Ndahet nga jeta mjeshtri i humorit, Todi Llupi
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas lajmit se një tjetër familjar i deputetes së PS-së, Ermonela Felaj, pritet të emërohet në Prokurorinë e Tiranës.
Në reagimin e tij Berisha e ka cilësuar Prokurorinë e Tiranës si “prokurorinë familjare” të Ermonela Felajt, pasi motra e saj renditet e para në listë për pozicionet vakante në Prokurorinë e Tiranës.
Berisha thekson se ky është një rast unik në botë ku një institucion udhëhiqet nga 4 anëtarë të një familje.
“Prokuroria familjare. Një monstër e re e pseudoreformës së drejtësisë.
Miq, pas përdorimit të vetingut për gjueti shtrigash të bazuar në kritere me origjinë shoqërore, prejardhje krahinore, madje edhe besimin fetar dhe krijimit të drejtësisë së organizatave të Partisë Socialiste, pas shumëfishimit të korrupsionit dhe gjobës që paguajnë në procesin gjyqësor, pas privimit de fakto të qytetarëve shqiptarë nga procesi i drejtë ligjor, drejtësia e re e bazuar në reformën e Soros-Rama solli dhe një monstër të re, kurrë të parë apo të dëgjuar ndonjëherë më parë.
Kjo është prokuroria familjare.
Kështu prokuroria e kryeqytetit të Shqipërisë është tani prokuroria e familjes Felaj, e njohur prej vitesh për lidhjet e provuara të saj me malavitën. Kështu, kjo prokurori, në një rast unik në botë si në asnjë vend të lirë, por edhe në asnjë diktaturë tjetër, udhëhiqet tani nga katër anëtarë me lidhje të para të ndrikull Felaj. Një rekord i zi!”, shkruan Berisha.
Mediat një ditë më parë publikuan lajmin se Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP ka miratuar me 10 votat e anëtarëve të pranishëm projekt-aktet për renditjen e kandidatëve për tri pozicione vakante në Prokurorinë e Tiranës, ku në të tria rastet e para në listë u rendit prokurorja e Vlorës, Eranda Felaj.
Ajo është motra dhe familjarja e katërt e deputetes së Patisë Socialiste, Ermonela Felaj, e cila pritet të emërohet në Prokurorinë e Tiranës.
Përgjatë katër viteve të fundit, në Prokurorinë e Tiranës janë emëruar tashmë tre familjarë të deputetes Felaj. Në mars të vitit 2019, KLP vendosi të emërojë si prokuror në Tiranë përmes një procedure të diskutueshme bashkëshortin e deputetes, Bledar Valikajn, pa kaluar më parë procesin e vetingut. Vetëm pak muaj më vonë, në maj 2019, Prokuroria e Përgjithshme përzgjodhi pas një procedure konkurruese vëllanë e deputetes, Armando Felaj si oficer të policisë gjyqësore në Prokurorinë e Tiranës. Në mbledhjen plenare të datës 29 maj, u miratua projekt-akti për transaferimin e bashkëshortes së këtij të fundit, Alma Felaj, nga Prokuroria e Durrësit në atë të Tiranës.
Miratimi i renditjes së Felajt e para në listën e kandidatëve për të tria pozicionet vakante në Prokurorinë e Tiranës, u krye pas diskutimeve mes anëtarëve të KLP-së. Anëtari Sokol Stojani vërejti se në Prokurorinë e Tiranës tashmë janë emëruar vëllai, kunati dhe kunata e prokurores Eranda Felaj./ CNA
Politikanët e kanë nisur ditën e sotme me urimet për festë...
Sekretari i OMONIA-s, Marin Suli, ka bërë një paralajm...
Disa eksponentë të politikës knë uruar këtë mbrëmje besimt...
Teksa ishte në një konferencë të përbashkët me Sekretarin ...
Ish-presidenti Bamir Topi ka folur sërish për situatën...
Ish-deputeti Myslim Murrizi është tallur me kandidatët...
Lulzim Basha, njeriu që dërgoi PD-së drejt humbjes dhe nda...
Kryetari i ri i bashkisë Mirditë, Albert Mëlyshi, ka marrë...
Ish-kryeministri Sali Berisha në një dalje për mediat para...
Në Fletoren Zyrtare është botuar shkarkimi i ish-kryebashk...
Sot po zhvillohet mbledhja ku po konstituohet Këshilli Bas...
Gjergj Hani është emri që do të garojë përballë Lulzim Bas...
Analisti Andi Bushati foli në lidhje me arrestimin e ish-k...
Humbësi serial i politikës shqiptare, Lulzim Basha, i cili...
Ambasadorja në ikje e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yur...
GJKKO rrëzoi sot kërkesën për të lejuar Fredi Belerin që t...
Kryeministri Edi Rama ka takuar ditën e sotme Presidentin ...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve do të zhvillojë sot një...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së së vulës, Gazment Bardhi,...
Gazment Bardhi, i cili njihet si një nga njerëzit më p...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...