Sulmi në darkën e Trump/ Rama: E dënoj me forcë, godet lirinë dhe demokracinë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në pla...

Demokratja Ilda Zhulali ishte e pranishme këtë të diel në aktivitetin “Forcimi i rolit te gruas në politikë. Fushata dhe lidershipi”, të organizuar nga PD dhe LGDSH.
Në fjalën e saj, Zhulali u ndal te rëndësia e pjesëmarrjes aktive të grave në politikë, që e konsideroi si një shtresë të lënë në harresë në Shqipëri.
Zhulali theksoi se është e nevojshme që të krijohet një strategji për gratë në politikë, që të jenë të zëshme, të dëgjueshme, të fuqishme në angazhimin e tyre.
Fjala e Ilda Zhulalit:
Të ndryshojmë diçka në strategjinë dhe taktikën tonë politike. Sepse duke bërë të njëjtën gjë, ne nuk ndryshojmë asgjë. Përkundrazi, por nëse ne kemi provuar njëherë një strategji dhe njëherë një tjetër dhe njëherë një tjetër, ne nxjerrim disa mësime nga gabimet që kemi bërë dhe pastaj, ndoshta zbulojmë shtigje dhe rrugë të reja. Për shembull, ne kryesisht jemi fokusuar tek shtresat që janë më të pambrojtura, që janë të lëna në harresë. Në fakt, ajo është shtresa më e shantazhueshme sot në Shqipëri. Mirëpo kemi harruar ajo që është ajo klasa e mesme, që ka një punë është i punësuar. Ne atë e shikojmë si dikë të largët, të palidhur me ne. Dhe unë mendoj që kjo është gabim. Sepse një njeri që sot ka këtë lloj sigurie, pra që është i punësuar, ka një rrogë të mirë, ai mendon më shumë për cilësinë e jetës sesa ai që është i varur vetëm tek paga që merr për të mbijetuar. Dhe ne nuk e kemi shfrytëzuar, mendoj unë, sa duhet këtë si potencial.
Përkundrazi, gabimisht i kemi parë këta njerëz si të lidhur automatikisht dhe vetëm me pushtetin. Dhe kjo është një mënyrë se si ne mund ta provojmë, ta ndryshojmë këtë strategji, por kjo nuk bëhet muajin e fundit të fushatës. Absolutisht jo. Kjo bëhet duke ndërtuar, ne kemi pas një viti zgjedhje të radhës, të zgjedhjeve lokale dhe për këtë duhet ta kishim filluar punën që një vit më parë. Por ende jemi në kohë që gjërat të ndryshojnë, pra që fushata jonë elektorale të nisë tani dhe ne të identifikojmë ato grupe të cilat duhet t'u qasemi medoemos dhe të ndërtojmë ato marrëdhënie të reja për t'i afruar pranë vetes. Pa i ekspozuar, por duke i bërë bashkëpunëtoret tona dhe në fund të ditës, të zgjerojmë edhe elektoratin tonë. Forca e grave.
Gratë kanë një lidhje të çuditshme me njëra-tjetrën. Burrat e kanë më pak kështu për shkak të mënyrës se si ne komunikojmë. Nëse burrat flasin përgjithësisht vetëm për çështjet e mëdha, gratë flasin për përditshmërinë e tyre. Dhe këtë ne duhet ta kthejmë në një avantazh tonin. Ë, për shembull, një edukatore në kopsht është një aset i jashtëzakonshëm që ne nuk e kemi shfrytëzuar. Ajo ka lidhje me sa numra, me sa prindër të tjerë. Ka një numër shumë të madh, mësuesit. Pra janë disa kategori të cilat ne duhet t'i shfrytëzojmë më mirë, t'i afrojmë pranë vetes dhe të kuptojmë duke i, duke i kategorizuar ato si grupe të shënjestruara dhe duke mbajtur kontaktin e përhershëm, edhe për të kuptuar, për të ndërtuar pra një marrëdhënie që është e ndërsjellë, që një enë komunikuese për të dhënë dhe për të marrë dhe kjo të na ndihmojë pastaj për të ndërtuar një strategji edhe më efikase.
Meqenëse doni të dini çfarë duan gratë, i thashë, unë po jua them unë një gjë, duan të dëgjohen, i thashë, se jeni të gjithë burra, keni vetëm një grua në tavolinë dhe nuk doni ta dëgjoni se çfarë duan gratë, i thashë. Faleminderit për të gjithë mendimet që jepni, po nuk mendoj se ju e dini më mirë se sa unë se çfarë do një grua. Kur themi që të ndërtohen programet për gratë, janë që gratë të jenë realisht ato që i hartojnë këto programe, sepse ato e dinë çfarë problemesh kemi, por edhe si t'i komunikojmë këto gjëra. Dhe këtë komunikim, nëse ne duhet të vazhdoj të këmbëngul që këtë komunikim së pari duhet ta kemi të brendshëm edhe ne me njëra-tjetrën, mes vetes, që të jemi më të qarta, të jemi më të strukturuara për çfarë na nevojitet dhe pastaj që të bëjmë ndryshimin më përtej. Për shembull, a mund të themi sot ne, ne jemi anëtare të Lidhjes Demokratike të Gruas. Çfarë i mungon kësaj lidhjeje sot? Çfarë na duhet ne? Që të jemi më të pranishme, më zëshme, më të fuqishme brenda Partisë Demokratike. A jemi ne në gjendje ta bëjmë këtë sot? Nuk e kemi bërë pra deri tani, se ndryshe do t'i kishim ndryshuar gjërat. Pra ka ardhur koha që edhe kur flasim, edhe kur themi që duhet në fakt këtë ta kthejmë në një angazhim konkret sot./CNA
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në pla...
Kryeministri Edi Rama tha sot në podcastin e tij “Flasim” ...
Kryeministri Edi Rama tha sot se 500 aplikuesit e parë që ...
Politologu Ermal Hasimja tregoi sot se ekziston një propoz...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi sot k...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla mori pje...
Ish-ministri Ditmir Bushati zhvilloi një bashkëbisedim në ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ndau sot nj...
Kryeministri Edi Rama mblodhi sot Asamblenë e Partisë Soci...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një bashkëbisedim me ndjekë...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me nd...
Një zjarr ka përfshirë një banesë në lagjen 10 të qytetit ...
Kryeministri Edi Rama ka pritur në Kryeministri, ambasador...
Kandidati i “Babales”, Bravaldi Xhafka, i cili kërkon të n...
Në Korçë priten të zhvillohen zgjedhjet për kryesinë e deg...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka përjashtuar çdo lloj mundës...
Bashkimi Evropian po bën një gabim serioz duke mos u angaz...
Ashtu siç u paralajmërua deputetët e opozitës kanë braktis...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka bërë me dije se nëse de...
Deputeti Saimir Korreshi ka deklaruar në Kuvend se spitali...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane Deutsche Bahn ka rifilluar s...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...