Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Partia Demokratike, në prezantimin e sotëm të Programit të Qeverisjes 2025-2029, është ndalur edhe te emigrantët shqiptarë.
Kreu i partisë, Sali Berisha, në fjalën e tij, theksoi se Shqipëria ka nevojë shumë për një politikë që të nxisë, të rikthejë qindra mijëra që janë larguar nga ky vend.
Berisha tha se nëse PD fiton zgjedhjet, emigrantët do të jenë në një periudhë prej 5 vitesh pa taksa dhe do ndihmohen me kredi të buta dhe grante.
“Shqipëria ka nevojë shumë për një politikë që të nxisë, të rikthejë qindra mijëra që janë larguar nga ky vend.
Po! Këta qindra mijëra shqiptarë që janë larguar nga ky vend, ka prej tyre që janë të kualifikuar, ka prej tyre që janë biznesmenë, sot shumë të suksesshëm në ato vende. Të tjerë studiues, shkencëtarë, ekspertë, specialistë.
Por shumica dërrmuese e tyre janë punëtorë, njerëz të thjeshtë, të cilët rrinë në ato vende sepse marrin një rrogë më të mirë, paguhet më mirë puna e tyre. Punojnë në bujqësi, punojnë në punë të rënda, ndaj dhe ne do bëjmë gjithçka që ata të kthehen në Shqipëri.
Kursimet e tyre të kenë sukses në këtë vend.
Një periudhë prej 5 vitesh do jetë pa taksa.
Por nuk përbën vetëm kjo një masë për kthimin e tyre të butë në Shqipëri. Jo, duhen një seri masash të tjera.
Duhen kredi të favorshme, duhen grante për start-upet e tyre. Pra, në qoftë se në vitet 2009-2013 u rikthyen rreth 180 mijë emigrantë, ne duhet të bëjmë gjithçka për një përmbysje të shpejtë të situatës aktuale që të fillojë rikthimi i tyre.
Programi në këtë fushë, ose suksesi i programit tonë në këtë fushë, është dhe barometri më kryesor i arritjes së objektivave të qeverisë sonë të ardhshme.
Por nga ana tjetër, fitorja e 11 majit është e një rëndësie jetike vendimtare pikërisht për të shpëtuar familjen shqiptare dhe zbrazjen e këtij vendi në mënyrën më të paimagjinueshme.
Edhe kombet e tjera jetojnë me diferenca nga kombet e pasura, edhe ato kanë të njëjtat standarde për lëvizjen në Europë, por asnjë komb si ne nuk po pakësohet, nuk po shkretohet në kuptimin e vërtetë të fjalës.
Është vendimtare që kjo periudhë gjer në zgjedhje, në emër të këtyre vlerave që besojmë, të familjes shqiptare dhe shpëtimit të saj, të bëjmë gjithçka me shqiptarët në Shqipëri dhe jashtë vendit, që 11 maji të jetë ditë e një fitoreje historike”, -tha Berisha./CNA
Kryetari i Bashkisë Tiranë që pas arrestimit të tij, ka fi...
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj tha sot se nuk duhet...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot sërish, duke thënë se...
Partia Demokratike ka prezantuar sot Programin e Qeverisje...
Delegacioni i Bashkimit Evropian ka thekuar sot rëndësinë ...
Eurodeputeti Fredi Beleri i është drejtuar sot Gjykatës së...
Deputeti Dashnor Sula, në një intervistë televizive ka fol...
Komisioni Qendor i Zgjedhjeve ka ndarë sot një informacion...
Partia Demokratike njofton se nesër do të zhvillojë mbledh...
Në redaksinë e lajmeve në “Ora News” ka mbërritur një tjet...
Në mbledhjen e kësaj të mërkure, Këshilli i Ministrave ka ...
Erion Veliaj ka dalë sërish duke thënë gënjeshtrën e radhë...
Komisioni i Ankesave ka "rrëzuar" KQZ-në dhe i ka lejuar K...
Kryeministri, Edi Rama me anë të një postimi në platformën...
Ali Mysliu është liruar nga detyra si prefekt i Qarkut të ...
Pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, kryeministr...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku...
Drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Prof. Asc...
Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj, është ...
Kryeministri Edi Rama në daljet e tij publike ka hedhu...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...