Kërkesa e protestuesve për kufizimin e mandatit të kryeministrit/ Berisha: PD e gatshme ta votojë
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...

Ish deputeti i PD, Myslym Murrizi ka hedhur akuza ndaj prokurorit Arben Kraja për dënime politike në vitin 1990.
Sipas tij, në vitin 1990 ka arrestuar Andrea Daijin për “prishje të moralit komunist”, ndërsa po atë vit ka arrestuar dhe një tjetër person për “Kalim të paligjshëm të kufirit” megjithëse personi i ndaluar nuk kishte lëvizur nga banesa e tij në Vorë të Tiranës.
Murrizi gjithashtu u shpreh se Kraja nuk ka as arsimin përkatës për të qenë prokuror pasi ka mbaruar Shkenca Politike, ndërkohë që hodhi dyshime se diploma e tij e juridikut me korrespondencë është e falsifikuar.
Pjesë nga biseda
SPAK ka 20 prokurorë. Mua nuk ma ndjen për atë pjesë, që kam informacion, dhe t’i përmend me emra, por s’mendoj që janë të gjithë njëlloj. Eshtë vonuar dosja e inceneratorëve, se Dritan Prençit i qan zemra për PS. Unë s’jam dakort me Elvin kur thotë se këta janë të shenjtë. Unë vlerësoj më shumë se dy apo tre prej tyre, por unë kam rezerva për 5 apo 6 prej tyre dhe s’ma ndjen hiç t’i them dhe me emra. Unë s’mund të kem konsideratë për Arben Krajën, një kokërr hetuesi enverist, që ka arrestuar dy persona në prill të vitit 1990. Një për prishje të moralit komunist, Andrea Filip Daiji dhe Arben Liçin e ka arrestuar në Vorë se e ka quajtur Vorën zonë kufitare. Ka mbaruar shkenca politike, s’ka asnjë lidhje me juridikun dhe ftoj Dumanin të hetojë nr. e amzës, a ka qenë më tërë mend student që ka mbaruar juridikun në vitin 1992. Se kam miq pedagogë të asaj kohe që thonë si kemi dhënë mësim këtij, dhe juridiku me korrespondencë ka qenë pesë vjet.
Shkullaku: Mund të ketë qenë gjeni që i bënte dy vite bashkë...
Murrizi: Ky ka qenë i ekspozuar politikisht se ka qenë kandidat për Bashkimin e Rinisë së Punës së Shqipërisë në vitin 1991, Arben Isa Kraja. Ka qenë nënkryetar i KLSH nga PPSH e vitit 1997, kam qenë deputet në atë kohë. Një e merrte PPSH dhe një opozita.
Ju mendoni se këtij i bëjnë duart ta fusë Ramën në burg.... Ky mendon meqë s’ma zgjasin mandatin, të jem te platforma e deputetit që duam te Rama. Vladimir Mara, ka qenë komisioner për PS në tre qendra tek njësia dy. Është me Enverin. Po unë s’mund t’i fus të gjithë me një thes, por gjykoj vendimet se ne çdo institucion ka palaço ka dhe individë me integritet.
Nakuçi me Kondilini, u ngrit e gjithë qeveria duke çuar dhe mesazhe tek Kimetja që na duhet Kondili shef SPAK-u se është i joni, është i ekspozuar politikisht. Ky nuk heton as Veliajn, as Ramën madje as Vangjushin s’ka pas qejf ta hetojë. Nuk e heton dot se është pjesë e një partie dhe i bërtet baba në shtëpi. Një pjesë e këtyre kanë ardhur në SPAK nga Fatmir Xhafaj se i kanë bërë qokë pushtetit. Kanë mbyll dosjet, u dogj zyra e SHIK-ut në Elbasan për të zhduk dosjet dhe nuk flet njeri.
Nuk flasin për anijet e Bangladeshit, nuk hetojnë tenderat sekretë të Manastirliut. Raporti i KLSH kur kam qenë unë deputet, 42% e tenderave janë bërë me prokurim të drejtpërdrejtë dhe me një konkurrent, nuk hetohet Manastirliu. Nuk hetohet gjoba e Bankers 100 milionë euro që e ka falur Anila Denaj. Ja ku e ke dokumentin e Krajës e ka arrestuar tjetrin se ka shkelur moralin komunist në vitin 1990. Unë ja kam thënë në parlament në sy dhe iku, por kam pritur që t’ja thotë dhe Meta këtë.
Kam pritur t’ja thotë dhe PD. Çfarë rezervash kam? Në përgjimet SKY ECC, që dalin nga përgjimet hollandezëve belgëve e të tjera me radhë. I shoh të frenuar. Dosja e prokurorit të Vlorës, nuk është vetëm çështja e Toyota Yaris. SPAK disponon prova që në telefonin e tij ka dhe allishverishe të tjera dalin dhe politikanë aty. Ke deri në Prokurorinë e Përgjithshme. Nëse SPAK deri në fund të mandatit të Dumanit nuk do hapë pisllëqet dhe brenda SPAK, se ka prokurorë aty që kanë bërë sekserin për çështje... Unë nuk jam orakull, por që edhe Rama do shkojë në kokërr të burgut dhe dita do jetë shumë e shpejtë. Se si do ja mbërrijë nuk e di me ambulancë apo me makinë policie si kokërr hajduti”, tha Murrizi në emisionin Çim Peka Live./ CNA
Gazetarja Ola Xama ka skanuar pasuritë e kryebashkiakut Er...
Gazetari Elvi Fundo ka deklaruar se Erion Veliaj është i v...
Gazetari Elvi Fundo ka zbardhur detaje nga hetimet ndaj Er...
Debate të forta ka patur me dy gazetarëve Elvi Fundo dhe A...
Themeluesi i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori ka komentuar sot...
Gazetari Elvi Fundo ka folur për dosjet e nxehta në SPAK s...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar thirrjen në SPAK të...
Kryetari i PD, Sali Berisha ka marrë pjesë në takimin e or...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën Belind Këlliçi ka tr...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka k...
Sot Prokuroria e Posaçme njoftoi se kishte përfunduar heti...
Gazetarja Beti Njuma ka komentuar reagimin e Erion Veliajt...
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka folur në mbledhjen e Kës...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën Belind Këlliçi ka da...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka komentuar vendimin...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u pyet këtë të ...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, qëndroi për më ...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, doli nga ambien...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, prej rreth 5 or...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...