Sezoni turistik 2026/ Fluks vizitorësh, por sfidat mbeten
Plazhet shqiptare janë mbushur me vizitorë, ndërsa sezoni ...
Plazhet shqiptare janë mbushur me vizitorë, ndërsa sezoni ...

Humbësi serial i politikës shqiptare, Lulzim Basha, i cili kërkon të bëhet sërish kryetar i PD-së, ka nisur sot fushatën elektorale për zgjedhjet e 29 korrikut.
Basha thotë se fushatën e ka nisur nga Kruja, pasi shprehet se ky qytet është simbol i qëndresës, i krenarisë dhe i bashkimit.
Pasi dërgoi demokratët drejt humbjes dhe përçarjes, ai kërkon sërish që qytetarët t’i lënë në duar Partinë Demokratike.
Për gjendjen në të cilën PD ndodhet sot, ekselenti i gjumit dhe i matematikës fajëson ish-kryeministrin Sali Berisha, të cilit i përmend sanksionin “non-grata” që i ka vendosur SHBA.
Deklarata e plotë:
Është nder dhe respekt i jashtëzakonshëm ta filloj këtë proces brenda familjes sonë politike nga Kruja, simbol i qëndresës, i krenarisë, i bashkimit. Jam para jush për të kërkuar mbështëtjen tuaj për të drejtuar Partinë Demokratike në një kohë të vështirë dhe sfiduese.
Partia Demokratike nuk është e imja, as e ndonjë individi tjetër, por është e demokratëve, të cilët e kanë mbrojtur atë në ditë të vështira e pas çdo sfide i’a kanë dalë ta bëjnë atë edhe më të fortë. Jam i bindur se kështu do të ndodhë sërish, sepse këtë presin prej nesh shumica e shqiptarëve.
Jemi përballur me një fushatë në kufijtë e një lufte civile, me një arsenal mjetesh nga më të pistat, metodash nga më të ultat, për ta detyrur PD të futet në një konflikt me SHBA, për ta detyruar PD të bëhet mburojë e problemit personal të një individi.
Ajo që sot është e sanksionuar në ligjet e PD dhe që dua ta rikonfirmoj edhe njëherë është se nuk ka vend në organet vendimmarrëse të Partisë Demokratike për këdo, lider, ish-lider, lider i ardhshëm, i cili shpallet non grata nga SHBA.
Ajo që është e rëndësishme për sot dhe të ardhmen e PD është se ajo do t’i mbetet besnike vlerave euroatlantike dhe interesave kombëtare.
Ne do të bëjmë një lidhje me të djathtën historike, me dyert e mëdha që hodhën themelet e shtetit shqiptar, me njerzit e lirë dhe demokratë që ishin radha e parë e persekutimit komunist, me kontribuesit pas viteve ’90, të të gjithë të përjashtuarve dhe viktimave politike gjatë këtyre 30 viteve, që të ndërtojmë së bashku një histori të plotë të Partisë Demokratike.
Demokracia pjesëmarrëse, përfshirja e gjerë e anëtarëve të partisë, e qytetarëve, e intelektualëve, e grave, e sipërmarrësve dhe grupeve të interesit në ndërtimin e alternativës më të mirë.
Aleanca Qytetare për Demokracinë, do të jetë koalicioni ynë për ta çliruar ekonominë dhe për t’i çuar përpara ndryshimet kushtetuese, që do të çbëjnë ato të 2008-ës, do të mundësojmë listat e hapura, vetting-un e politikanëve, votën e diasporës dhe kufizimin e mandateteve.
Sot ky është një mision i ri, ndoshta më i rëndësishmi që nga krijimi i kësaj partie.
Partia Demokratike do të jetë e të gjithë demokratëve, nga themelusit te më i riu, apo më e reja mes nesh. Një parti moderne, që pasqyron shoqërinë dhe nevojat e saj, me të rinj e të reja, me profesionistë të ndershëm që duan vendin e tyre. Ky është modeli që duhet t'u japim shqiptarëve, si shembull i një ndryshimi që po ndërmarrim për të ndryshuar politikën e vendit./ CNA.al
Ambasadorja në ikje e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yur...
GJKKO rrëzoi sot kërkesën për të lejuar Fredi Belerin që t...
Kryeministri Edi Rama ka takuar ditën e sotme Presidentin ...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve do të zhvillojë sot një...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së së vulës, Gazment Bardhi,...
Gazment Bardhi, i cili njihet si një nga njerëzit më p...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-s së vulës, Gazment Bard...
Kreu i PL-së, Ilir Meta, i cili njihet ndryshe si miliarde...
Ervin Salianji, i njohur si “Babalja” ose deputeti i video...
27 qershori i këtij viti është caktuar si data kur do të m...
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, përmes Agjencisë Kombët...
Një nga problemet e industrisë së turizmit tashmë që v...
Agjencia Kombëtare e Turizmit prezantoi Kalendarin Kombëta...
Kolegji Zgjedhor pranoi sot ankimin e koalicionit “Bas...
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka reaguar as...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka folur sërish në...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka propozuar datën 23 korri...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar ditën e sotme disa pamj...
Kandidati për kryetarin e Partisë Demokratike, Gjergj Hani...
Kryeministri Edi Rama ka ngritur shqetësimin se nëse k...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...