Politikani i transaksioneve të dyshimta flet për varfërinë/ Meta ndien “erën” e prangave?
Ilir Meta i PL-së, politikani që është paditur në SPAK për...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është duke zhvilluar këtë pasdite një bashkëbisedim nëpërmjet platformës online me shqiptarët në Itali.
Berisha theksoi rolin e rëndësishëm që Italia ka luajtur në rrugën e Shqipërisë drejt tregut dhe demokracisë.
Ai tha se qeveria dhe kombi italian kanë treguar solidaritet të jashtëzakonshëm për vendin tonë dhe shqiptarët në këto dekadat e fundit dhe na kanë dhënë ndihma të mëdha.
Fjala e Berishës:
Ju përshëndes përzemërsisht ju dhe të gjithë emigrantët shqiptarë në Romë, Itali dhe kudo që ndodhen. Ju falënderoj me mirënjohje, për ardhjen tuaj sot në këtë foltore të cilën e konsideroj shumë të rëndësishme.
Në një bashkëbisedim me ju përfaqësues të shkëlqyer të emigracionit tonë, në prag të një ngjarje të madhe të Italisë, rikthimit të koalicionit të djathtë në pushtet, që ka një rëndësi të madhe për rajonin dhe Europën.
I shpreh një mirënjohje të thellë qeverisë dhe kombit italian për solidaritetin e jashtëzakonshëm që kanë treguar për Shqipërinë dhe shqiptarët në këto dekadat e fundit. Ndihmat e mëdha të këtij vendi mik kanë pasur një rol mjaft të rëndësishëm në ecjen e Shqipërisë në rrugën e tregut dhe të demokracisë.

Nuk ka asnjë vend tjetër në të cilën emigracioni shqiptar të ketë arritur në një kohë të shkurtër sukseset e mëdha që kanë arritur emigrantët në Itali. Sot janë dhjetëra mijëra biznese të suksesshme, të vogla, të mesme e të mëdha që drejtohen nga shqiptarët. Janë dhjetëra mijëra studentë që studiojnë në universitet e Italisë.
Sot janë dhjetëra mijëra shqiptarë që janë në Shqipëri dhe investojnë pasi kanë krijuar disa kapitale dhe kanë marrë njohuritë për bizneset. Italia dhe Shqipëria kanë një lidhje miqësore shumë të ngushtë, por siç thotë Adam Smith, që pasuria përhapet, e vërteta është se nëse është përhapur diçka me më shpejtësi në Shqipëri është biznesi, kultura italiane në të gjitha fushat.
Italia jep një kontribut në luftën ndaj krimit të organizuar në të dy anët e Adriatikut. Antimafia italiane ka dhënë kontribute të jashtëzakonshme në betejën kundër mafias shqiptare.
Po të mos ishte antimafia italiane, Saimir skafisti do të ishte mbi zv/kryeministër të paktën. Ne ju jemi mirënjohës sepse ata bëjnë një luftë kundër organizatave kriminale që dëmtojnë interesat e qytetarëve italianë dhe shqiptarë.
Në vitin 2005, pasi formuan qeverinë unë bëra një vizitë në Itali dhe aty takova mikun tonë të shquar, Silvio Berluconin dhe drejtues të tjerë të qendrës së djathtë. Ajo që më bëri përshtypjen më pozitive ishin fjalët shumë të ngrohta dhe të vërteta që Berlusconi, Fini dhe Casini folën për emigrantët shqiptarë.
Ne na thanë ata, me shqiptarët këtu nuk kemi asnjë problem, por vetëm zhvillime pozitive. Kjo shënonte një arritje të madhe të shqiptarëve në Itali.
Kanë kaluar 17 vite, dhe këto rekorde vetëm se janë përmirësuar gjithnjë e më shumë. Janë përmirësuar me shpejtësi të madhe. Ndaj dhe unë do të mbyll këtë ekspoze për të ju lënë ju, kohën e mjaftueshme pyetjeve tuaja dhe nëpërmjet tyre të trajtojmë problemet e brendshme të Shqipërisë, për të cilat ju jeni thellësisht të interesuar./ B.A. – CNA.al
Ilir Meta i PL-së, politikani që është paditur në SPAK për...
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, vijon takimet me ko...
Pas disa padive radhazi në SPAK, Ilir Meta, i ka bërë dalj...
Partia Demokratike ka njoftuar se ka hapur dyert për të gj...
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka ndarë për her...
Deputeti demokrat, Edi Paloka, ka folur për situatën p...
Kryetari i Këshillit Kombëtar në PD, Edi Paloka, ka fo...
Kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, është takuar në ...
Kondicioneri 19 gradë të fut në burg’. Kjo ishte dekla...
Partia Demokratike ka reaguar për situatën e krijuar n...
Një nga qytetarët e akuzoi kryeministrin Rama se thotë gën...
Kreu i qeverisë Edi Rama ka kërkuar transparencë të plotë ...
Kryeministri Edi Rama ka shkrenuar gjuhën teksa është pyet...
Kryeministri Rama është pyetur për çështjen e fincnaime ru...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, i cili ndodhet në një v...
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentit, E...
Prej disa ditësh , qeveria ka ndërmarrë një nismë për ...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Eno Bozdo, i ftuar në emi...
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi ka publikuar në rrje...
Ish deputetja demokrate, Rudina Hajdari, ka komentuar ...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...