Kërkesa e protestuesve për kufizimin e mandatit të kryeministrit/ Berisha: PD e gatshme ta votojë
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentit, Elisa Spiropali, ka folur mbrëmjen e sotme për vizitën në SHBA si koordinatore e qeverisë së Shqipërisë për samitin e demokracive dhe për sulmin kibernetik nga Irani.
Spiropali tha për Zërin e Amerikës se Shqipëria po bashkërendon me Shtetet e Bashkuara përpjekjet për mbrojtjen e infrastrukturës jetike nga aktivitete të mundshme armiqësore.
Ajo deklaroi se Irani nuk e arriti synimin final, që sipas saj ishte shkatërrimi i të gjithë infrastrukurës digjitale, që do të sillte një sakatim të rëndë të gjithë marrëdhënies midis qytetarëve dhe qeverisë, e pse jo edhe destabilizim.
Pjesë nga intervista:
Zëri i Amerikës: Zonja Spiropali, fillimisht dua t’iu pyes në çfarë kuadri ishin bisedimet dhe pjesëmarrja juaj në këtë veprimtari në SHBA?
Elisa Spiropali: Shqipëria është një nga shtetet e ftuara për Samitin e Demokracisë nga Presidenti Biden. Në Samitin e organizuar në vitin 2021 online ishte i pranishëm kryeministri i vendit, i cili u angazhua, ashtu si edhe 100 krerët e vendeve demokratike, të cilët janë pjesë e këtij Samiti, për reforma të rëndësishme dhe vijimin e reformave për konsolidimin e shtetit ligjor dhe thellimin e bashkëpunimit me ShBA-të. Unë jam këtu në cilësinë e koordinatores së qeverisë shqiptare për Samitin për Demokraci, i cili plenaren e dytë të tij do ta ketë në pranverën e vitit tjetër. Ishim sot për një takim koordinues në
Departament të Shtetit dhe dje në një takim me nënsekretaren për mbrojtjen civile, demokracinë dhe të drejtat e njeriut, që është dhe koordinatorja kryesore në Departament të Shtetit për Samitin për Demokracinë.
Zëri i Amerikës: Shqipëria u gjend nën sulme kibernetike në këto dy javët e fundit dhe qeveria e Shqipërisë reagoi me forcë duke ndërprerë marrëdhëniet me Iranin pikërisht për këtë arsye. Nga ana tjetër, a dëshmoi ky sulm edhe faktin që sistemet nuk nuk kishin masat e duhura për t’u mbrojtur?
Elisa Spiropali: Dëshmoi të kundërtën, që një sulm masiv kibernetik, i iniciuar dhe sponsorizuar nga Republika Islamike e Iranit, ashtu siç rezultoi nga të gjithë investigimet dhe verifikimet e grupit të ekspertëve, ishte një sulm, që synonte mbi të gjitha, dëmtimin e shërbimeve qeveritare online dhe marrjen e të gjithë të dhënave. Nuk ia mbërritn në synimin e tyre, sepse sulmi u kontrollua dhe më pas u shty përmes një sistemi të sofistikuar mbrojtës, që ne kemi ngritur së bashku me partnerët tanë dhe patëm edhe ndihmën e Jones Group International, Microsoft dhe partnerëve tanë, SHBA kryesisht. Qëllimi final nuk u mbërrit, por kjo nuk do të thotë që synimi i tyre nuk ishte shkatërrimi i të gjithë infrastrukurës tonë digjitale, që do të sillte një sakatim të rëndë të gjithë marrëdhënies midis qytetarëve dhe qeverisë, e pse jo edhe destabilizim; ai ishte synimi. Në këtë kuadër ne kemi zhvilluar disa takime këtu, në Kongres, në Senat dhe në Departament të Shtetit, sepse ndjeshmëria ishte shumë e lartë. Pati një reagim të menjëhershëm të Shtëpisë së Bardhë, të Departamentit të Shtetit, të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, sepse ky nuk është sulm vetëm ndaj Shqipërisë dhe shërbimeve të saj, por është një sulm ndaj një aleati të NATO-s. Pata rastin të takoja në Senat senatorin Gary Peters, i cili është edhe kryetari i komisionit të sigurisë së brendshme, që merret me cyber security, dhe është po ashtu bashkëkryetar i Grupit të miqësisë së Shqipërisë. Po ashtu pata në Kongres takime me anëtarë të tij si Ritchie Torres apo Jim Himes, të cilët kishin sensibilitet të lartë dhe angazhim për çështjen e Shqipërisë dhe ata dhanë angazhimin e tyre që si në
Kongres ashtu edhe në administratën amerikane do të ndihmojnë në thellimin e bashkëpunimit për mbrojtjen e Shqipërisë nga sulmet kibernetike dhe të aleatëve të tjerë.
Zëri i Amerikës: Ekipi i Microsoftit zbuloi se hakerat kishin hyrë që në maj të vitit 2021 dhe se sistemet tuaja mbrojtëse nuk kishin vënë re një gjë të tillë. Si e shpjegoi ju këtë?
Elisa Spiropali: Nuk mund të hyj në detaje teknike, sepse ato janë tashmë në një raport të plotë dhe shterrues mbi nevojën që Shqipëria ka për të lëvizur në një nivel të ri mbrojtjeje nga sulmet kibernetike dhe për këtë ne kërkojmë ndihmën e aleatit tonë. Ne kemi bërë tonën: kemi ndërprerë marrdhëniet diplomatike me Iranin, për arsye se sulmi ishte kaq masiv, agresiv dhe kriminal, i cili meritonte një përgjigje diplomatike. Por më vonë kemi nevojë për update-imin e kësaj infrastrukture, për një strategji të plotë afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjatë, si për kostot që do të duhen ashtu edhe për ekspertizën, që duhet të angazhihet për ngritjen e këtyre sistemeve. Ne jemi krenarë që një nga angazhimet që një nga angazhimet, që e kemi diskutuar edhe në Samitin për Demokraci, e në fakt edhe aty përmendet si një risi, është fakti që Shqipëria ka investuar në shërbimet digjitale si një mënyrë për të luftuar korrupsionin, për një qeverisje më të hapur ndaj njerëzve dhe më të barabartë përmes shërbimeve të këtij lloji. Por në një botë, ku vende të boshtit të së keqes, vende që synojnë të ulin në gjunjë demokracitë e kësaj bote, e sidomos demokracitë që janë në zhvillim e në konsolidim, ne nuk mund ta lëmë sigurinë tonë vetëm në kuadrin e investimeve tona kombëtare, por patjetër duhet të angazhojmë edhe burime të reja nga aleatët tanë./ B.A. - CNA.al
Prej disa ditësh , qeveria ka ndërmarrë një nismë për ...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Eno Bozdo, i ftuar në emi...
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi ka publikuar në rrje...
Ish deputetja demokrate, Rudina Hajdari, ka komentuar ...
Deputetja e PD-së, Flutura Açka, ka treguar historinë ...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar me tone të ashp...
Kreu i SPAK, Arben Kraja, ka qenë shpesh në shënjestër...
Ambasada Amerikane në Tiranë, ka dhënë detaje nga taki...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla,...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, nuk i ka kursyer kritikat ...
Kryedemokrati, Sali Berisha, ka folur sot për financim...
Sekretarja për Transparencën, Luftën kundër Korrupsion...
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Ilir Metës për ish-k...
Është shtyrë me dy javë mbledhja e Këshillit të Mandat...
Nga Dan Friedman Në vitin 2018, “Mother Jones” raport...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, komentoi çështjen...
Monika Kryemadhi është shprehur në “Opinion" lidhur me...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjik...
Avokati Genc Gjokutaj ka folur në lidhje me kallëzimin...
‘Babalja’ e Lulzim Bashës, ka dalë sot në media, duke ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...