Raporti i DASH për Shqipërinë/ Boçi: Panorama e zezë e qeverisë së kalbur
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, ka komentuar raport...

“Votat do t'i ruajmë”,- këtë premtim u dha qytetarëve në kryeqytet, kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi.
Gjatë ecjes që zhvilloi në zonën e “Rrugës së Kavajës”, Këlliçi shtrëngoi duart me dhjetëra qytetarë dhe intelektualë të Tiranës, të cilët i uruan fitoren në 14 maj. Një ndër shqetësimet kryesore të qytetarëve është vjedhja e votës gjatë procesit të numërimit. Por, Belind Këlliçi garantoi qytetarët se vota e tyre do të mbrohet dhe garantohet, ndërsa u bëri thirrje të gjithë banorëve të kryeqytetit të marrin pjesë në zgjedhjet e 14 majit.
“Gëzohem njëherë të shihemi personalisht. Kemi shpresa te ju rinia, por këta vjedhin votat”, - u shpreh një qytetar i Tiranës. Belind Këlliçi i shprehu garacinë qytetarit, se vota në 14 maj do të mbrohet nga vetë ai.
“Votat do t`i ruajmë dhe garantojmë. Vetëm duhet me shku vota te kutia.
Vetëm kaq, ju çojeni në kuti, pjesën tjetër do duhet ta bëj unë. Jam aktualisht deputet i Tiranës, po i lë të gjitha për t'u futur në këtë garë që mendoj se duhet një model ndryshe. Përballë Erion Veliajt jam unë”, - u shpreh kandidati i opozitës.
Shpopullimi i vendit dhe largimi i të rinjve ishte një tjetër temë, të cilën qytetarët e Tiranës e diskutuan gjatë takimeve me Belind Këlliçin.
“Unë jam këtu, fëmijët ikën. Në Angli është goca, thonë shyqyr që ikëm. Por jo shyqyr që ikën, se s`po pijmë dot një gotë ujë. Ne jemi çuna Tirane. Turp”, - tha një qytetar i Tiranës gjatë takimit me Belind Këlliçin. Një zonjë teksa i uroi fitoren kandidatit të opozitës në zgjedhjet e 14 majit, u shpreh se duhet ndryshim për të ndalur shpopullimin.
“Më vjen mirë që je në kyre. Me thënë të vërtetën duhet një ndryshim që të mos na ikin të rinjtë, të mos na ikin fëmijët tanë. Do Zoti të bëhet një ndryshim, që të jemi dhe më mirë”, - u shpreh zonja.
Kandidati i opozitës, Belind Këlliçi, u kërkoi mbështetje qytetarëve për të larguar Erion Veliajn nga drejtimi i bashkisë dhe për t`i hapur rrugë ndryshimit.
“Këtë e ke parë se çfarë është. Me thënë të drejtën, ai fakti që ti thua që je çun Tirone, më detyron me më mbajt me këmbë në tokë dhe mos me e nxi e me e skuq faqen. Mos me bë me turp as nonën, as babën tim, as familjen. Se kë po takoj gjatë gjithë rrugës, u kanë ikur fëmijët jashtë të gjithëve. Patjetër. Duke vazhduar me këtë lloj ritmi të largimit të të rinjve është një problem i tmerrshëm, kush ka ngel, kush do e çojë para”, - tha Këlliçi.
Gjatë ecjes në rrugë, Belind Këlliçi takoi edhe familjarë të emrave të ndritur të artit shqiptar apo dhe intelektualë të Tiranës, të cilët bashkë me qytetarë të tjerë, i kanë shprehur mbështetjen për zgjedhjet e 14 majit. “Ke të fala shumë nga Hysni Zela. Gjithë familja Zela jemi me ju. Ti je krenaria e rinisë dhe e gjithë Shqipërisë, kemi besim te ju”, - u shpreh një zonjë e familjare e artistit të shquar Hysni Zela.
Belind Këlliçi u ndal edhe te problemet e biznesit, ku një taksist tregoi se si ky sektor po shkon drejt rrënimit për shkak të mungesës së klientëve.
“Shumë dobët. S`ka njerëz, se po të ketë njerëz... Kam dalë prej orës 7 në mëngjes dhe kam bërë vetëm një rrugë”, - u shpreh taksisti.
Belind Këlliçi u tha qytetarëve se largimi i Erion Veliajt është në dorën e tyre, duke u bërë ftesë që të bashkohen në fushatë për të dhënë secili kontribut në fitoren e 14 majit./ CNA.al
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, ka komentuar raport...
Gazetari Blendi Fevziu ka shprehur rezerva për qeveris...
Anëtarja e Kryesisë së PS-së, Mimi Kodheli, ka folur për r...
Gazetari Blendi Fevziu e sheh opozitën në një moment s...
Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Kë...
Enkelejd Alibeaj mbajti sot mbledhjen e parë në zyrat ...
Enkelejd Alibeaj mblodhi sot të vetët për të zgjedhur ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar...
Enkelejd Alibeaj ka mbledhur sot grupin parlamentar dh...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shprehur edhe n...
Kandidati i opozitës për bashkinë e Elbasanit, Luçiano...
Nga 20 prilli shqiptarët do të mund të udhëtojnë drejt Emi...
Pak ditë më parë, KAS doli me vendimin që PD e vulës d...
Kandidati i PD-së, për Bashkinë e Tiranës, Belind Këll...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka akuzuar qeverinë p...
Kreu i grupit të PD-së së “vulës”, Enkelejd Alibeaj, ka th...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se p...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë për media...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka ...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Ta...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...