
Zëvendëskryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho, ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, pas deklaratës që ky i fundit bëri në forumin e Bled, ku ngriti akuzat se Bullgaria ka penguar për tetë vite integrimin e Shqipërisë në BE.
Në një deklaratë për mediat, Nesho tha se retorika e Ramës me ministrinë e jashtme bullgare është sinjali i pasojave që do të kemi në të ardhmen europiane.
Ai u shpreh se kreu i qeverisë po përpiqet të imponojë një axhendë joeuropiane për Shqipërinë, duke kritikuar, provokuar vendet europiane dhe vetë Bashkimin Europian.
Sipas tij, sjelljet e kryeministrit kanë si qëllim bllokimin e procesit të përbashkët konsensual të integrimit të vendit tonë në BE.
“Në përgjigje të retorikës boshe por të qëllimshme të Kryeministrit Rama në forumin e Bled, se ‘Bullgaria per tetë vite ka penguar integrimin e Shqipërisë në BE’, Ministria e Punëve të Jashtme të Bullgarisë ka deklaruar se këtë deklaratë anti-Bullgare dhe anti-europiane do ta ndjekë sipas të drejtës ndërkombëtare dhe europiane.
Akuzat për shpifje ndaj kryeministrit Rama, të bëra nga një vend anëtar i Bashkimit Europian dhe anëtar i NATO-s, një vend historikisht mik i Shqipërisë, ngre alarmin për diskursin antieuropian në të gjitha planet: ndaj politikave të BE-së, ndaj vendeve të vecanta si dhe dështimin në plotësimin e kërkesave themelore të Parlamenit Europian, Bundestagut Gjerman, për forcimin e shtetit ligjor dhe demokracisë në Shqipëri.
Duket se zoti Rama, autokrati i ri i Shqipërisë, po përpiqet të imponojë një axhendë jo europiane për Shqipërinë, duke kritikuar, provokuar vendet europiane dhe vetë Bashkimin Europian për të bllokuar procesin e përbashkët konsensual të integrimit të vendit tonë në BE.
Partia e Lirisë, e shikon këtë politikë të personalizuar të zotit Rama si shumë të rrezikshme dhe me pasoja për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj europiane.
Qeveria Shqiptare e zotit Rama duhet të kuptojë, që shtetet europiane si Franca, Hollanda, Bulgaria ishin preteksti.
Por fakti real, ishte në mungesën e vullnetit politik të kësaj qeverie për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar, kapjen e shtetit, etj.
Siç është edhe sot, vullneti i kryeministrit dhe shumicës së tij parlamentare, për të miratuar ligje anti-europiane, si “Pashaportat e Arta”, Amnistia Fiskale Kriminale, Projektet Strategjike pa transparencë dhe duke përjashtuar investitorët Europianë.
Pasioni, për t’ju përkushtuar Ballkanit të Hapur nga qeveria Rama si dhe zbatimi i axhendave rajonale të miqve të rinj ballkanik, sjellin si pasojë qëndrimet provokative ndaj Bullgarisë dhe mospëlqimi dhe kritikat ndaj BE-së.
Partia e Lirisë shpreh keqardhjen për këto raporte të panevojshme dhe të dëmshme ndaj një vendi mik si Bullgaria, dhe do të qëndrojë e angazhuar për bashkëpunim të sinqertë, me gjithë vendet e rajonit dhe Bashkimit Europian”, theksoi Nesho./ B.A. – CNA.al
Kryeministri Edi Rama nuk ka vonuar për t’iu përgjigju...
Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka ndarë qëndrimin e saj ...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një dëgjesë publike për p...
Deputeti i PD-së, Dashnor Sula, ka reaguar pas shkarkimit të...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cil...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhu...
Partia Demokratike vijon me pyetësorin ndaj qeverisë p...
Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo, në një dalje për me...
Deputeti Belind Këlliçi ka reaguar për instalimin e nj...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publi...
Mes batutash, kryeministri Edi Rama ka folur për krizën en...
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur qëndrim të ashpër nda...
Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer kritikat për BE...
Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi, ka reaguar pas s...
Presidenti Bajram Begaj ka nisur përgatitjet për të ca...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dalë mesditën ...
CNA.al, raportoi pak ditë më parë me fakte se si kryet...
Kreu i PD-së , Sali Berisha, në një deklaratë për medi...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë, pas...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...