Diskutimet në Kuvend/ Korreshi-mazhorancës: Po bëni sikur po shpikni rrotën
Në Kuvend vijon seanca plenare dhe diskutimet për rendin e...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur në Asamblenë e Këshillit të Europës për monitorimin dhe zgjedhjet në Shqipëri.
Gjatë fjalës së tij, Berisha është shprehur se kryeministri Edi Rama paraqet rrezik jo vetëm për shqiptarët por edhe për kombet e tjera europiane. Sipas tij kjo ndodh sepse “klanet shqiptare të drogës janë eksportuesit kryesorë në tregun e kokainës dhe heroinës në Europë”
Ndër të tjera kryedemokrati shprehet se pas zgjedhjeve të 11 majit, Rama ka firmosur qindra leje ndërtimi për ato që ai i quan “klanet e drogës”.
Fjala e plotë:
Zoti kryetar, sot në këtë sallë u cituan emra nga galeria e shëmtuar e disa diktatorëve dhe unë mendoj se përmendja dhe turpërimi i tyre publik është ndihmë për kombet e shtypura. Ndaj dhe unë, dua të falënderoj kryetarët e grupeve parlamentare të Asamblesë së Këshillit të Europës, si dhe drejtuesit e kësaj asambleje, të cilët me një vendim mbështetës për shqiptarët, pas fjalimit të stilit të alla-Gedaff që mbajti në këtë sallë të nderuar, narko-diktatori i Tiranës, Edi Rama, i anuluan atij të gjitha takimet dhe drekën zyrtare.
Por unë sot, meqë diskutohet për monitorimin dhe zgjedhjet në Shqipëri, jam i detyruar t’ju paralajmëroj se Edi Rama, i cili rëndom tashmë quhet Ramaduro apo Noriega i Europës, paraqet aktualisht me qeverinë e tij një rrezik real serioz, jo vetëm për shqiptarët, por edhe për kombet tuaja.
Kjo sepse, klanet shqiptare të drogës të lidhura direkt me të janë sot, sipas UN-it, eksportuesit më kryesor të kanabisit dhe aksionerët më kryesorë në tregun e kokainës dhe heroinës në Europë. Ata janë përgjegjës për 65% të tregut të kokainës në Britaninë e Madhe, 36% të tregut të kokainës në Gjermani. Ata kanë sjellë në Rotterdam dhe në Antuerp, ngarkesat më të mëdha të kokainës në memorien e këtyre vendeve dhe të Europës.
Shqipëria sot, është parajsa e parave të trafiqeve të tyre kriminale. Vetëm pas farsës elektorale të 11 majit, Edi Rama ka firmosur për këto klane 450 leje ndërtimi, për qindra kulla ndërtesa dhe resorte turistike si shpërblim për ndërhyrjen e tyre të fortë në zgjedhje. Narkodiktatori i Tiranës, është një rrezik i madh për vendet tuaja, pasi së fundmi, në saj të të dhënave të institucioneve ligjvënëse të një vendi partner, është zbuluar se Ergys Agasi, koordinatori kryesor i tij për klanet e drogës, kishte dhënë me lejen dhe dijeninë e tij në kontroll total Agjencinë Kombëtare të Teknologjisë së Informacionit, në të cilin vetë kreu i ekzekutivit nëpërmjet baxhanakut të tij ka garantuar qindra milionë euro, por ajo që përbën kërcënim madhor për vendet tuaja është se Ergys Agasi ka eksportuar drejt karteleve të drogës, por dhe armiqve të NATO-s, të gjitha të dhënat sekrete të depozituara në serverat e kësaj agjencie. Ndaj dhe unë sot, njerëzisht, kërkoj para jush ndihmën tuaj të informoni parlamentet e vendeve tuaja për këtë rrezik vërtet real të sigurisë suaj në disa aspekte. Faleminderit! /CNA
Në Kuvend vijon seanca plenare dhe diskutimet për rendin e...
Gjatë replikave në Kuvend, kreu i Grupit Parlamentar të PS...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në seancën e s...
Adriatik Lapaj, njeriu që premtoi që do të rrinte 24 orë n...
Qeveria shqiptare ka emëruar një “ministre” të krijuar...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje nga segmenti Ura ...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Deputetja demokrate, Jozefina Topalli, ndau sot një këndvë...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, në fjalën e mb...
Deputeti demokrat, Luan Baçi akuzoi sot qeverinë për keqme...
Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot se përmes ...
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, deklaroi sot se 97% e b...
Deputeti i Partisë Demokratike, Enno Bozdo, në fjalën e mb...
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të martë në K...
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, akuzoi sot qeverinë dhe...
Drejtuesi i Lëvizjes “Bashkë”, Arlind Qori, në një studio ...
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali...
Shtyhet shqyrtimi i katër projektligjeve të përcaktuara në...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...