Akuzat e opozitës/ Rama-socialistëve në Dibër: Duhet të refuzojmë baltën dhe helmet që na vijnë
Kryeministri Edi Rama mblodhi sot Asamblenë e Partisë Soci...

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ndau sot një qëndrim kritik ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili zhvilloi këtë të shtunë një takim me fermerët në Dibër.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Këlliçi u shpreh se ndryshe nga pretendimet se nuk ka lidhje me ato që ndodhin në Tiranë, Rama përpiqet të gjejë një strehë për t’u fshehur dhe gënjyer qytetarët shqiptarë.
Postimi i plotë:
Jo, Edi Rama ti nuk je nga Surreli!
Edi Rama u shpreh sot në një takim me fermerë në Dibër, se ai është katundar nga Surreli, si ata. Në mesin e krizës, të aferave e skandaleve qeveritare, Kryeministri gjen gjithnjë një strehë për t’u fshehur dhe gënjyer!
Tani po thotë se është nga Surreli, duke lënë të kuptohet se nuk ka lidhje me ato që ndodhin në Tiranë, në bulevard, në zyrat qendrore të shtetit, se i përket një bote tjetër, se qenka larg, i pafajshëm, dhe sheh punën e tij. Një alibi qesharake dhe fyese për ata që rreshton për dekor e për ata që e dëgjojnë.
Ti nuk je nga Surreli kur të intereson, kur kërkon t’i ikësh përgjegjësisë.
Ti je shefi i Belindës, me të cilën ke organizuar gjithë tenderat dhe ndarjen e parave për të cilat ajo është e pandehur zyrtarisht për abuzim me 1.1 miliardë euro.
Ti nuk je nga Surreli, je ai që urdhërove 82 vota në Kuvend për të mbrojtur bashkëpunëtoren në krim dhe për të ndalur drejtësinë.
Ti je autori i ngecjes së negociatave, kapitulli për shtetin ligjor nuk po mbyllet pikërisht prej akteve të tua, ndërsa Mali i Zi po bëhet gati të ulet në tryezë me BE për të firmosur marrëveshjen e anëtarësimit.
Ti je shefi i Mirlindës së AKSHI-t, për të cilën dole garant në publik se është e pafajshme, është e varfër dhe nuk ka përfituar nga taksat e qytetarëve. Dhe nuk je nga Surreli, tani që SPAK vërtetoi se ajo ishte pjesë e pasurisë 40 milionë euro të ngritura me korrupsion.
Nuk je nga Surreli, kur kapet Ministri yt i Jashtëm duke fyer rëndë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.
Nuk je nga Surreli, pasi me veprimet e tua korruptive, po e lë Shqipërinë pa port, pasi atë historikun e ndave me Alabarin për kulla, ndërsa i riu nuk ka nisur, duke u bërë pengesë për Koridorin 8 e duke i shkaktuar vendit dëme të mëdha ekonomike.
Ti nuk je nga Surreli, por je përgjegjës për qindra milionë euro që paguajnë shqiptarët për arbitrazhet e humbura nga trillet e tua personale si në rastin Beketi.
Nuk je nga Surreli, je përgjegjës për bllokimin e 130 milionë eurove të programit IPARD për fermerët, pasi nën qeverisjen tënde u vodhën 33 milionë euro, ndihmë nga BE.
Ti nuk je nga Surreli, por je shefi i Gysit dhe e pi verën 33 mijë euro shishja.
Je shoku i Ronit dhe McGonigal që janë në gjyq në Amerikë për krime e mashtrime.
Je ai me avion privat që sheh ndeshje me 22 mijë dollarë bileta në USA, askush nga Surreli nuk e bën dot.
Je miku i bandave të vendit, nuk je nga Surreli.
S’ke asgjë të përbashkët me banorët punëtorë e të ndershëm të Surrelit, Dibrës e kudo në Shqipëri që ja dalin me punën e mundin e tyre.
Je burim i korrupsionit dhe krijues i narkoshtetit!
Dhe nuk do t’i shpëtosh dot kësaj përgjegjësie, edhe nëse fshihesh në sarajet e bunkerta të Surrelit, të cilat nuk i justifikon dot se me çfarë i ke ndërtuar.
Mashtrues kronik!/CNA
Kryeministri Edi Rama mblodhi sot Asamblenë e Partisë Soci...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një bashkëbisedim me ndjekë...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me nd...
Një zjarr ka përfshirë një banesë në lagjen 10 të qytetit ...
Kryeministri Edi Rama ka pritur në Kryeministri, ambasador...
Kandidati i “Babales”, Bravaldi Xhafka, i cili kërkon të n...
Në Korçë priten të zhvillohen zgjedhjet për kryesinë e deg...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka përjashtuar çdo lloj mundës...
Bashkimi Evropian po bën një gabim serioz duke mos u angaz...
Ashtu siç u paralajmërua deputetët e opozitës kanë braktis...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka bërë me dije se nëse de...
Deputeti Saimir Korreshi ka deklaruar në Kuvend se spitali...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka folur n...
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla iu përgjigj...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, vijon me d...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë të hënën Grupin Parlam...
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka bërë një pos...
Në seancën e sotme plenare, është zhvilluar interpelanca m...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti, ndau sot k...
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...