Goditi protestuesin në Zvërnec/ Ndryshon masa e sigurisë për një nga punonjësit e sigurisë së kantierit
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...

“Manipulim emocional’
Narrativa e Ramës ndaj arrestimit të Veliajt ishte e mbushur me terma që synonin të ngjallnin emocion si dhe të preknin ndjeshmërinë e publikut, duke anashkaluar faktet apo provat e dosjes hetimore.
Në këtë drejtim, Rama i portretizoi prokurorët si të ‘pashpirt’, pasi kanë ‘penguar një nënë që të çojë fëmijën në kopsht”, apo ndaluar një baba në rrugë me “fëmijën në karrocë”.
Theksimi i këtyre shembujve tregon sipas psikoanalistit Demi se si Rama “po përpiqet të ndryshojë kornizën e interpretimit të ngjarjeve”.
“Në vend që publiku ta shohë hetimin apo edhe arrestimin si një çështje ligjore për korrupsionin e supozuar, z. Rama përpiqet ta zhvendosë fokusin drejt padrejtësisë njerëzore, duke e paraqitur SPAK-un në sytë e publikut si të pamëshirshëm,” i tha ai BIRN.
“Përmendja e fëmijëve synon që të aktivizojë simbolikën universale të fëmijëve si qenie të pafajshme, duke zgjuar reagime emocionale te publiku pasi fëmijët janë një simbol universal i pafajësisë, dhe përmendja e tyre krijon një lidhje emocionale me publikun,” shtoi ai.
Edhe për Mërtirin, synimi është pikërisht manipulimi emocional i publikut, duke i ndaluar ata që të shohin tablonë e gjerë të ngjarjes mbi akuzat e ngritura ndaj Veliajt.
“Përfshirja e familjes, e sidomos e fëmijëve në retorikën e viktimizimit, është diçka e shpeshtë, e ndeshur tek ata që kërkojnë të vendosin fëmijët si barrierë ndaj zemërimit të publikut dhe fëmijët janë gjithmonë një objekt retorik që zgjon ndjeshmëri dhe nëpërmjet tyre, ligjëruesi arrin të prekë publikun për ta bërë atë të ketë ndjenjë empatie për personin që ai kërkon të mbrojë,” analizon Mërtiri.
Edi Rama ka qenë gjithmonë një figurë kontraverse e politikës shqiptare dhe ka arritur ta portretizojë veten për një kohë shumë të gjatë larg kostumit të politikanit të zakonshëm, që sipas analizës psikologjike duket se ka qenë e qëllimshme.
Ai u përfshi në politikë në vitin 1998 si ministër i Kulturës në qeverinë e Fatos Nanos, ku i sapoardhur nga Parisi ra në sy me veshjet me ngjyra, çorapet e kuqe dhe padurimin deri në agresivitet për të ndryshuar gjërat sipas shijeve dhe qëllimeve të tij.
Në analizën e tipareve që e dallojnë atë nga politikanët e tjerë mbizotëron stili i komunikimit që i shkon për shtat imazhit që ai ka krijuar për veten si një “jopolitikan”.
Sipas Neli Demit, kjo gjuhë metaforike është përdorur nga Rama për të krijuar për veten imazhin e “protagonistit tragjik” që përballet me të keqen.
“Ndryshe nga Berisha, që përdor një gjuhë të drejtpërdrejtë dhe konfrontuese, apo Veliaj, i cili preferon një qasje më teknokratike dhe PR-friendly, Rama ka një stil më të ndërlikuar dhe teatror dhe kësisoj ai krijon një realitet paralel, ku ai është artisti që lufton kundër kaosit, një lloj protagonisti tragjik që duhet të merret me “injorancën” dhe “padrejtësinë” e institucioneve që e keqkuptojnë ose e shënjestrojnë,” thotë Demi.
Nga këndvështrimi sociologjik i Mërtirit, Edi Rama është një politikan që reflekton në mënyrën më të qartë të gjitha tiparet e një udhëheqësi që mbështetet plotësisht te ‘manipulimi i turmave’.
“Rama paraqet elokuencë për ta kamufluar estetikisht vulgaritetin e kumtit që përcjell,” tha Mërtiri, duke marrë si shembull stilemat që ai përdor si: Kadri, kazan, filxhan, sahan, tepsi.
Mërtiri e portretizon gjithashtu Ramën me tiparet e një lideri totalitar që flet me gjuhën e turmës, duke iu përgjigjur tipareve më karakteristike të saj.
“Kështu, Rama pozon para turmës si një lider i fortë, i vendosur, i aftë për të përballuar çdo intrigë e çdo komplot. Ai shfaqet në profilin e një gangsteri politik,” përfundoi ai./ Reporter.al
10 shkurti ishte një ditë e vështirë për kryeministrin Edi...
Nënkryetarja e grupit të Këshilltarëve Bashkiakë demokratë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur sot...
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulan...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka mbledhur sot Kryesinë e par...
Erion Veliaj, i arrestuar si i dyshuar për korrupsion dhe ...
Drejtuesi politik i PD-së, Belind Këlliçi, ka reaguar pas ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka dërguar partive politi...
Kryeministri Edi Rama është kthyer në një nga sulmuesit kr...
Pas mesditës, jashtë orarit zyrtar të punës, në shesh ...
Koordinatorja për Departamentet në PD, Silvi Bardhi, ka bë...
Pas sulmeve të njëpasnjëshme për prokurorët dhe gjyqtarët ...
Kryeministri Edi Rama e ka bërë tashmë të rrugës të luajë ...
Pak ditë më parë SPAK-u, me në krye Altin Dumanin, prezant...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se duke filluar ...
Kreu i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Dashamir She...
Partia Demokratike, në prezantimin e sotëm të Programit të...
Kryetari i Bashkisë Tiranë që pas arrestimit të tij, ka fi...
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj tha sot se nuk duhet...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot sërish, duke thënë se...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...