“Filloi numërimi mbrapsht, kapitujt mbyllen brenda 2027-ës”/ Rama ndan videon nga Brukseli
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...

Sekretarja për Transparencën, Luftën kundër Korrupsionit dhe Kthimit të Pronave, Ledina Mandia, në një deklaratë nga selia blu, tha se PD-ja nuk do të lejojë zbatimin e VKM-së së Edi Ramës për konfiskimet e ndërtimeve pa leje.
Sipas saj shkel çdo parim të kuadrit ligjor në fuqi.
Në 5 vitet e fundit janë 3 mijë e 304 qytetarë të dënuar me burg për ndërtime pa leje.
Deklarata e plotë e PD-së:
VKM e Ramës për konfirskimet e ndëertimeve pa leje, PD nuk do të lejojë zbatimin e këtij plani armiqësor ndaj shtetit dhe shqiptarëve. Kriminelët do të kthejnë çdo gjë dhe çdo pasuri e konfiskuar, sipas ligjeve në fuqi do i kalojë Shqiptarëve.
Deklaratë e Sekretares për Transparencën, Luftën kundër Korrupsionit dhe Kthimit të Pronave, Ledina Mandia
VKM e Edi Ramës, për gjasme konfiskimet e ndërtimeve të paligjshme, shkel çdo parim të kuadrit ligjor në fuqi.
Rama shkeli edhe zotimin e vet për të luftuar informalitetin, të cilin e ka lejuar me vullnet të lirë, me porosi të tij për klientët e tij, por ka dënuar qytetarët e thjeshtë.
Në 5 vitet e fundit janë 3 mijë e 304 qytetarë të dënuar me burg për ndërtime pa leje.
Rama pretendon se këto rregulla të konfiskimit janë në përputhje me ligjin 107/2014, ndërkohë që në pikën 2 të VKM fton të gjithë Zhvilluesit/ Ndërtuesit t’i kalojnë ministrisë përgjegjëse, me akt noterial në favor të Shtetit, me kontratë premtim shitje me vlerë 1 Euro, të drejtën e pronës të sipërfaqeve të ndërtuara pa leje ose tejkalim të lejes ndërtimit, me qëllim interesi publik apo banesa sociale.
Dhe në këtë rast, referuar pikës 3 të VKM, ndërtuesi i paligjshëm po negocion me qeverinë të ndryshojë Lejen e Ndërtimit dhe të ligjërojë në vijim ndërtimin pa leje.
Pra, Shteti bëhet bashkëpronar me kriminelin, përmes një marrëveshje miqësore.
Por nuk mbaron këtu.
Ndërtimet e konfiskuara sipas këtij vendimi mund t’i transferohen, me të drejtë parablerjeje subjektit zhvillues të objektit apo çdo subjekti të autorizuar prej tij, për një vlerë jo më të vogël se çmimi i tregut.
Ndërkohë çmimi i tregut, për qeverinë, janë vlerat e referencës, të cilat janë minimaliste krahasuar me tregun imobiliar.
Qeveria sot shpronëson dhe shpërblen pronarët e ligjshëm me çmim reference, të cilat goditen në rrugë gjyqësore, dhe nuk e njeh çmimin e tregut.
Por në rastin e mafias së ndërtimit, të cilën tashmë e bën bashkëpronare, u jep të drejtë parablerje me çmim reference, duke shpronësuar shqiptarët e thjeshtë, dhe duke lejuar blerësit preferencial të RAMËS ta shesin këtë pronë me vlerën e tregut imobiliar.
RAMA nuk ka guxuar aq sa të heqë gjobat dhe dënimet penale me VKM, por në asnjë rast nuk është shprehur në formë deklarative për ndjekjen penale të shkelëseve të ligjit, shpërdoruesve të detyrës në IKMT që kanë lejuar ndërtime të tilla etj.
Meqë IKMT nuk vepronte me urdhër të Kryeministrit, tani e angazhon me detyra që klientët e qeverisë të marrin në kohë reale dokumentacionin ligjor dhe nëse nuk e bëjnë, kuptohet që RAMA do t’i kallëzojë penalisht për shpërdorim detyre. Nuk ka jurist me njohuri minimale të ligjit, dhe zyrtar në një kabinet qeveritar normal, që mund të pranojë lajthitje të tilla dhe për më tepër t’i proklamojë si sukses të radhës. Qeveria ndërkohë që duhet të bëjë kallëzime penale, konfiskime etj, pranon marrëveshjen me krimin.
Është përgjegjësi e SPAK dhe organeve të drejtësisë, të regjistrojnë menjëherë procedim penal dhe të procedojnë të gjithë shkelësit e ligjit, ka apo nuk ka kallëzime, si për ndërtuesit abuzues, si për armatën e inspektorëve, që hanë nga paratë e taksapaguesve të varfër dhe majmen nga xhepat e kriminelëve.
PD do të përdorë të gjitha mjetet ligjore për zhbërë këtë masakër anti-ligjore të Edi Ramës me qëllim të ligjërimit të krimit dhe mbushjes së xhepave të tij.
PD nuk do të lejojë zbatimin e këtij plani armiqësor ndaj Shtetit dhe shqiptarëve.
Kriminelët do të dënohen, dhe në asnjë rast nuk do të rehabilitohen dhe të bëhen palë me Shtetin. Ata do të kthejnë çdo gjë të marrë pa të drejtë, dhe çdo pasuri e konfiskuar sipas ligjeve në fuqi do i kalojë Shqiptarëve.
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Ilir Metës për ish-k...
Është shtyrë me dy javë mbledhja e Këshillit të Mandat...
Nga Dan Friedman Në vitin 2018, “Mother Jones” raport...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, komentoi çështjen...
Monika Kryemadhi është shprehur në “Opinion" lidhur me...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjik...
Avokati Genc Gjokutaj ka folur në lidhje me kallëzimin...
‘Babalja’ e Lulzim Bashës, ka dalë sot në media, duke ...
Analisti Andi Bushati thotë se Shqipëria duhet të dalë nga...
Pas dështimit me protestën e parë, kreu i PL-së, Ilir ...
Gazetari Mentor Kikia, ka dalë me një reagim të fortë ...
Deputeti demokrat, Dashnor Sula, ka bërë një denoncim ...
Ish-sekretari i Përgjithshëmi i PD-së, Arben Ristani, ...
Skandali i financimit rus të Partisë Demokratike, në v...
Përtej debateve mes partive politike në Kuvend, çdo të...
Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, dhe Ermonela Felaj...
Disa momente pikante që nuk janë kapur nga syri i çdok...
Në portin e Durrësit u bllokuan dy ditë më parë 2275 t...
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, që në orët e para të mëng...
Ambasada amerikane, përmes një reagimi në rrjetet soci...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...