Një hap më pranë Brukselit/ Gjermania përshëndet progresin e Shqipërisë në negociatat me BE
Ambasada Gjermane në Tiranë ka përshëndetur mbylljen e për...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka përshëndetur mbylljen e për...

Podcast i radhës “Public Square” nga Ditmir Bushati, trajton situatën në Turqi pas tërmetit shkatërrimtar të shkurtit dhe ndikimin e tij në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të 14 Majit, në një bisedë me një prej mendimtarëve më të spikatur të Turqisë, me reputacion ndërkombëtar, Sinan Ulgen, Kryetar i Bordit të Qendrës për Studime Ekonomike dhe Politikë të Jashtme.
Tërmeti i shkurtit më i madhi i regjistruar ndonjëherë në vend, ka hapur shumë debate për Turqinë. Sondazhet tregojnë se tërmeti, shoqëruar me situatën e vështirë ekonomike, mund të ndikojnë në përfundimin e pushtetit 20 vjeçar të Presidentit Recep Tayyip Erdogan.
Çfarë ka ndodhur me politikat e lejeve të ndërtimit në Turqi? Për Ulgen, fatkeqësisht mësimet e nxjerra nga tërmeti i vitit 1999, që sollën më vonë Erdogan në pushtet, janë harruar, edhe nga udhëheqja politike, edhe më gjerësisht nga shoqëria turke.
“Ajo ç’ka duhej bërë, bazuar në përvojën e tërmetit të vitit 1999, që ishte përmirësimi i qëndrueshmërisë së qyteteve turke, krijimi i mekanizmave të financimit që do të lehtësonin strehimin, të hartonim legjislacion në fushën e urbanistikës për këtë qëllim. Të gjitha këto u braktisën. U lanë në mes të rrugës. Dhe me kalimin e kohës mbizotëruan prirjet populiste”.
Cilët ishin shtetet që ndihmuan dhe u solidarizuan më shumë me Turqinë? Perëndimi dhe BE-ja. Por edhe shtete si Izraeli e Greqia, me të cilat Turqia nuk ka marrëdhënie fort të mira. Më pak Kina dhe Rusia.
Bushati dhe Ulgen diskutuan mbi implikimet politike të tërmetit në zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale të 14 Majit, realitetin e ri politik me një opozitë të bashkuar, që ka prodhuar dy vizione konkuruese: vazhdimësia, nga njëra anë, dhe ndryshimi, nga ana tjetër. Në këtë pikë Ulgen mendon se do të ketë një garë ndërmjet qeverisë dhe opozitës për të bindur elektoratin se cila është zgjedhja më e mirë për të përgatitur Turqinë për të përballuar tërmetin e radhës.
“Opozita ka një avantazh sepse qeveria ka 20 vjet në pushtet, dhe ishte detyra e saj të përgatisteTurqinë për tërmetin. Performanca e saj, siç e kemi parë në këtë tragjedi, lë shumë për të dëshiruar. Pra, ata (qeveria) do të kenë vështirësi në argumentimin se janë zgjedhja e duhur, sepse nuk e kanë bërë këtë gjë ashtu siç duhet gjatë 20 viteve të fundit”, përfundon ai.
Dy bashkëbiseduesit u ndalen dhe tek diferencat e palëve në politikën e jashtme, dhe më konkretisht për marrëdhëniet e Turqisë me Shtetet e Bashkuara dhe nëse Turqia mund të rifutet në rrugën drejt BE-së.
“Kjo perspektivë ekziston sepse është në programin e opozitës, në platformën e politikës së tyre, ku ata qartësisht theksojnë se janë të gatshëm të rikonfirmojnë përkatësinë perëndimore të Turqisë”, pohon Ülgen, ndërsa shton se nëse fiton partia në qeveri e Erdoganit, ai pret prisja të njëjtën situatë, “një qasje më të balancuar ndërmjet Perëndimit dhe vendeve të tjera në Lindje të Turqisë, ku Turqia është përpjekur të krijojë pothuajse një hapësirë autonomie strategjike”.
Në rast të ndryshimit politik, cili do të jetë raporti i Turqisë me Rusinë? Duket se në ketë pikë çdo qeveri do e ketë të pamundur bashkimin me sanksionet e vendosura nga Perëndimi. Dhe lepuri fle tek Siria dhe refugjatët.
E ndërsa flasin për rolin e aktorëve të tretë në Ballkan, bashkëbiseduesit ndajnë mendimin se nuk duhet të bëjmë gabimin e futjes së Turqisë në atë shportë, pasi Turqia, në fund të fundit, është shteti më i madh në Ballkan, dhe jo një aktor i huaj./ CNA.al
Kryetari i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha,...
Kandidati i Berti Qerosit, Endrit Braimllari, është sh...
Roland Bejko, kandidati i PD-së së Alibeajt për Bashki...
Drejtuesi i koalicionit Bashkë Fitojmë, Sali Berisha e...
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë ...
Zëdhënësja e kandidatit të PD-së së vulës për Tiranën,...
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë ...
“Luftë me tolerancë zero dhe realizim të 5 prioritetev...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi deklar...
Kandidati i PS, Erion Veliaj i cili kërkon një mandat të t...
Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Kë...
Kandidati i PS për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, k...
Transporti falas është një nga projektet e kandidatit ...
Kryetari i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Be...
“Shumë shpejt do vijë vota dhe për emrin tim”. Ky...
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Kë...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta foli mbrëmjen e so...
Kryetari i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha,...
Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Kelliç...
Kryeministri Edi Rama hodhi një sërë akuzash ndaj kand...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...