Funerali i “Investitorit Strategjik”, ligji më i zi në historinë e Parlamentit Shqiptar!
Kryeministri i Shqipërisë i premtoi Komisionit Europian se...
Kryeministri i Shqipërisë i premtoi Komisionit Europian se...

Ditën e sotme festohet Sulltan Nevruzi, festa më e rëndësishme e besimtarëve bektashinj.
Fillimisht kjo datë simbolizonte ardhjen e pranverës, por më vonë shënoi edhe ditëlindjen e imam Aliut.
Të shumta kanë qenë figurat politike, të cilat kanë uruar këtë festë që në orët e para të mëngjesit.
Fillimisht ka qenë kryeministri Edi Rama, i cili ka uruar një pranverë të begatë për të gjithë besimtarët.
“MIRËMËNGJES dhe në festën e Sulltan Nevruzit, uroj që pranvera të çelë në zemrat tuaja si vetë kuptimi i kësaj dite të bekuar” .
Urimet kanë vijuar edhe nga kreu i PD-së, Sali Berisha, i cili është shprehur që “Nevruzi tjetër të na gjejë pa narkoshtetin e Sulltan Salep Surrelit”.
“Gëzuar ditën e Sulltan Novruzit!Bektashinjve shqiptarë ju uroj nga zemra gëzuar ditën e madhe dhe të bekuar, Sulltan Novruzin.
Kjo ditë për bektashinjtë dhe mbarë besimtarët e Zotit, është ditë besimi, mbarësie dhe shprese.
Për të gjithë ne, ditë e lindjes, jetës dhe shpresës së pashuar! Le të urojmë që Sulltan Novruzi tjetër të na gjejë më mirë në paqe, harmoni dhe pa monizmin e narkoshtetin e Sulltan Salep Surrelit!
Gëzuar!”
Edhe kryeparlamentarja, Lindita Nikolla, e ka cilësuar këtë festë si gjallërim të natyrës dhe gëzimit të njerëzve.
“Sulltan Nevruzi, kjo ditë e hareshme, është shndërruar vit pas viti në një festival që përshëndet dhe simbolizon gjallërimin e natyrës dhe të njeriut.
Është festa e besimtarëve bektashinj, por edhe e njerëzve që u bashkohem atyre dhe që gëzojnë ardhjen e stinës së re, lindjen e ngrohtësisë, ndriçimin e dritës, ringjalljen e shpresës, triumfin e të mirës, forcën e besimit, shpërthimin e gëzimit, lumturinë që rrjedh prej paqes e harmonisë.
Gëzuar të gjithëve që e kremtojnë Sulltan Nevruzin, kudo ku ndodhen”.
Urimi nuk ka munguar as nga deputetët demokratë, Luçiano Boçi dhe Luan Baçi për një pranverë sa më të bukur edhe të begatë.
Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka dhënë gjithashtu një urim të përzemërt për të gjithë besimtarët bektashinj.
"Kam një urim për të gjithë besimtarët bektashinj, - tha ai për mediat. - Gëzuar festën e Sulltan Novruzit! Në këtë ditë të mrekullueshme, kaq të bukur, ku drita fiton mbi errësirën, dita merr nga nata, në ditëlindjen e Imam Aliut, uroj paqe, mirësi, begati për çdo familje shqiptare, por mbi të gjitha për të rinjtë që më shumë se kurrë sot kanë nevojë për mesazhe shprese, mesazhe jete, mesazhe pozitive për të qëndruar në këtë vendin tonë ka të bukur që Zoti i ka falur kaq shumë bukuri dhe mrekulli, e për të mos ikur larg familjeve tona dhe vendit tonë. Edhe njëherë gëzuar të gjithëve në këtë ditë që mishëron jetën edhe mirësinë. Faleminderit!"
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka uruar qytetarët nëpërmjet vizitës së tij në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve.
“I jam shumë mirënjohës Baba Mondit për mënyrën se si e bashkon kombin tonë, si i shërben kombit tonë, dhe jo vetëm shqiptarëve këtu në Shqipëri – ai sapo është kthyer nga Tetova, nesër do të jetë në Gjakovë – të jemi vërtet shumë mirënjohës. Puna jonë bëhet më e lehtë, kur njerëzit janë shpirtërisht në paqe, kur njerëzit kanë gjetur vetveten dhe synojnë të bashkëpunojnë e jo të përçahen. Sot i jam shumë mirënjohës edhe komunitetit bektashi. Historia e Shqipërisë, duke filluar nga epoka e rilindësve, e të gjithë atyre që luftuan për ta bërë këtë vend të begatë, lidhet jashtëzakonisht shumë me patriotët bektashinj. Për mua ka qenë një privilegj të njoh një komunitet të jashtëzakonshëm që, jo vetëm në Tiranë, por në të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarë, punon vetëm për mirë”, tha Veliaj.
Ndërkohë edhe kreu i PL-së, Ilir Meta ka dhënë mesazhin e tij për festën e Sulltan Nevruzit duke thënë se nuk ka pranverë pa të rinj.
"Kënaqësi e veçante të uroj të gjithë besimtarët bektashianë dhe qytetarët shqiptarë në këtë ditë kaq të rëndësishme të ekuinoksit pranveror, në këtë ditë optimizmi pranveror, lindje dhe gjallërimi e vërtetë të bekuar, por edhe në këtë ditë të demokracisë se ne 22 marsin e kemi edhe ditë demokracie. Jam shumë i lumtur të shoh një pjesëmarrje si asnjëherë më parë në këtë festë të Sulltan Nevruzit në Kryegjyshatën Botërore. Ishte kënaqësi të përcillja urimet më të përzemërta Baba Mondit për të gjithë besimtarët bektashianë dhe popullin tonë që të jemi të bashkuar, optimist dhe të arrijmë objektivat që i bëjnë të rinjtë të qëndrojnë këtu me besim të plotë për të ardhmen. Pranverë pa të rinj nuk ka”, tha Meta./CNA.al
Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliç...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka rikujtuar...
Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët shqipt...
Kreyministri Edi Rama ka kërkuar sqarime nga OKB lidhur me...
Edi Paloka kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratik...
Kreu i FRPD-së, Besart Xhaferri ka ndarë video të të rinjv...
Mediat raportuan ditën e sotme se ish-zëvendëskryemini...
DASH publikoi dje një raport ku përmendte pagesat e mediav...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtu...
Kandidati i opozitës për bashkinë Durrës, Igli Cara ka rea...
Partia Demokratike, me kryetar Sali Berishën, ankimoi në K...
Deputeti demokrat Luan Baçi ka reaguar ashpër ndaj kreut t...
Partia “Levizja Bashkë” me në krye Arlind Qorin është regj...
Ish-kreu demokrat, Lulzim Basha është filmuar në Berlin në...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka prezantua...
Deputetja Ina Zhupa ka deklaruar se ndryshimet ligjore...
Në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit do të...
Enkelejd Alibeaj i PD-së së vulës ka ankimuar në KAS r...
Kandidati i PD-së për Bashkinë e Vorës, Indrit Hoxha, ka d...
“Votat do t'i ruajmë”,- këtë premtim u dha qytetarëve ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...