Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo ishte i pranishëm në takimin me ekspertët e departamenteve në selinë blu.
Në fjalën e tij, Bozdo u ndal te çmimi i naftës në Shqipëri, që sipas tij është më e shtrenjta në rajon.
Sipas Bozdos, problematikë për qytetarët mbetet edhe taksimi i dyfishtë për naftën,gjë që i detyron shqiptarët të paguajnë deri në 62% të çmimit.
“Sapo jemi njohur me vendimin, do të thoja të mrekullueshëm të Bordit të Transparencës, i cili për transparencë njeh vetëm rritjen e çmimeve. Qeveria sapo njoftoi se çmimi i naftës për shqiptarët do të shkojë në 2240 lekë të vjetra po e them me të vjetra që të kuptohet. Një dhuratë kjo, besoj unë, edhe për ekonomitë familjare, por edhe për ekonominë prodhuese.
Fillojmë menjëherë me prezantimin, pa humbur kohë. Pse shqiptarët paguajnë më shtrenjtë në rajon? Do të shohim një strukturë të çmimit të naftës dhe do të bëjmë një analizë krahasimore me disa vende fqinj. Kalojmë slajdin e parë, të lutem.
Ne jemi vendi i 13-të në botë ndër vendet më të shtrenjta për çmimin e karburantit. Dhe kjo shifër, pra vendi i 13-të, nuk merr parasysh çmimin sot, që është rritur përsëri. Jo vetëm që jemi i 13-ti në botë, por jemi edhe vendi më i shtrenjtë në rajon.
Çmimi nominal i naftës në Shqipëri është rreth 2.2 euro, por me rritjen e sotme ka shkuar 2.3 euro. Kjo tejkalon ndjeshëm Maqedoninë e Veriut me 1.6 euro për litër dhe Kosovën me 1.74 euro për litër. Nëse analizën do ta bënim si duhet, duhet të krahasojmë jo vetëm çmimin e naftës, por edhe fuqinë blerëse të qytetarit shqiptar kundrejt qytetarëve të rajonit dhe atyre evropianë. Një shqiptar shpenzon 7.2% të të ardhurave ditore për një litër naftë gjashtë herë më shumë se një qytetar në Holandë ose Evropën Veriore dhe pak më shumë se dy herë më shumë se vendet e rajonit. Me pak fjalë, vendet e rajonit e blejnë naftën dy herë më lirë në terma të fuqisë blerëse.
Po cili është problemi kryesor? Cila është struktura e çmimit në Shqipëri? Komponentët kryesorë që rëndojnë mbi çmimin e karburantit janë: akciza me 394 lekë për litër (pra 400 lekë të vjetra për litër), taksa e qarkullimit 270 lekë të vjetra për litër, që është unike në rajon, dhe taksa e karbonit 3 lekë për litër. Janë edhe dy koncesione, markimi dhe skanimi, që shtojnë 2 lekë për litër, si dhe TVSH-ja 20%, që aplikohet mbi të gjitha taksat e mësipërme.
Të gjitha këto bëjnë që Shqipëria të jetë e 13-ta në botë për shtrenjtësinë e çmimit.
Do ndalemi pak te taksat dhe taksimi i dyfishtë. Taksa e qarkullimit paguhet 27 lekë për çdo litër të konsumuar, që i bie mesatarisht 500 deri në 700 euro në vit për një përdorues mesatar të automjetit. Por çështja e Shqipërisë, që e dallon nga vendet e tjera, është se kjo taksë merret dy herë: një herë tek litri i karburantit dhe një herë tek kontrolli vjetor teknik i automjeteve, i njohur si kolaudimi.
Jo vetëm kaq, por te kolaudimi kjo taksë kushtëzohet edhe nga pagesa e gjobave, duke u kthyer pastaj në një postbllok final.
Vendet e tjera të rajonit, Maqedonia dhe Kosova, këtë taksë nuk e marrin tek litri i karburantit, por vetëm te kontrolli vjetor i automjeteve. Taksa që kosovarët dhe maqedonasit paguajnë te kontrolli vjetor është vetëm pak më e lartë, 30 deri në 40 euro, në një kohë që kanë zero taksë tek litri i karburantit. Me pak fjalë, në krahasim me Kosovën dhe Maqedoninë, shqiptarët paguajnë dy herë për të njëjtën taksë dhe kjo është ndoshta e vetmja e tillë në botë.
Shqipëria ka edhe një veçori tjetër: çmimi bazë i karburantit, që nënkupton çmimin e karburantit pa taksa, është pak më i lartë se në rajon. Këto janë disa nga tarifat që rëndojnë çmimin, si tarifat portuale (1.6 deri në 2.5 euro për ton, ndërsa në Selanik 1.1 euro për ton), koncesionet (rreth 1.2 lekë për litër) dhe kostoja e depozitimit në terminale private (rreth 1.5 lekë për litër). Të gjitha së bashku shtojnë 40 deri në 50 lekë për litër.
Kjo ndodh sepse struktura që ka zhvilluar qeveria dhe tregu ka kaluar të gjithë barrën tek privati. Shqipëria nuk ka depozita shtetërore apo port shtetëror për të akumuluar dhe absorbuar pjesë të kostove, veçanërisht pas mbylljes së portit të Durrësit.
Në krahasim me Maqedoninë dhe Kosovën, taksat zënë 55% të çmimit final në Shqipëri një vlerësim konservativ, ndërsa me rritjet e fundit shkojnë mbi 60%, deri në 62%. Në Maqedoni 36%, në Mal të Zi 35% dhe në Kosovë 38.5%. Shqiptarët paguajnë dy herë më shumë taksa për litër sesa fqinjët e rajonit. Shqipëria ka taksën më të lartë të karburantit në rajon: 1.16 euro për litër”,-deklaroi Bozdo./CNA
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte i prani...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, në një konferencë...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe i futar në Top ...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe i ftuar në Top ...
Aktivisti Aulon Kalaja në një dalje televizive shtë ndalur...
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së mbajtur në Asamblen...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, d...
Pas debateve të ashpra dhe situatës së krijuar në sallë, d...
Në seancën plenare të zhvilluar ditën e sotme, mazhoranca ...
Mes tensioneve të shumta në seancën e sotme parlamentare n...
Në ceremoninë e 35-vjetorit të ngjarjeve të 2 Prillit në S...
Ka nisur në Kuvend seanca e sotme plenare. Deputeti i P...
Kryeministri Edi Rama në bashkëbisedimin me studentët u...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një b...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka reaguar pas p...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka depozitua...
Ditën e sotme në mbledhjen e qeverisë janë vendosur ndrysh...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka bërë një...
Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm ditën e sotme në...
Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar, Partia Demokra...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...