Vrasja e efektivit/ Klodiana Lala: Duhet hetim i thelluar, kemi një dëshmor por asnjë dorëheqje
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se duhet një hetim i ...
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se duhet një hetim i ...

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, tha këtë të mërkurë se i ka kërkuar drejtorëve të AMP-së, Ardi Veliu dhe Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku që dosjen e të dhënave të sistemit TIMS t’ja kalojnë SPAK-ut, por sipas tij ata kanë kërkuar që kjo çështje të ndiqet nga Prokuroria e Tiranës.
Lidhur me këtë deklaratë, ka reaguar gazetari Ferdinand Dervishi, i cili prej javësh ka denoncuar skandalin me të dhënat e TIMS.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Dervishi e cilëson Ballën si djall që fshihet nën tri lëkura, pasi thotë se ka mbajtur qëndrime të ndryshme.
Ai deklaron se në 30 gusht, ministri i Brendshëm e ka mohuar rrjedhjen e të dhënave të sistemit TIMA, duke thënë se nuk ka kallëzim për këtë çështje.
Gazetari thekson se me qëndrimet kontradiktore të Ballës, qytetarët nuk dinë se kujt t’i besojnë.
Deklarata e plotë:
Sot Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili po shfaqet edhe në rolin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, edhe në rolin e drejtuesit të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, edhe në rolin e ndërmjetësuesit me prokuroritë, edhe në rolin e i inicuesit të standarteve të reja hetimore, gjatë fjalës së tij në Komisionin e Çështjeve Evropiane, paska garantuar se të dhënat e TIMS, janë të mbrojtura dhe se nuk ka pasur rrjedhje të tyre. Deri këtu, ai, me të tijën, është ok. Por vijimi i deklarimit ishte befasues. Ministri qartësoi se për incidentin e datës 2 gusht 2023 "... i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, përfshirjen e menjëhershme të SPAK. Ka qenë dhe rekomandim nga ana e tyre që kjo çështje të ndiqej nga Prokuroria e Tiranës."
Pra Ministri i Brendshëm, të cilit dikush duhet t’i thojë se mban post politik dhe del jashë detyrës së tij sa herë rekomandon apo urdhëron se ku duhet të shkojnë dosjet hetimore të policisë, u paska kërkuar, Drejtorit të Përgjiththëm të Policisë, Muhamet Rrumbullaku dhe Ardi Veliut të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, që dosjen hetimore të sulmit ndaj sistemit TIMS ta dërgojnë të hetohet nga SPAK, por ata nuk paskan qenë dakord.
Për habi, kjo deklaratë e Ministrit të Brendshëm bie ndesh me deklaratën e tij të datës 30 gusht 2023, kur mohoi të kishte kallëzim penal për ngjarjen dhe njëkohësisht pohoi se dosja ka shkuar në Prokurori, duke u bërë qesharak për të gjithë juristët dhe njohësit e Kodit të Procedurës Penale, pasi çdo dosje hetimore, e dërguar në prokurori, përbën në vetvete një kallëzim penal.
E thënë nga Ministri Balla më 30 gusht: "Lidhur me atë që ju thoni për kallëzim, nuk është e vërtetë që ka një kallëzim, por unë kam kërkuar që të dhënat që ka disponuar agjencia e mbikëqyrjes policore të vlerësohen edhe nga ana e prokurorisë nëse ka ndonjë element, kjo është një standard i ri që do të vendoset në të gjitha strukturat e varësisë në të cilën unë kam nderin të drejtoj që në të gjitha rastet edhe kur ka një bindje që ka elementë të veprës penale, kjo ‘ti vihet prokurorisë për t’i vlerësuar."
Pra më 30 gusht 2023 jemi në nivelin e kërkesës për një vlerësim nga Prokuroria për "ndonjë element" të veprës penale, sipas një standarti minimalist të shpikur nga ministri-gjitholog, ndërsa sot ai e ngre stekën dhe thotë publikisht se paska kërkuar që hetimi të bëhet nga buldozeri i SPAK!?
Kujt ministër ti besojmë, Taulantit të datës 30 gusht 2023 apo Ballës së datës 4 tetor 2023?
Më tej, në deklaratën e sotme, Ministri Balla thotë se ishin Drejtorët Rrumbullaku dhe Veliu, të cilët i rekomanduan që dosja hetimore për sulmin ndaj TIMS ti shkonte Prokurorisë së Tiranës dhe jo SPAK.
E në këtë pikë, sa duket, djalli fshihet nën tri lëkura. Me këto deklarime, ka të ngjarë që Ministri Balla, të jetë duke u përpjekur të rregullojë "biografinë" përballë skandalit që ka autorësinë e "ekipit të ri" të tij, të propaganduar me "ide inovative" dhe nuk është aspak çudi që, në funksion të kësaj përpjekjeje, të lajë duart me të dy, edhe me Drejtorin e Përgjithshëm Muhamet Rrubullaku, edhe me Drejtorin e AMP, Ardi Veliu. Kjo sepse, këta të dy i kanë luajtur rrengun, duke e dërguar dosjen hetimore në një prokurori disa shkallë më të ulët se SPAK dhe me rekorde të manipulimit të dosjeve.
Një veprim i djallëzuar, pasi hetimi sipas metodave te SPAK, qysh në hapat e para, do të rrethonte me laps te kuq pikërisht emrat e dy drejtorëve që i kanë prishur mendjen Ministrit të mos dërgohet dosja në SPAK. Të parin, emrin e drejtorit të Përgjithshëm, Rrumbullaku, për "shpërdorim detyre" gjatë procesit të emërimit të "ekipit të ri" të Ballës, që ndërmorri sulmin ndaj sistemit TIMS, dhe, të dytin, emrin e Drejtuesit të AMP, Ardi Veliu, i cili nuk hetoi këtë proces të paligjshëm emërimesh./ CNA
Pas seancës në Gjykatën Kushtetuese për Butrintin, dep...
Kanalizimet e ujërave të ndotura urbanë do të vihen në...
Deputetja Mesila Doda ka deklaruar se PDIU i ka kërkua...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, në një...
Në mbledhjen e Konferencës së kryetarëve, kreu i grupit pa...
Të mërkurën, Komisioni Qendror i zgjedhjeve i ka dhënë man...
Ish-kryeministri Ramush Haradinaj në emisionin "Opinio...
Partia Socialiste ka kërkuar miratimin e një projekt-rezol...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, deklaroi në Komi...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, gjatë fjalës së ti...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, gjatë fjalës së tij n...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, gjatë raportim...
Presidenti Bajram Begaj ka folur mbrëmjen e kësaj të m...
Këtë të martë, kryeministri Edi Rama zhvilloi një taki...
Kryeministri Edi Rama foli sërish për turizmin “low co...
Siguria është një nga çështjet për të cilat kryeministri E...
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastruktur...
Deputeti Gazment Bardhi foli me tone të ashpra ndaj Lu...
Ish-kryeministri Sali Berisha pas mbledhjes së deputet...
Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i grupit parlam...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...