Goditi protestuesin në Zvërnec/ Ndryshon masa e sigurisë për një nga punonjësit e sigurisë së kantierit
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...

Antari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari denoncoi nga selia blu se kryeministri Edi Rama ka synim të zhdukë çdo hapësirë të gjelbër në Tiranë dhe do të betonizojë çdo pronë shtetërore.
Muçollari theksoi se Rama bashkë me bashkëpunëtorët e tij, godinat shtetërore si Drejtoria e Tatimeve pranë Stadiumit Dinamo, Instituti i Studimeve Teknologjike, Autoriteti i Aviacionit Civil, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve, ish ATSH-ja, do ti jepen privat me qëllim që në këto zona të ndërtohen kulla.
Ai denoncoi se një mik i Edi Ramës, një trafikant, kreu i një bande i ka vënë syrin një godine.
DEKLARATA E ANËTARIT TË KRYESISË SË PD, GRIGELS MUÇOLLARI:
"Kur Edi Rama tha 11 vite më parë se nuk keni parë gjë akoma, ai sigurisht nuk ishte nisur për mirë. Ai e kishte fjalën se ka edhe më keq. Se ai mund të bëjë më shumë dëme. Siç edhe po ndodh çdo ditë.
Një nga gangrenat e Tiranës dhe Shqipërisë sot është betonizimi. Jo vetëm se kemi të bëjmë shpesh me një lavatriçe të madhe të pastrimit të parave, por sidomos me koston e rëndë që kjo ka krijuar në cilësinë e jetës, në ndotjen e ajrit, në zënien e hapësirave publike, me stresin urban.
Ju e keni vënë re se kudo në çdo qoshe ku mund të ishte një lulishte për fëmijët, për të moshuarit, për çdo qytetar, aty kjo ëndërr nuk zgjat as dy ditë, dhe sheh se si mbin një kullë e madhe betoni.
Por, siç ka paralajmëruar zëdhënësi i të keqes, nuk kemi parë gjë akoma.
Me këtë vendim këtu, numër 328, të datës 29 maj, janë hapur dyert për një shtim masiv të kullave në Tiranë.
Tani që lulishtet e hapësirat publike janë mbaruar, është gjetur një rrugë tjetër për ngrehinat miliona euroshe.
Godinat shtetërore do ti jepen privatit.
Këto ambiente, këto prona, që janë në zona të lakmuara në Tiranë, do t’i dorëzohen miqve të Kryeministrit për të bërë kulla.
Duke nisur nga vendet më të shtrenjta të kryeqytetit pranë parkut të Liqenit, si zyrat e Kadastrës, te komuna e Parisit apo në rrethinat e preferuara të Tiranës.
Pronat e para që do të futen në pazar me ndërtuesit janë Drejtoria e Tatimeve pranë Stadiumit Dinamo, Instituti i Studimeve Teknologjike, Autoriteti i Aviacionit Civil, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve, ish ATSH-ja.
Këto janë vetëm disa nga godinat dhe pronat shtetërore. Nuk ka shumë transparencë për këtë aferë të radhës, dhe shumë detaje ende nuk dihen.
Por ajo që qytetarët dinë mirë është se kjo nisëm nuk është për interesin publik. Por një nga ato paktet që Edi Rama bën me oligarkët dhe klientët e tij, që më vonë pastaj marrin formë ligjore e kthehen në vendime qeverie.
Një mik i Edi Ramës, një trafikant, kreu i një bande apo një përfaqësues karteli, nga ata që ai pret në zyrë, me siguri i ka vënë syrin një godine. Ose disa godinave. Dhe kaq mjafton. Nuk të duhet më shumë se sa të kesh mik Ramën për ta kthyer çdo pronë shtetërore në kullë miliona euroshe.
Me këtë skemë pasurohen klientët e qeverisë dhe të Ramës. Shqiptarët vijojnë të mbeten më të varfërit në Europë dhe me më pak mundësi se çdokush tjetër në kontinent për të blerë një shtëpi.
Ndërkohë që kullat shtohen e shtohen.
Qytetarët nuk mund ta lejojnë një kryeministër që e ka kthyer zyrën në shërbim të oligarkëve dhe parave të pista. Duhet reagim, duhet ndryshim. Të bashkohemi të Enjten para Kuvendit dhe t’i tregojmë Edi Ramës se Shqipëria nuk është prona e tij private që ai e shet dhe e ndan si të dojë vetë", shprehet Grigel Muçollari./CNA
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka mbërritur pak m...
Kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi njoftoi pak ...
Debate të shuma ka sot në Komisionin e Ligjeve mes kreut t...
Në një intervistët televizive, deputetja e Partisë së ...
Të mërkurën, kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni d...
Anëtari i Kryesisë së Rithemelimit të PD, Eno Bozdo, ë...
Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të martë në ceremoni...
Edvin Kulluri, një nga ish-kritikët më të mëdhenj të L...
Drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi foli mbrëmje...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi akuza n...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, ka rea...
Mbledhja e Komisionit Hetimor për ndërhyrjet në TIMS, i nj...
Nënkryetari i PD-së së Lulzim Bashës, Roland Bejko, kundër...
Në Komisionin Hetimor për ndërhyrjet në TIMS, i njohur ndr...
Kryeministri Edi Rama, në një sqarim për opinionin publik,...
Tensionohet situata në protestën para Bashkisë së Tira...
Argita Berisha Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sal...
Argita Berisha Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Be...
Të rinjtë e FRPD-së dhe demokratët e njësisë 7, mbajtën nj...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pa...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...