka folur për krizën en...
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur qëndrim të ashpër nda...
Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer kritikat për BE...
Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi, ka reaguar pas s...
Presidenti Bajram Begaj ka nisur përgatitjet për të ca...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dalë mesditën ...
CNA.al, raportoi pak ditë më parë me fakte se si kryet...
Kreu i PD-së , Sali Berisha, në një deklaratë për medi...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë, pas...
Anëtari i kryesisë së PD, Gent Strazimiri, ka reaguar ...
Kandidati për kreun e ri të Forumit Rinor të Partisë D...
Teksa në vend po debatohet për nismën e Qeverisë për t...
Mariglend Doçi, njëri nga 6 kandidatët për lidershipin...
Për nënkryetarin e Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajt...
Kush nuk e njeh Mulin, Muli po ia kalon Lulit. Në fakt...
Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, ësh...
Sekretari i Çështjeve Vendore të PD-së, Ylli Asllani, ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...