Faktet/ Pse Veliaj vonon procesin gjyqësor dhe frika që ka nga drejtësia
Një person, i cili beson te pafajësia e tij, shkon dhe për...
Një person, i cili beson te pafajësia e tij, shkon dhe për...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një reagim pas shkrimit të kryeministrit Edi Rama për largimin e Yuri Kim nga Shqipëria, ku shërbeu si ambasadore e SHBA-ve.
Berisha ngre akuzat se Yuri Kim gjatë qëndrimit të saj në Tiranë u soll mbështetëse e fuqishme e Ramës, si sekretare e Partisë Socialiste dhe si një armike ideologjike e opozitës konservatore.
Sipas tij, si ambasadore amerikane, ajo u sinkronizua qeverinë në sulmet e panumërta ndaj opozitës, ndërhyri në mënyrë antikushtetuese e antiligjore në vendime të gjykatave kundër opozitës së vërtetë dhe bëri presion të vazhdueshëm për hapje të proceseve gjyqësore ndaj opozitës.
Gjithashtu, ish-kryeministri pretendon se Yuri Kim bëri përpjekje të hapura antikushtetuese që të emëronte kryetarin e PD-së, duke përdorur kërcënime të hapura ndaj anëtarëve të së djathtës dhe duke mbështetur Lulzim Bashën.
Shkrimi plotë:
Dy fjalë për apoteozën e Ramës për ish Ambasadoren Yuri Kim.
Të dashur miq, Edi Rama i kushton sot një lirikë politike, apoteozë të vërtetë, ambasadores Yuri Kim, e cila gjatë qëndrimit të saj në Tiranë u soll mbështetëse e fuqishme e tij dhe siç vlerësuan media, anaslistë dhe politikanë, si sekretare e Partisë Socialiste, por dhe si një armike ideologjike e opozitës konservatore. Ajo sinkronizoi me Edi Ramën dhe qeverinë e tij sulmet e panumërta ndaj opozitës, përpjekjet antidemokratike të tij për kontrollin e opozitës për të mbështetur pushtetin e tij monist. Ajo ndërhyri në mënyrë antikushtetuese dhe antiligjore në vendime të gjykatave kundër opozitës së vërtetë, bëri presion të vazhdueshëm për hapje të proceseve gjyqësore ndaj opozitës.
Ajo është ambasadorja që me qëndrimet e saj si guvernatore dhe antiopozitare, dëmtoi më shumë se kushdo tjetër reputacionin e vendit të madh të lirisë në Shqipëri dhe u sulmua me dhjetëra herë nga personalitete, media e politikanë të të gjithë spektrit politik opozitar dhe të pavarur, për partinzanship-in në qëndrimet e saj, për shkeljen flagrante të "Konventës së Vienës" gjithnjë në interes të qeverisë së Edi Ramës. Yuri Kim është ambasadorja që në 32 vite gënjeu më shumë dhe publikisht se çdo ambasador tjetër shqiptarët, gjithnjë kundër opozitës dhe në mbështetje të autorit të lirikës politike të sotme. Në vitet e saj në Shqipëri shpërtheu skandali me i madh në marrëdhëniet midis dy vendeve, skandali McGonigal. Ish - shefi i kundërzbulimit të FBI-së për Neë York-un i cili u korruptua nga Rama dhe u përdor prej tij gjatë kohës që ishte në detyrë kundër opozitës shqiptare për shkatërrimin e saj si dhe për shndërrimin në biznes korruptiv të sanksioneve të qeverisë amerikane në Shqipëri.
Ajo nuk reagoi ndaj asnjë skandali të qeverisë Edi Rama, shkatërrimin e paligjeshëm të Teatrit Kombëtar, shkeljes së marrëveshjes së qershorit 2020 për ligjin elektoral, aferës korruptive të inceneratorëve. Zonja Yuri Kim nuk u tha shqiptarëve kurrë asnjë fjalë të vetme për superskandalin Rama - McGonigal sepse ajo vetë, sipas dëshmive në një farë mënyre, u bë pjesë e skemës së gjobvënies së biznesmenëve shqiptarë nga grupi gjobvënës i drejtuar direkt nga McGonigal. Ajo si asnjë ambasador tjetër, përdori pushtetin e saj si përfaqësuese e vendit të madh të lirisë për të promovuar dhe mbështetur afera të hapura korruptive qindra milionë dollarë në Shqipëri. Ish ambasadorja Yuri Kim me qëndrimet e saj nuk respektoi standardet etike të ambasadorit. Ajo u përfol si asnjë ambasador tjetër i SHBA-së në 32 vite për afera rozë dhe prona të cilat nuk i përgenjështroi vetë, por për këto të fundit habitshëm preferoi si për të provuar lidhjet e saj të ngushta me Edi Ramën që këtë përgënjeshtrim t'ia besojë vetë Edi Ramës.
Të dashur miq, ambasadorja Yuri Kim gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri bëri përpjekje të hapura antikushtetuese që te emëronte kryetarin e Partisë Demokratike forcës konservatore të vendit duke përdorur kërcenime të hapura ndaj anëtarëve të Partisë Demokratike dhe habitshëm duke mbështetur njeriun që në një raport të bërë publik, kumuniteti inteligjent i SHBA e kishte akuzuar direkt se ka pranuar 500 mijë dollarë financime ruse. E gjitha kjo për të mbeshtetur dhe konsoliduar pushtetin e autorit të lirikës politike Edi Rama. Por në luftën e saj politike pa asnjë princip, Zonja Kim shkoi deri atje sa të falsikojë në mënyrën më të neveritshme marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane në 100 vjetorin e tyre, duke dëshmuar një kulturë të ekstremit të majtë të cilën shqiptarët nuk e kanë harruar akoma nga koha e diktaturës hoxhiste. Ajo e bëri këtë vetëm e vetëm se promotor kryesor në Shqipëri i marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane nga vizita e Sekretarit Baker në qershor të vitit 1991 dhe në vitin 2013 kishte qenë Partia Demokratike.
Duke i uruar suksese ambasadorit të ri të SHBA në misionin e tij në Shqipëri uroj gjithashtu që ish ambasadorja Yuri Kim, që u soll ndaj opozitës shqiptare si një McGonigal politik, të mos jetë një e tillë per intersat e Edi Ramës në Ëashington. #sb/ CNA.al
Kryeministri Edi Rama shprehu vlerësimin e tij me supe...
Një tjetër reagim ka ardhur pas lajmit se në Prokurori...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas lajmit se një...
Politikanët e kanë nisur ditën e sotme me urimet për festë...
Sekretari i OMONIA-s, Marin Suli, ka bërë një paralajm...
Disa eksponentë të politikës knë uruar këtë mbrëmje besimt...
Teksa ishte në një konferencë të përbashkët me Sekretarin ...
Ish-presidenti Bamir Topi ka folur sërish për situatën...
Ish-deputeti Myslim Murrizi është tallur me kandidatët...
Lulzim Basha, njeriu që dërgoi PD-së drejt humbjes dhe nda...
Kryetari i ri i bashkisë Mirditë, Albert Mëlyshi, ka marrë...
Ish-kryeministri Sali Berisha në një dalje për mediat para...
Në Fletoren Zyrtare është botuar shkarkimi i ish-kryebashk...
Sot po zhvillohet mbledhja ku po konstituohet Këshilli Bas...
Gjergj Hani është emri që do të garojë përballë Lulzim Bas...
Analisti Andi Bushati foli në lidhje me arrestimin e ish-k...
Humbësi serial i politikës shqiptare, Lulzim Basha, i cili...
Ambasadorja në ikje e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yur...
GJKKO rrëzoi sot kërkesën për të lejuar Fredi Belerin që t...
Kryeministri Edi Rama ka takuar ditën e sotme Presidentin ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...