Mblidhet PD-ja e “vulës”/ Alibeaj pritet të caktojë kandidatët e 14 majit
Kreu i grupit të PD-së së “vulës”, Enkelejd Alibeaj, ka th...

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka akuzuar qeverinë për sa u takon tenderave për blerjen e energjisë nga ana e qeverisë për një periudhë 3-5 vite.
Gjatë një dalje mediatike, Meta e cilëson kontratën si një aferë korruptive pasi sipas tij po vidhen shuma të mëdha parash.
Meta shprehet se Shqipëria nuk ka nevojë për blerjen e energjisë dhe se qeveria po mundohet ta eksportojë atë nga vendet e tjera për t’i vjedhur sa më shumë popullit.
Deklarata e plotë e kryetarit të Partisë së Lirisë, zotit Ilir Meta:
Të gjitha prestigjoze ndërkombëtarë tashmë e kanë fiksuar vendin tonë falë qeverisjes së Rilindjes si vendin më të korruptuar në Europë.
Bëma më e fundit përmes Koorporatës Energjetike Shqiptare është pikërisht një aferë e pandodhur asgjëkundi tjetër përmes hapjes së tenderit për blerje energjie për 3-5 vjet.
Kjo aferë e këtyre përmasave kolosale planifikon një vjedhje të përbindshme përsëri në një ndër sektorët më të abuzuar nga Rilindja atë të energjisë elektrike.
Shqipëria ka prodhuar gjithmonë energjinë që i duhet për konsumatorët familjarë.
Për shembull, në vitin 2021 ka prodhuar 5 Terra Megavat, nga 4.5 Terra Megavat që janë nevojat e vendit.
Aktualisht, ne paguajmë 94.000 Euro në ditë për anijet gjeneratorë të Vlorës, të cilat do duhet të prodhonin 100 Mega Vat, pikërisht aq sa kërkohet të blihet me këtë kontratë korruptive.
Në dokumentat e Tenderit, çmimi i fiksuar i blerjes është 270 Euro për Mega Vat. Ndërkohë, që në bursë sot çmimi është 147 Euro/Megavat.
Pra, diferencat janë kolosale, sikurse kuptohet qartë se dhe vjedhja që planifikohet është kolosale.
Qeveria ka deklaruar publikisht përmes Zëvendës Kryeministres, që deri në fund të Marsit, do të jetë në operim Bursa e Energjisë.
Përse nuk pritet funksionimi i bursës së energjisë, i cili është një mekanizëm rregullator për blerjen e energjisë?
Por është qartë, që babëzia e rilindjes për të mbyllur tenderin korruptiv të radhës nuk pret, kështu që deklarata për fillimin e bursës shqiptare të energjisë është thjesht një mashtrim i përsëritur si dhjetëra mashtrime të tjera gjatë këtyre viteve.
Gjithashtu, dihet që KESH ka shitur energji gjatë vitit 2022 me çmime rekord shumë të ulëta, po shumë më të ulëta sesa në bursë.
Me këtë tender korruptiv të energjisë, që gjoja do të blejë energji për 3-5 vjet, lind pyetja e madhe, çfarë do të ndodhë në kohë prurjesh, kur edhe prodhimi i energjisë me kapacitetet aktuale të vendit, është shumë herë më i madh?
Pra, i bie që KESH do të jetë duke shitur energji me 50 Euro/Megavati, e nga ana tjetër po KESH, për shkak të këtij tenderi korruptiv me çmim të fiksuar 3-5 vjet, do vazhdojë ta blejë me 270 Euro Megavati.
Pra, do të shkarkojnë ujin pa prodhim energjie, vetëm e vetëm që kontrata korruptive të vazhdojë.
Përse duhet kjo kontratë korruptive kur energjia fare mirë mund t’u blihet nga prodhuesit shqiptarë, të cilëve u është vënë edhe taksë e jashtëzakonshme.
Që çdo shqiptar të kuptojë sa e korruptuar është kjo qeveri mjafton një fakt i thjeshtë: Këta bëjnë tender me çmim të fiksuar 270 Euro/Megavati, kur vetë Bashkimi Europian, ka caktuar një çmim tavan 180 Euro/Megavati për deri në fund të vitit 2024. Vendi ynë është një vend i bekuar për mundësitë e tij të jashtëzakonshme për prodhim të energjisë elektrike.
Falë burimeve hidrike, atyre fotovoltaike, të erës dhe të biomasës, Shqipëria përmbush me lehtësi të gjitha nevojat e saj dhe pa asnjë diskutim mund të eksportojë në mënyrë të vazhdueshme dhe të qëndrueshme energji.
Por, korrupsioni i Qeverisë është ai që ka penguar me çdo mjet shfrytëzimin e këtyre burimeve, të cilat do të prodhonin energji të pastër dhe me çmim shumë të lirë për qytetarët shqiptarë, në mënyrë që të vazhdojnë tenderat korruptivë me qindra milionë Euro në kurriz të qytetarëve shqiptarë dhe në kurriz të bizneseve të ndershme në këtë vend.
Ndaj 14 maji është një ditë shumë e rëndësishme ku fuqia e bashkimit dhe vota e ndëshkimit do t’i thotë rilindjes mjaft me korrupsionin tënd i cili po dëmton ccdo qytetar të ndershëm në këtë vend, ccdo sipërmarrje të ndershme në këtë vend i cili po dëbon nga vendi dhe njëkohësisht i cili po kthehet në një problem tepër dramatik për familjet shqiptare dhe për shoqërinë tonë./CNA
Kreu i grupit të PD-së së “vulës”, Enkelejd Alibeaj, ka th...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se p...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë për media...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka ...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Ta...
Deputeti Oerd Bylykbashi ka akuzuar qeverinë Rama për korr...
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka folur për rolin e...
Kryeministri Edi Rama është shprehur se numri i turistëve ...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se duk...
Kryeministri, Edi Rama u ka bërë thirrje të gjithë fermerë...
Gafa e deputeti socialist Toni Gogu ka marrë reagime të sh...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës...
Abi Malltezi ka reaguar në lidhje me shpalljen e Lu...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar një foto ...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit, I...
Kreu i partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehu...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Elbasanit,...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se me ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dekla...
Deputeti i Partisë Socialiste, Toni Gogu ka bërë një gafë ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...