Gazetari: PS dhe PD, të bashkuara në goditje ndaj drejtësisë si Shullazi dhe Dritan Dajti
Gazetari Poli Hoxha tha sot se dy krahët e politikës në Sh...

Deputetja Elisa Spiropali ka reaguar një ditë pasi kryeministri Edi Rama e paralajmëroi me përjashtim nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste.
Në një postim të gjatë në rrjetet e saj sociale, Spiropali shprehet se nëse të flasësh për funksionimin e partisë dhe qeverisë është arsye për përjashtim, atëherë "më përjashto”.
Më tej ajo thotë se paralajmërimi për përjashtim erdhi se ka folur “për ndarjen e partisë nga shteti”. Sipas deputetes, nëse këto janë arsye për përjashtim, pyetja që duhet të ngrihet është “pse këto gjëra nuk lejohen të thuhen”.
E ndërsa u raportua se në mbledhjen e grupit, Rama nuk e ka lejuar të replikojë me të, Spiropali shkruan se “nëse nuk respektohet e drejta të flas, kur familja ime politike fillon të ketë frikë nga fjala, zgjidhja është 1, më përjashto”.
Postimi i plotë:
Më përjashto
Debatet e brendshme, sado të forta, nuk duhet të shndrrohen në spektakël ndëshkimor publik.
Nëse kjo ndodh, problemi nuk është më mospajtimi, është frika nga mospajtimi.
Ky fakt kokëfort, ky konstatim i dukshëm, më tepër se vetë paralajmërimi, më detyron të flas.
Kur paralajmërimi publik bëhet instrument kërcënimi, heshtja nuk është më maturi, është dorëzim.
Nëse qëndrimi im për mënyrën si po funksionon partia, qeveria, shteti, konsiderohet arsye për përjashtim, atëherë po e them qetë dhe qartë: Më përjashto.
Jo si sfidë personale. Jo si dramë politike. Jo si show mediatik. Por si provë se problemi nuk është te fjala që ngre shqetësim, por te sistemi që shqetësimin nuk e duron.
Nuk kam sulmuar Partisë Socialiste. Kam kritikuar modelin që në disa aspekte po dëmton edhe Partinë Socialiste.
Kam folur për ndarjen e partisë nga shteti. Për rrezikun që politika të zëvendësohet nga administrimi. Për një logjikë kontrolli. Ku struktura burokratike dhe pushteti administrativ rrezikojnë të marrin vendin e përfaqësimit politik.
Nëse këto konsiderohen arsye për përjashtim, atëherë pyetja nuk është pse flas unë. Pyetja është pse këto gjëra nuk lejohen të thuhen.
Pushteti nuk dobësohet nga kritika. Pushteti dobësohet kur humb aftësinë për vetëkorrigjim.
Nëse në një forcë politike që ka lindur si projekt emancipimi kombëtar, kritika trajtohet si devijim, atëherë problemi është më i thellë se çdo debat. Është krizë kulture politike.
Nëse të kërkosh që institucionet të mos kontrollohen, personalizohen, instrumentalizohen, është faj, atëherë më përjashto.
Nëse të kërkosh garë e meritë, brenda e jashtë partisë është faj, më përjashto.
Nëse të kërkosh që socialistët të mos zëvendësohen nga një model “drejtorokracie”, ku kontributi politik zbehet përballë kontrollit administrativ, qenka mungesë disipline, më përjashto.
Nëse të mendosh se pushteti duhet të njohë vetkufizim, dhe nuk duhet të njësohet me strukturat që e rrethojnë, qenka herezi e papranueshme, më përjashto.
Nuk po mbroj një pozicion. Aq më pak një kolltuk. Kryetarllëkun dhe ministërllëkun nuk ma ka lënë gjyshi apo gjyshja. Po mbroj një parim.
Në politikë mospajtimi nuk është thyerje e besnikërisë.
Mospajtimi është forma më e lartë e besnikërisë.
Kur refuzimi për t’u bërë pjesë e një automatizmi votash në Parlament interpretohet si largim nga grupi, atëherë problemi nuk është disiplina, por ideja se bindja kërkohet e verbër, pa arsyetim, pa marrë parasysh pasojat.
Kur refuzohet bindja si ritual, nuk po mbrohet uniteti, por po kërkohet nënshtrim.
Kur ndërgjegjja trajtohet si shkelje disipline vetëm sepse nuk dakordësohet me automatizmin e veprimeve, atëherë problemi nuk është mospajtimi, por modeli që e ngatërron bindjen me nënshtrimin, duke tentuar të normalizojë deri edhe abuzimin. Nëse edhe këtë e kam gabim, më përjashto.
Por të paktën të bëhet e qartë se përjashtimi nuk po ndodh sepse dikush ka tradhtuar partinë. Po ndodh sepse dikush ka refuzuar të heshtë për mënyrën si po vepron pushteti në emër tësaj.
Dhe kjo nuk është çështje personale. Është çështje se si kuptohet politika. Çfarë ndodh me një parti kur qoftë edhe një akt politik mosvotimi shihet si armiqësi? Çfarë ndodh me një shtet kur kundërshtimi trajtohet si kërcënim? Çfarë ndodh me një shoqëri kur bindja kërkohet si nënshtrim?
Këto nuk janë pyetje për fatin tim, të cilin e bëj vetë pa ndihmën e askujt. Janë pyetje për mënyrën si qeveriset.
Kërcënimi për përjashtim nga grupi më shqetëson më pak se ideja se mund të normalizohet mendimi që një grupim politik duhet të funksionojë përmes frikës.
Një formacion politik ku askush nuk kundërshton, nuk është i fortë. Është i heshtur dhe duhet ruajtur nga zgripi.
Heshtja politike ka qenë gjithmonë paralajmërim i së keqes.
Jo rrallë, nuk tremb forca reale e kundërshtarit.
Tremb jehona që i bëhet frikës.
Shumë struktura kontrolli mbahen jo aq nga forca e tyre, sa nga përfytyrimi i rrejshëm që të tjerët kanë për forcën e tyre, për mekanizma që mbijetojnë nga frika që prodhojnë. Nëse nuk dakordësohemi as për kaq, më përjashto.
Nëse nuk respektohet e drejta të flas, madje dhe të bërtas, kur familja ime politike fillon të ketë frikë nga fjala, nuk ka dilemë, zgjidhja është 1, më përjashto. /CNA
Gazetari Poli Hoxha tha sot se dy krahët e politikës në Sh...
Ish-prokurori Eugen Beçi komentoi sot debatet e radhës mes...
Kryedemokrati Sali Berisha, gjatë mbledhjes me kryetarët e...
Kryetari Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi sot krye...
Operatorët e Forcave Speciale Shqiptare kryen këtë muaj nj...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka bërë nj...
Ditën e sotme Partia Socialiste ka zhvilluar mbledhjen e G...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka zhvilluar sot një takim...
Sot janë zhvilluar zgjedhjet për kryetar në degët e Partis...
Partia Demokratike ka zhvilluar sot zgjedhjet për kryetar ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ndau sot n...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar p...
Deputeti socialist, Erion Braçe zbuloi sot se nuk ka komun...
Demokratja Ilda Zhulali ishte e pranishme këtë të diel në ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në pla...
Kryeministri Edi Rama tha sot në podcastin e tij “Flasim” ...
Kryeministri Edi Rama tha sot se 500 aplikuesit e parë që ...
Politologu Ermal Hasimja tregoi sot se ekziston një propoz...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi sot k...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...