web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Akuzat e opozitës/ Rama-socialistëve në Dibër: Duhet të refuzojmë baltën dhe helmet që na vijnë

25 Prill 2026, 14:58, Politikë CNA

Akuzat e opozitës/ Rama-socialistëve në Dibër: Duhet të

Kryeministri Edi Rama mblodhi sot Asamblenë e Partisë Socialiste të Shqipërisë në Dibër, ku në fjalën e tij u ndal te zhvillimi i bujqësisë, integrimi europian dhe situata politike në vend.

Kreu i qeverisë theksoi rëndësinë e bashkimit të forcave në zonat rurale për të rritur prodhimin dhe standardet në sektorin bujqësor, duke e lidhur këtë edhe me procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

Ai u shpreh se Shqipëria ndodhet në një fazë vendimtare drejt këtij objektivi, duke e cilësuar atë si një “mision kombëtar” të socialistëve.

Gjatë fjalës së tij, nuk kurseu kritikat ndaj opozitës, duke e akuzuar se përhap akuza dhe dezinformim, ndërsa sipas tij, vetëm Partia Socialiste ka kapacitetin për të çuar përpara procesin e integrimit europian.

Në përfundim, ai u bëri thirrje socialistëve të refuzojnë “baltën dhe llumin” e kundërshtarëve politikë dhe të angazhohen për të përmbushur objektivat e vendit drejt Bashkimit Europian.

“Kemi mbi supe barrën e 83 mandateve, të cilat kanë të gjitha vlerën e tyre. Dua t’ju them që 3 mandatet fituese të këtij qarku, janë 3 mandate që shkëlqejnë jo thjesht si 3 mandate, po për rezultatin që përfaqësojnë, një rezultat spektakolar. Rruga e Arbrit, nuk është më projekt apo premtim, por vepër që i takon mandatit që lamë pas.

Sot, janë frytet e para të Rrugës së Arbrit që po fillojnë të preken. Pasuritë e patundshme janë rritur në vlerë, është rritur toka, kërkesat për të ndërtuar në Peshkopi, sot janë rritur. Kam besim se këto vite, do jenë vite të një rilindjeje tjetër të kësaj zone. Jam i bindur se një tendencë do shfaqet edhe këtu.

Dibra është shumë afër kryeqytetit, jastëku i gjelbër i kryeqytetit. Punët e Shqipërisë po vijojnë pa ndalim. Misioni ynë kombëtar si socialistë, që është misioni për ta çuar Shqipërinë dhe për ta ulur në tryezën e përbashkët të Europës, janë në fazën finale. Punët e Shqipërisë po shkojnë në drejtim të duhur. Po fillojnë të japin kontribut.

Ky është misioni i PS për të çuar Shqipërinë, në drejtimin e duhur. Kjo është fazë që kërkon kuptim të drejtë për atë se çka na pret. Ndaj është e rëndësishme që të futemi te dera e Europës, të bekuar apo mallkuar, siç do të jetë atë ditë.

Tani është një afat i prekshëm me sy dhe të mos ketë siguri ushqimore dhe të ketë produkte që janë pa standarde. Kjo kërkon angazhim dhe siguri të madhe nga të gjithë.

Ne jemi në kushtet ku si PS kemi forcuar forcën tonë, jemi hegjemonë, pasi vetëm PS mund ta kryejë këtë mision kombëtar.

Asnjë forcë tjetër pseudopoitike s'e ka kapacitetin ta bëjë këtë nëse s'e bën PS. Duhet të refuzoni baltën dhe llumin që ngrihet çdo ditë e natë kundër nesh. Duhet të jeni gati për t’u kthyer përgjigje atyre helmeve që vijnë dhe shpërndahen në ajër, përmes çdo tenxhereje”, tha ai./ CNA





Lajmet e fundit nga