"Rama jepe dorëheqjen"/ Diaspora proteston në Bruksel
Diaspora po zhvillon sot një protestë përballë godinës së ...
Diaspora po zhvillon sot një protestë përballë godinës së ...

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka treguar se çfarë fshihet pas lirimit nga qelia të ish-deputetit Alqi Bllako.
Berisha u shpreh se ka ndërhyrje të fuqishme nga qeveria për lirimin e tij.
Sipas kreut të PD-së, Bllako ka kërcënuar se do të flasë nëse nuk lirohet.
“Qeveria vjedh të ardhurat. 1 kilometër rrugë që kudo në Europë, në fushë ndërtohet me maksimumi 3 mln euro autostrada, këtu ndërtohet me 23-24 milionë.
Prokurimet, tenderat që të gjitha janë në fondin limit maksimal. Është e tëra pazar. Ndërtuesi thirret dhe i thuhet me sa e ndërton ti këtë rrugë, ai thotë me 60% jam në rregull, e ndërtoj dhe kam edhe fitim. Atëherë këtë 40% do e marrësh dhe do të ma kthesh mua. Dhe të gjitha punimet dalin me çmime stratosferike. Në vend që të rriten pensionet, rrogat tuaja, të subvencionohen prodhimet tuaja, paratë përfundojnë në xhepat e qeveritarëve dhe zyrtarëve.
Ju jeni dëgjuar për problemin e djegësave. 3 djegësa kanë kushtuar me faturë 420 milionë euro. Njëri punoi për njëfarë kohe, ndërsa dy të tjerët nuk ekzistojnë. Çfarë ndodh? Në Shqipëri ndodh ajo që nuk mund të ndodhë kund në botë. Dy persona të shpallur në kërkim nga drejtësia marrin nga thesari, çdo javë dhe muaj dhjetëra milionë euro. Nuk ndodh në botë kjo, por këtu ndodh se ndërmarrja është e kryeministrit, Engjëll Agaçit, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj.
Një shtet që ka shpallur në kërkim, Zoton, Gugallen dhe Mërtirin dhe atyre u disbursohen çdo javë milionat e eurove. Në fakt ato u disburbohen Edi Ramës, Engjëllë Agaçit, Arben Ahmetajt, Erion Veliajt.
E patë hetimin që bëtë. E morën deputetin socialist Alqi Bllako, ishte sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, njeriu i firmës, e vunë nën hetim për çmimin e truallit dhe tani e dërguan në shtëpi. E liruan. Po pse, sepse ai tha o më lironi ose do të flas. Ka ndërhyrje të fuqishme nga qeveria për lirimin e tij. Prandaj paratë nuk dalin as për të rritur rrogat, pensionet apo për të ju subvencionuar ju.
Po pse Kosovës i dalin për t'i dhënë çdo pensionisti, 100 euro në muaj, për t'i dhënë çdo studenti 100 euro në muaj, çdo punonjësi 100 euro në muaj, për të dyfishuar ndihmën ekonomike. Nuk është Kosova më e pasur se ne, e ka më të vogël buxhetin, por atje qeveria nuk vjedh aty. Kurse këtu i vjedh qeveria.
Këtu qeveria kthen pasuritë në mallkim, në ndëshkim për ju qytetarët”, tha Berisha, gjatë takimit në Vaun e Dejës./ CNA.al
Gjatë fjalës në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të E...
Kryeministri Edi Rama ka përmendur historinë e “Shtëpi...
Kryeministri Edi Rama ka ashpërsuar tonet për raportin...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me ...
Kryeministri Edi Rama bëri një thirrje të fortë për të...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë disa mesazhe për luftën gja...
Analisti Lorenc Vangjeli ka komentuar situatën në të cilën...
Nënkryetari i Partisë Demnokrattike, Luçiano Boçi, ka deno...
Në muajin mars 2022, nënkryetari i Partisë Demokratike, Ag...
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Hoxha ka deklaruar ...
Analisti Fatos Lubonja ka komentuar zhvillimet e fundi...
Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, i cili ka konfirmuar bashkë...
Ish-deputeti socialist, Ervin Bushati, ka deklaruar se...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Eno Bozdo, ka folur për z...
Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, deklaroi se ...
Deputeti i 362 votave, Petrit Vasili, i ka kërkuar sot...
Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka deklaruar...
Deputeti demokrat, Luan Baçi, gjatë një interviste në ...
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, ka falënderuar të g...
Deputetja e Partisë Socialiste, Luljeta Bozo, ka folur...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...