
Sekretari për Emigracionin, Diasporën dhe Organizimin e PD-së jashtë vendit, Indrit Hoxha, ka hedhur një sërë akuzash ndaj kryeministrit Edi Rama, teksa ka folur për emigracionin.
Gjatë takimit online të kryedemokratit Sali Berisha me shqiptarë në Itali, Hoxha tha se Rama duhet të largohet.
Kjo, sipas tij sepse Rama ka krijuar një regjim që po detyron të rinjtë të ikin nga vendi.
Gjithashtu, ai pretendon se Shqipëria është zaptuar nga një grusht njerëzish, qëllimi i vetëm i së cilëve është të pasurohen vetë dhe të varfërojnë shqiptarët.
“Qëllimi i kësaj foltoreje ka një emërues të përbashkët, largimin e regjimit autokrat të Edi Ramës. Një regjim që po detyron mijëra të rinj të largohen nga vendi, duke lënë pas nënën, babain, motrën e vëllanë. Ndonëse nuk jemi më një vend në periudhë tranzicioni, edhe pse nuk jemi një vend në luftë, të rinjtë shqiptarë, nëna së bashku me fëmijët e tyre marrin rrugët e emigrimit, duke rrezikuar jetën me gomone në det të trazuar pasi qeveria aktuale u ka shkatërruar të ardhmen, ekonominë, ëndërr.
Ne duhet t’i japim fund sa më parë emigracionit absurd që ndodh në vendin që aspiron të bëhet pjesë e familjes së madhe europiane. Shqiptarët duhet të qëndrojnë në vendin e tyre. I vetmi që duhet të largohet është e keqja e shqiptarëve i cili quhet Edi Rama.
T’i themi jo më ikjes së trurit, të rikthejmë profesionistët, mjekët, të rinjtë në vendin e tyre. T’i japim diasporës votën e mohuar, t’i rikthejmë begatinë vendit tonë të begatë, një toke të bekuar me male, det e fusha, që mund ti mundësojë çdo familje shqiptarëve që ekonomi të qëndrueshme.
Një tokë e pasur si asnjë tokë tjetër në rajon apo Europë, por që është zaptuar nga një grusht njerëzish, qëllimi i vetëm i së cilëve është të pasurohen vetë dhe të varfërojnë shqiptarët. Një regjimi që merr frymë falë krimit të organizuar, mafies dhe drogës.
Një kryeministër që qëndron në pushtet jo falë votës së shqiptarëve por personave me precedentë kriminal, ata me lidhje me kartelë famëkeq të vendeve të Amerikës Latine, të cilët kryeministri Rama i sajdis në zyrën e tij. Le të shërbejë kjo foltore mes Italisë e Tiranës, pse jo, edhe për të folur për të ardhmen e vendit, për prospektin ekonomik në marrëdhëniet mes dy vendeve, për miqësinë mes tyre, por edhe për qeverinë e re që do të dalë nga zgjedhjet e 25 shtatorit dhe ndryshimit që do të sjell opozita kur të rikthehet në pushtet”, deklaroi Hoxha./ B.A. – CNA.al
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është du...
Ilir Meta i PL-së, politikani që është paditur në SPAK për...
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, vijon takimet me ko...
Pas disa padive radhazi në SPAK, Ilir Meta, i ka bërë dalj...
Partia Demokratike ka njoftuar se ka hapur dyert për të gj...
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka ndarë për her...
Deputeti demokrat, Edi Paloka, ka folur për situatën p...
Kryetari i Këshillit Kombëtar në PD, Edi Paloka, ka fo...
Kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, është takuar në ...
Kondicioneri 19 gradë të fut në burg’. Kjo ishte dekla...
Partia Demokratike ka reaguar për situatën e krijuar n...
Një nga qytetarët e akuzoi kryeministrin Rama se thotë gën...
Kreu i qeverisë Edi Rama ka kërkuar transparencë të plotë ...
Kryeministri Edi Rama ka shkrenuar gjuhën teksa është pyet...
Kryeministri Rama është pyetur për çështjen e fincnaime ru...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, i cili ndodhet në një v...
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentit, E...
Prej disa ditësh , qeveria ka ndërmarrë një nismë për ...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Eno Bozdo, i ftuar në emi...
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi ka publikuar në rrje...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...