web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Muçollari nxjerr shkresën/ Si mashtroi Rama në Kuvend për mbetjet toksike

13 Shtator 2024, 14:27, Politikë CNA
Muçollari nxjerr shkresën/ Si mashtroi Rama në Kuvend për
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, ka nxjerrë zbuluar mashtrimin që kryeministri Edi Rama bëri të enjten në Kuvend, kur tha se s’ka trafik të mbetjeve toksike.

Muçollari nxori shkresën, që sipas tij, ndodhet edhe në tryezën e punës së Edi Ramës.

Bëhet fjalë për raportin e Inspektoratit të Mjedisit të datës 23 gusht, pasi shpërtheu skandali, që ka konstatuar se 20 mijë tonë mbetje të rrezikshme ishin në Shqipëri, dhe u eksportuan nga kompania që ka licencuar ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro. Nisur nga kjo, Muçollari dënoi sulmet e Ramës ndaj opozitës për alarm të rremë.

Po ashtu, Muçollari reagoi ashpër edhe ndaj reagimeve dhe mungesës së përgjegjësisë ndaj organeve përgjegjëse.

Deklarata e plotë:

Skandali i mbetjeve toksike u thellua edhe më shumë dje në Kuvend nga Kryeministri që fshehu të vërtetën e këtij trafiku të paligjshëm.

Para deputetëve, para qytetarëve, Edi Rama gënjeu në sallën më të rëndësishme të vendit që është Parlamenti, kur tha se nuk ka as mbetje të rrezikshme, dhe as trafik të paligjshëm.

E tha këtë, ndërkohë që në tryezën e tij të punës ka një raport të inspektoratit të mjedisit të datës 23.08.2024, që ka konstatuar, pasi shpërtheu skandali, se 20 mijë tonë mbetje të rrezikshme ishin këtu, dhe u eksportuan nga kompania që ka licencuar ministrja Kumbaro.

Duke e pasur këtë dokument në zyrë, Edi Rama paturpësisht doli dje dhe e mohoi, gënjeu, dhe sulmoi mediat, opozitën dhe ‘Rrjetin e Bazelit’ që paskan krijuar alarm të rremë.

Kur kreu i qeverisë mohon, fsheh të vërtetën, mashtron nga foltorja e Kuvendit, imagjino se sa transparencë mund të ofrojnë strukturat poshtë tij.

Muçollari nxjerr shkresën/ Si mashtroi Rama në Kuvend për

Me 21 gusht, u jemi drejtuar zyrtarisht institucioneve që kanë lidhje direkte me këtë rast, me kërkesë për informacion. U jemi drejtuar Portit të Durrësit, Drejtorisë së Doganave, Drejtorisë së Tatimeve, Ministrisë së Financave.

Muçollari nxjerr shkresën/ Si mashtroi Rama në Kuvend për

Përgjigjja e tyre, këto shkresat këtu, në një mënyre të koordinuar, është pak a shumë e njëjta. Pra nuk është përgjigje, nuk jepet informacion.

Vetëm kujdesen të thonë se nuk kanë asnjë përgjegjësi, dhe kujtohen të shtojnë se prokuroria ka nisur hetimin.

Hetimi që ka nisur prokuroria nuk është mbrojtje që institucionet të mos japin informacion për punën dhe përgjegjësinë e tyre.

Muçollari nxjerr shkresën/ Si mashtroi Rama në Kuvend për

Drejtoria e Tatimeve është rast ekzemplar, pasi shprehet se nuk arrin ta identifikojë se për çfarë behet fjalë. Nuk e dallojnë ata, edhe pse ky është bërë tanimë një skandal ndërkombëtar.

Porti i Durrësit thotë se ngarkim-shkarkimi është përgjegjësi e operatorëve privatë.

Muçollari nxjerr shkresën/ Si mashtroi Rama në Kuvend për

Muçollari nxjerr shkresën/ Si mashtroi Rama në Kuvend për

Drejtoria e Doganave thotë se pasi ka marrë vesh lajmet, ka bërë kallëzim.

U bëjmë me dije drejtuesve të këtyre institucioneve se pengimi i deputetit në ushtrimin e funksioneve të veta duke mos vënë në dispozicion informacionin e kërkuar, konsumon elementet e veprës penale të shpërdorimit të detyrës.

Në këtë papërgjegjshmëri kontribuoi dje dhe Kryeministri i vendit, duke kryer një shkelje të re, që është mashtrimi me dashje, lidhur me këtë trafik ndërkombëtar të mbetjeve të rrezikshme.

Edi Rama dje po ashtu akuzoi dhe ‘Rrjetin e Bazelit’, një organizëm ndërkombëtar me prestigj që ngriti i pari alarmin për këtë rast, akuzoi dhe qeverinë italiane, dhe Tajlandën madje që i refuzoi ato ngarkesa, se të gjithë këta aktorë në koordinim me Opozitën, paskan bërë një komplot për të dëmtuar atë. Dhe pas kësaj lajthitje, e mori dhe në mbrojtje këtë trafik.

Konventa e Bazelit, të cilën e kemi detyrim edhe ne, përcakton se shteti nga ku kryhet tregti e paligjshme e mbetjeve, është përgjegjës.

Anija po kthehet aty ku u nis, është rrugës, sepse Edi Rama nuk e manipulon dot ‘Rrjetin e Bazelit’, nuk e korrupton dot këtë organizëm.

Mbetjet, e ky trafik, janë përgjegjësi e qeverisë dhe e kryeministrit.

Dhe sa më shumë vazhdon ai të fajësojë të tjerët, dhe median dhe opozitën, aq më shumë vetëdenoncohet si i përfshirë dhe i lidhur me këtë krim./ CNA





Lajmet e fundit nga