Korreshi në fshatrat e Lushnjës: Kanalet janë kthyer në fekale edhe pse banorët paguajnë taksë toke
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ndau sot n...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar ditën e sotme deklaratat e bëra nga kryeministri Edi Rama në episodin e sotëm të podcastit të tij “Flasim”.
Në postimin e tij në rrjetet sociale, Berisha i ka cilësuar deklaratat e Ramës si mashtrimet e radhës të tij. Ai shprehet më tej se ekonomia shqiptare është në kolaps dhe se siguria ushqimore në vend është pothuajse ekzistente.
Ndër të tjera, Berisha shprehet se Rama nuk tha asnjë fjalë për mesazhin e ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha, të publikuar në media dhe ku ju referohej shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut si “idiotë”.
Reagimi i plotë:
Dy fjalë për Podcastin “Serial i mashtrimeve” të Ramaduros…
Edi Rama në monologun e mashtrimeve të dielës sërish nxorri serialin e tyre pa u skuqur dhe pa u zverdhur. Premtoi se do të realizojë një marrëveshje partneriteti strategjik me Greqinë në një kohë kur, faktikisht, lejoi të skadojë traktati i miqësisë me këtë vend dhe krijoi një seri problemesh madhore të paqena më parë.
Së dyti, ai, në monologun e tij, u rikthye prapë tek paketa e mafies, që ai po e quan ‘paketa e maleve’. Çdo qytetar shqiptar duhet ta dijë se në vitin 2012, në parlamentin shqiptar u miratua ligji sipas të cilit të gjithë ata që investonin në zonat malore të Shqipërisë, do të ishin tetë vite pa asnjë taksë. Një nga ligjet e para që anuloi Edi Rama ishte pikërisht ky ligj dhe tani premton lehtësira për investime në tokën e babës, në një kohë kur me kadastrën e tij ka bërë batërdinë më të madhe mbi pronat dhe pronësinë. U zotua se paketa e maleve do të jetë një mundësi për banorët në një kohë kur ‘paketën e maleve’ ai e ka zhvendosur në Maminas dhe në zonën bregdetare. Në fjalën e tij premtoi për të gjithë ata që ndërmarrin nismë për të dyfishuar ndërmarrjen e tyre, do ketë lehtësira. E vërteta është se ekonomia shqiptare është në kolaps, se prodhimi bujqësor dhe prodhimi industrial janë në recesion prej dy-tre vitesh. Ekonomia shqiptare mbahet nga aparati i drogës, sektori i ndërtimit, me një tregues tre herë më të lartë se në Bashkimin Europian.
Në fjalën e tij, mashtrim, u ndal tek siguria ushqimore. Siguria ushqimore është pothuajse inekzistente në Shqipëri. Dhe kjo ka si shkak kryesor mafien dhe vetëm mafien shtetërore. Shqipëria sot është i vetmi vend i cili nuk ka autoritetin e sigurisë ushqimore, sepse atë e shkriu Edi Rama me pretekstin e mosfunksionimit të tij. Sigurisht që ai autoritet ishte siç janë agjencitë e tjera të këtij vendi të ngërthyera kokë e këmbë nga korrupsioni, por asgjësimi, zhdukja e tij pa u zëvendësuar me një autoritet të ri që të përmbushë një detyrim madhor siç është siguria ushqimore, është një akt kriminal.
Së fundi, dua të them këtu se nuk foli një fjalë të vetme, ndonëse u ndal tek Emiratet e Bashkuara Arabe, marrëdhëniet me Greqinë, por nuk tha një fjalë të vetme për fyerjen, për qëndrimin antishqiptar të zëvendësit të tij në politikën e jashtme, në të cilën në akt të papërgjegjshëm, të turpshëm, antishqiptar, vlerësohen qytetarët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut si idiotë. Heshtja dhe mosreagimi i Edi Ramës dëshmon se kjo deklaratë e ministrit të tij të Jashtëm është porosi e tij dhe e lidhur direkt me të, mbasi e vërteta është se ky reagim erdhi kur një portal i Maqedonisë së Veriut kishte sulmuar Edi Ramën si një mafioz dhe tani pse nuk ngriheshin, pse nuk reagonin në demonstrata shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, shpallen idiotë nga Edi Rama dhe ministri i tij. Akt i turpshëm, antikombëtar! /CNA
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ndau sot n...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar p...
Deputeti socialist, Erion Braçe zbuloi sot se nuk ka komun...
Demokratja Ilda Zhulali ishte e pranishme këtë të diel në ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në pla...
Kryeministri Edi Rama tha sot në podcastin e tij “Flasim” ...
Kryeministri Edi Rama tha sot se 500 aplikuesit e parë që ...
Politologu Ermal Hasimja tregoi sot se ekziston një propoz...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi sot k...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla mori pje...
Ish-ministri Ditmir Bushati zhvilloi një bashkëbisedim në ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ndau sot nj...
Kryeministri Edi Rama mblodhi sot Asamblenë e Partisë Soci...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një bashkëbisedim me ndjekë...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me nd...
Një zjarr ka përfshirë një banesë në lagjen 10 të qytetit ...
Kryeministri Edi Rama ka pritur në Kryeministri, ambasador...
Kandidati i “Babales”, Bravaldi Xhafka, i cili kërkon të n...
Në Korçë priten të zhvillohen zgjedhjet për kryesinë e deg...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka përjashtuar çdo lloj mundës...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...