Deklarata skandaloze e ministres serbe/ PD: Të shpallet "non grata" dhe të paditet për nxitje të gjenocidit
Partia Demokratike ka reaguar lidhur me deklaratën e minis...
Partia Demokratike ka reaguar lidhur me deklaratën e minis...

Mbledhja e Kryesisë së PS-së, e zhvilluar ditën e djeshme, ka rikonfirmuar edhe njëherë përdhosjen që kryeministri Edi Rama i bën në mënyrë të vazhdueshme kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Në Asamblenë e ditës së diel, kryeministri Rama e tribloi Erion Veliajn, duke vendosur Elisa Spiropalin dhe Ogerta Manastirliun, së bashku me kryebashkiakun e Tiranës, si drejtues të qarkut të kryeqytetit. (Lexo këtu)
Burime nga mbledhja i thanë CNA-së se kryeministri Rama menjëherë e ka filluar drejtimin dhe prezantimin e takimit të parë të Kryesisë së re me detyrat organizative. Fillimisht ai i është drejtuar Tiranës.

Kryeministri dhe kreu i PS-së, Edi Rama, ka thënë se Elisa Spiropali do të marrë drejtimin e Kamzës dhe Vorës, bashki që ajo i ka pasur edhe më parë. Gjithashtu, do t’i shtohen edhe Kavaja dhe Rrogozhina. (Lexo këtu)
Nga ana tjetër, Ogerta Manastirliu do të marrë në mënyrë ekskluzive organizimin e strukturave të Bashkisë Tiranë.
Kryeministri nuk është kursyer ndaj Erion Veliajt, duke “i drejtuar gishtin” dhe duke i thënë të merret me kryeqytetin, me punët që ka.

Këto kanë qenë fjalët e Edi Ramës në fillim të mbledhjes. Pasi ka kaluar diskutimet për qarqet e tjera, në fund të mbledhjes Edi Rama i është drejtuar sërish Erion Veliajt.
Kryeministri nuk e ka lejuar në asnjë çast Erion Veliajn që t’i kthejë përgjigje për akuzat e drejtpërdrejta, si dhe për faktin se ai nuk do të kishte më punë me organizimin e partisë, por do të ishte Ogerta Manastirliu që do të menaxhonte strukturat e socialistëve të Tiranës dhe bashkitë e tjera, Kamzën, Vorën, Rrogozhinën dhe Kavajën do t’i menaxhonte Elisa Spiropali.

Burimet zyrtare theksuan për CNA se situata e Veliajt me kryeministrin Edi Rama nuk është e përkohshme, vazhdon pas disa muajsh, menjëherë pas daljes së dosjes “5D”. Mesa duket, triblimi që ai i ka bërë kryebashkiakut është për të shmangur kostot e urrejtjes që ka kryebashkiaku i Tiranës në kryeqytet, për të mos i kthyer ato në vota kundër socialistëve. (Lexo këtu)
Duhet nënvizuar fakti se kryeministri Edi Rama ka shmangur takimet dhe daljet publike me Erion Veliajn që prej arrestimit të drejtorëve të Bashkisë Tiranë.
Kujtojmë këtu edhe ceremoninë për nderimin e Ali Ahmetit në Bashkinë e Tiranës, ku Rama e pa Veliajn me neveri, mllef e pështirosje dhe deklaroi se kishte shkuar në atë institucion vetëm për shkak të kreut të BDI-së. (Lexo këtu)

Më pas Rama e preu Veliajn nga fotot me Ali Ahmetin, ndërsa ka pasur edhe raste të tjera kur kreu i qeverisë ka fshirë Veliajn nga fotot. (Lexo këtu)
Nga ana tjetër, mësohet se socialistët pritet të mbledhin Grupin Parlamentar dhe strukturat e tjera për të ndarë grupet e punës për qarqet. (Lexo këtu)
Takimi do të jetë informal dhe do të zhvillohet në Elbasan. Fokusin, Rama do ta vendosë te zbritja e deputetëve në bazë dhe takimet me qytetarët, një porosi kjo e dhënë edhe në mbledhjen e Kryesisë./ CNA
Gjykata e Lartë ka rrëzuar këtë të martë Lulzim Bashën...
Në mbledhjen e djeshme të Kryesisë janë dhënë detyrat ...
Gazetarja Klodiana Lala foli në një dalje televizive p...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Niko Peleshi është...
Paraditen e së martës u mblodh grupi socialist, një ta...
Mbledhjet e socialistëve nuk kanë të ndalur. Teksa ka ...
Partia Socialiste ka zhvilluar këtë të enjte një mbled...
8 komisione parlamentare do të mblidhen këtë të martë ...
Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi ka folur p...
Ka degjeneruar në sharje dhe fyerja deabti mes Gazment Bar...
Drejtuesi politik i qarkut të Fierit, Gazment Bardhi është...
Motorët e fushatës elektorale për zgjedhjet e vitit 2025 j...
Kreu i PD-së Sali Berisha komentoi rënien e numrit të ...
Pasditen e sotme u mblodh në selinë rozë Kryesia e Re e PS...
Drejtuesi Politik i PD për Qarkun e Tiranës, Belind Kë...
Kryeministri Edi Rama në prezantimin e platformës “Dep...
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin e tij në pre...
Ervin Salianji ose ndryshe siç e njohin të gjithë “Bab...
Një debat është regjistruar në Komisionin e Shëndetësi...
Kryemistri Edi Rama u bëri thirrje mësuesve në pension...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...