Tensioni Meta-Kryemadhi në GJKKO/ Avokati sqaron situatën: Dyshoi për komplot
Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, dha d...
Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, dha d...

Kreu i PL-së, Ilir Meta, zhvilloi një takim në Pogradec për Personat me Aftësi të Kufizuara. Meta tha se në Shqipëri ka rreth 140 mijë persona PAK dhe vetëm gjysma e tyre marrin ndihmë financiare.
Ai parashtroi programin e tij për personat me aftësi të kufizuara, ku propozoi ndihma në disa pika, te kujdestaria, terapitë e zhvillimit në qendra të dedikuara, programet e edukimit dhe mësimit dhe komisionet e rivlerësimit të aftësisë së kufizuar.
Gjithashtu, Meta deklaroi se do të propozojë trajtim me barna për personat PAK dhe transport falas.
Pjesë nga fjala:
Partia e Lirisë, gjatë kësaj periudhe, ka avancuar me propozime të tjera konkrete në ndihmë të kategorive PAK, qofshin ata fëmijë apo të rritur, siç janë: Kujdestaria; Terapitë e Zhvillimit në Qendra të Dedikuara; Programet e edukimit dhe mësimit; Trajtimi me barna, që dëshiroj t’jua bëj të ditur edhe juve.
1. Kujdestaria
Kujdestaria për Personat me Aftësi të Kufizuara (PAK) është një problem shumë delikat dhe që kërkon zgjidhje konkrete dhe të menjëhershme. Është fakt që pagesa për PAK dhe ndihmësit e tyre është mesatarisht 10,000 lekë në muaj, një shumë që nuk ndihmon dot as për nevojat bazike të tyre. Ndërkohë që prindërit apo të afërm të tjerë, ju duhet të kujdesen në vazhdimësi për personat PAK, duke mos pasur mundësi të punojnë dhe si rrjedhojë as të kenë vjetërsi punë.
Partia e Lirisë propozon njohjen e kujdestarisë dhe të vjetërsisë në punë për të gjitha kategoritë e Personave me Aftësi të Kufizuara, si dhe dyfishimin e pagesës mujore, si për PAK dhe për personat që kujdesen për ta.
2. Terapitë e Zhvillimit në Qendra të Dedikuara
Tirana sot ka vetëm 1 qendër të specializuar për PAK, ku shërbejnë specialistë të kësaj fushe e që financohet nga Ministria e Shëndetësisë. Ndërsa 5 qendrat sociale të Bashkisë së Tiranës janë multifunksionale, pra ju shërbejnë shumë problematikave si: shërbim mence, shërbime për nxitjen e punësimit, shërbime për parandalimin e riskut etj, problematika shumë të ndryshme nga specifikat e trajtimit të PAK dhe me kohë tepër të kufizuar dhe të pamjaftueshme për ta.
Partia e Lirisë merr angazhimin që me marrjen e drejtimit të Bashkisë së Tiranës dhe të Këshillit Bashkiak të planifikojë ndërtimin dhe shtimin e qendrave të dedikuara vetëm për Personat me Aftësi të Kufizuara, ku të bëhet, jo vetëm trajtimi i tyre, por në radhë të parë diagnostikimi sa më i hershëm.
3. Programet e edukimit dhe mësimit
Programet e edukimit dhe të mësimit për fëmijët me çrregullime të spektrit autik dhe personave PAK kërkojnë infrastrukturë shkollore të përshtatshme për ta. Për fat të keq, shkollat tona nuk ofrojnë realisht këto mundësi për edukimin dhe mësimin e këtyre fëmijëve.
Partia e Lirisë angazhohet që do të marrë masa të menjëhershme për krijimin e infrastrukturës së nevojshme, në kopshte e shkolla, për fëmijët me aftësi të kufizuara, duke ofruar mjedise mësimore gjithëpërfshirëse dhe efektive.
Partia e Lirisë angazhohet gjithashtu për shtimin e mësuesve mbështetës dhe specialistëve të dedikuar për fëmijët me aftësi të kufizuara, për të arritur raportin Një (1) mësues mbështetës/specialist të dedikuar për çdo fëmijë me aftësi të kufizuara.
4. Trajtimi me barna
Si pjesë e rëndësishme e trajtimit të personave PAK është edhe trajtimi me barna. Sot, për fat të keq, në Shqipëri rimbursimi i këtyre barnave është zero!
Partia e Lirisë angazhohet që të rimbursojë barnat që do të jepen nga mjeku për personat me aftësi të kufizuara, duke hequr kështu një barrë dhe kosto të lartë për familjet e këtyre personave.
5. Transporti publik falas
Ndërkohë i është dhënë përgjigje edhe një kërkese tjetër tuajës, që e gjithë kategoria PAK të ketë transportin publik falas. Kjo kërkesë është tashmë një premtim i kandidatit të koalicionit Bashkë Fitojmë, z. Belind Këlliçi, që do të bëhet realitet me marrjen e drejtimit të Bashkisë së Tiranës dhe të Këshillit Bashkiak.
6. Komisionet e Rivlerësimit të Aftësisë së Kufizuar
Për të lehtësuar kostot financiare të familjeve me PAK, por edhe për të siguruar një ndjekje të vazhdueshme e sa më të mirë të tyre, Partia e Lirisë propozon ndjekjen gjithëvjetore, nga ana e mjekut të familjes, sipas një protokolli të caktuar për këta persona në mënyrë që bën të mundur evitimin e daljes së përvitshme përpara Komisonit të Rivlerësimit të Aftësisë së Kufizuar dhe duke mundësuar daljen përpara tyre një herë në 3 ose 5 vjet./ CNA.al
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, dhe kryetari...
5 prioritetet që sjellin ndryshimin në Tiranë, u disku...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm “...
Kandidati i PD-së së Enkelejd Alibeajt, Roland Bejko, ...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm në Forumin Eko...
Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, është ...
Rreth dy muaj më parë, sipërmarrësi dhe biznesmeni, Gj...
85.3% e qytetarëve janë përgjigjur se do të marrin pje...
Kandidati i Partisë Socialiste për Vlorës, Ermal Dredh...
Kandidatja për Bashkinë e Tiranës, Lajla Përnaska, zhvillo...
69.6% e kryeqytetasve duan të shohin një debat publik mes ...
Mazhoranca ka hedhur akuza ndaj kandidatit të koalicio...
Misioni i OSBE/ ODIHR në Shqipëri ka publikuar një raport ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërku...
Gjatë një takimi me banorët e Njësisë 9 në Tiranë, kry...
Podcast i radhës “Public Square” nga Ditmir Bushati, t...
Kryetari i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha,...
Kandidati i Berti Qerosit, Endrit Braimllari, është sh...
Roland Bejko, kandidati i PD-së së Alibeajt për Bashki...
Drejtuesi i koalicionit Bashkë Fitojmë, Sali Berisha e...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...