Berisha nuk ndalet/ Kërkon sërish ballafaqim me Ramën
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërku...

Misioni i OSBE/ ODIHR në Shqipëri ka publikuar një raport për zgjedhjet vendore të 14 majit, kur kanë kaluar vetëm dy javë nga fushata elektorale.
Në raport thuhet se fushata ka qenë jo e bujshme dhe me tone të moderuara, por theksohet se mjedisi politik vazhdon të jetë i karakterizuar nga polarizimi i thellë ndërmjet kryetarëve të partive të mëdha.
Vëzhguesit e huaj përmendin dy raste dhune, ku në njërin rast i është rrezikuar jeta një anëtari partie, duke marrë parasysh këtu eksplozivin e vendosur në makinën e kreut të PD-së në Vaun e Dejës, Benard Ndreca.
OSBE-ODIHR deklaron se partitë e mëdha janë orientuar më tepër te profilet e kandidatëve sesa platformat specifike politike të tyre dhe kanë lënë në plan të dytë këshillat bashkiakë.
Gjithashtu, në raport OSBE-ODIHR ngrihen shqetësime në lidhje me mediat.
Raporti përmbledhës:
• Në zgjedhjet vendore të 14 majit, zgjedhësit do të zgjedhin kryetarët e bashkive dhe këshilltarët npër 61 bashkitë e Shqipërisë. Mjedisi politik vazhdon të jetë i karakterizuar nga polarizimi i thellë ndërmjet kryetarëve të partive të mëdha.
• Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor u ndryshuan për herë të fundit në 2020, dhe dispozitat e reja ligjore, ndër të tjera, që lidhen me administrimin zgjedhor, financimin e fushatës dhe masat mbrojtëse kundër abuzimit me burimet publike, do të zbatohen për herë të parë në zgjedhjet vendore. Këto dispozita adresuan një sërë rekomandimesh të mëparshme të ODIHR-it, por mbeten ende për t’u zbatuar shumë rekomandime prioritare.
• Pas ndryshimeve të vitit 2020, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) përbëhet nga tre organe të veçanta drejtuese: Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve (Komisioneri) dhe Nënkomisioneri, Komisioni Rregullator, dhe Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS). Përgatitjet zgjedhore po zhvillohen me një fushatë të gjerë dhe shumë të dukshme për edukimin e votuesve, duke përfshirë dhe gjuhët e pakicave kombëtare. Deri tani, administrata zgjedhore ka respektuar shumicën e afateve ligjore. Shumica e bashkëbiseduesve të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve (MVZ) vunë re transparencë dhe hapje të shtuar në vendimmarrjen e KQZ-së. Në tre bashki, KQZ do të zhvillojë një projekt pilot të votimit elektronik.
• Për këto zgjedhje janë regjistruar rreth 3,65 milion zgjedhës. Zgjedhësit mund të verifikojnë të dhënat e tyre dhe të kërkojnë korrigjime, edhe nëpërmjet internetit, gjatë periudhës së shqyrtimit publik. Identifikimi i zgjedhësve në ditën e zgjedhjeve kryhet duke përdorur pajisje elektronike identifikimi. Disa bashkëbisedues të MVZ-së të ODIHR-it kanë deklaruar se ndryshimi i fundit i qëndrave të votimit mund të çorientojë zgjedhësit në ditën e zgjedhjeve.
• Gjithsej 40 parti dhe koalicione me 144 kandidatë për kryetarë bashkie dhe rreth 23,700 kandidatë për këshilltarë garojnë në këto zgjedhje. Të gjitha listat e këshillave i përmbushin kriteret për gjininë të përcaktuara në Kodin Zgjedhor.
• Periudha 30 ditore e fushatës filloi më 14 prill dhe është veçanërisht e dukshme në Tiranë. Deri më tani, fushata nuk ka qenë e bujshme, dhe përgjithësisht ka patur një ton të moderuar. MVZ-ja ne ODIHR-it është në dijeni të dy rasteve të dhunës, në njërën prej të cilave u rrezikua jeta e një anëtari partie. Ndryshimet e fundit paraqitën masa të tjera mbrojtëse kundër abuzimit me burimet shtetërore. Megjithatë, shumë bashkëbisedues të MVZ-së së ODIHR-it ngritën shqetësime lidhur me iniciativat e fundit të ndërmarra nga qeveria, siç është bonusi i pensionistëve dhe premtimet e nkryeministrit lidhur me pagat e punonjësve të sektorit publik. Komisioneri deklaroi publikisht se sipas interpretimit të tij, dispozitat ligjore përkatëse zbatohen vetëm për zgjedhjet parlamentare.
• 13 nga 17 ministrat e qeverisë dhe 50 nga 140 anëtarët e parlamentit (35 përqind) janë femra. Kodi Zgjedhor parashikon një kuotë gjinore prej 50-përqind për listat e këshillave bashkiakë, me kritete të përcaktuara qartë. Janë vetëm 15 femra midis 144 kandidatëve për kryetarë bashkie. Tre nga 12 anëtarët e KQZ-së, përfshirë Nënkomisioneren, janë femra, ashtu si dhe 29-përqind të anëtarëve të nivelit të mesëm të komisionit zgjedhor.
• Garuesit mund të financojnë fushatën e tyre me fonde publike dhe private. Ligji parashikon kufizime për dhurimet dhe shpenzimet e fushatës. Garuesve nuk iu kërkohet të deklarojnë publikisht përpara ditës së zgjedhjeve, burimin dhe sasinë e fondeve të mbledhura por duhet të dorëzojnë raporte financiare pas ditës së zgjedhjeve. Kodi Zgjedhor parashikon një listë të hollësishme të sanksioneve për shkeljet financiare të fushatës. Garuesit u qartësuan lidhur me kufizimet për shpenzimet e fushatës vetëm një javë para se të fillonte fushata, atëherë kur KQZja vendosi shpërndarjen e fondeve publike shtesë për fushatën, e cila përdoret për të përllogaritur kufirin e shpenzimeve.
• Mjedisi mediatik është i shumëllojshëm, me operatorë të shumtë që veprojnë në një treg të kufizuar reklamash. Disa bashkëbisedues të MVZ-së së ODIHR-it ngritën shqetësimet se përqëndrimi dhe kontrolli i mediave nga ndërthurja e interesave të biznesit dhe interesave politike, krijojnë pengesa për pavarësinë editoriale dhe i bëjnë gazetarët të pambrojtur ndaj presionit dhe vetë-censurimit. Shpifja vazhdon të jetë vepër penale dhe është e dënueshme me gjoba të rënda. Sipas ligjit, mediat transmetuese duhet të paraqesin një mbulim të paanshëm dhe të balancuar të fushatës, dhe janë vendosur masa për transparencen e reklamimit të zgjedhjeve dhe raporteve për
monitorimin e mediave. Ligji parashikon kohë pa pagesë në transmetuesin publik dhe kohë të paguar në mediat e transmetimit privat. Autoriteti i Mediave Audiovizive ka për detyrë të monitorojë transmetuesit për përmbushjen e kritereve ligjore për mbulimin e fushatës.
• Ankimet mund të depozitohen nga garuesit, interesat ligjorë të së cilëve janë prekur. Zgjedhësit mund të depozitojnë ankime lidhur me përfshirjen e tyre në listën e zgjedhësve, dhe vëzhguesit
mund të apelojnë vetëm refuzimin e akreditimit të tyre. Procedura e ankimit administrativ është e hollësishme dhe përfshin garanci të procesit të rregullt ligjor. Deri më 22 prill, 23 ankesa janë paraqitur në KAS, shumica në lidhje me regjistrimin e kandidatëve. KAS-i gjithashtu shqyrtoi 20 kërkesa të Komisionerit për vendosjen e sanksioneve për abuzim me burimet publike dhe pranoi 10 prej tyre. Kolegji Zgjedhor deri më tani ka gjykuar 11 ankime.
• Kodi Zgjedhor parashikon vëzhgim qytetar dhe ndërkombëtar të të gjitha fazave të procesit zgjedhor. Përfaqësues të partive, koalicioneve dhe kandidatëve të pavarur munden gjithashtu të vëzhgojnë. Deri më 22 prill, KQZ-ja ka regjistruar rreth 180 vëzhgues vendorë dhe 131 vëzhgues ndërkombëtarë./ CNA.al
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërku...
Gjatë një takimi me banorët e Njësisë 9 në Tiranë, kry...
Podcast i radhës “Public Square” nga Ditmir Bushati, t...
Kryetari i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha,...
Kandidati i Berti Qerosit, Endrit Braimllari, është sh...
Roland Bejko, kandidati i PD-së së Alibeajt për Bashki...
Drejtuesi i koalicionit Bashkë Fitojmë, Sali Berisha e...
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë ...
Zëdhënësja e kandidatit të PD-së së vulës për Tiranën,...
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë ...
“Luftë me tolerancë zero dhe realizim të 5 prioritetev...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi deklar...
Kandidati i PS, Erion Veliaj i cili kërkon një mandat të t...
Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Kë...
Kandidati i PS për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, k...
Transporti falas është një nga projektet e kandidatit ...
Kryetari i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Be...
“Shumë shpejt do vijë vota dhe për emrin tim”. Ky...
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Kë...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta foli mbrëmjen e so...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...