Horoskopi i ditës, e mërkurë 15 korrik 2026
Dashi Ruani qetësinë në marrëdhënie dhe shmangni reagimet...
Dashi Ruani qetësinë në marrëdhënie dhe shmangni reagimet...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e tij nga Strasburgu, deklaroi se në debatin e zhvilluar në Grupin Parlamentar të EPP-së ndau disa nga problematikat e qeverisjes në vend.
Sipas Berishës, në debat paraqiti lidhjen direkte të kryeministrit Edi Rama me kartelet e drogës, që, sipas tij, e kanë shndërruar vendin në një parajsë të larjes së parave të pista.
“Dje gjatë ditës në debatin e zhvilluar në Grupin Parlamentar të EPP-së për zgjedhjet në Shqipëri dhe raportin e ‘Terapisë konvertuese’ paraqita para audiencës rrezikun e madh që përfaqëson narkoshteti shqiptar me në krye Edi Ramën apo siç quhet rëndom Ramaduro apo Noriega i Europës për sigurinë e vendeve të rajonit dhe vendeve të Europës.
Në fjalën time, paraqita dominimin e tregut të drogës në Europë, marijuanës, heroinës, kokainës nga kartelet e drogës të lidhura direkt me Edi Ramën, të komanduara direkt prej tij, i cili e ka shndërruar Shqipërinë në një parajsë të larjes së parave të tyre, në qindra kulla, ndërtesa, resorte turistike.
Shpreha kërkesën që vendet anëtare të Këshillit të Europës, Parlamentet e këtyre vendeve, të ngrenë zërin e tyre ndaj këtij rreziku serioz që u vjen nga një vend i vogël, i cili ka të gjitha potencialet e mëdha të zhvillimit dhe e ka zhytur regjimi në drogë, vetëm për qëllime elektorale.
Po kështu, te rreziku i madh që përfaqëson Shqipëria, u ndala tek AKSHI, kopshti familjar i Edi Ramës, në të cilin koordinatori kryesor i karteleve të drogës me anëtarët e familjes Rama, kanë plaçkitur qindra e qindra miliona euro. Por mbi të gjitha Ergys Agasi ka eksportuar të gjitha të dhënat e internetit që ekzistojnë në Shqipëri, te klanet kriminale dhe armiqtë e NATO-s dhe ky është një rrezik i madh që Shqipëria shpërndan në rajon dhe Europë.
Mirëkuptimi ishte i plotë nga audienca.
Përveç kësaj, mora fjalën në debatin që u zhvillua për raportin mbi ‘terapinë konvertuese’, terapinë çnjerëzore, një agresion i vërtetë që bëhet ndaj fëmijëve për të ndryshuar gjinitë.
Ftova të pranishmit që të vijnë në Shqipëri, të shohin pasojat e rënda të transformimit të Shqipërisë në republikën e Xhorxh Soros apo në kopshtin e lulëzuar të këtij të fundit, ku fëmijëve në kopsht dhe në shkolla fillore, u jepen tekste, figurina dhe objekte mësimore për t’i manipuluar në drejtim të ndryshimit të gjinisë.
Theksova se kjo propagandë është propaganda e ekstremit të majtë që synon rivendosjen e një diktature të rrezikshme të ekstremit të majtë, jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Europë e botë.
Debatet për këtë çështje natyrisht nuk ishin të njëjta, por në tërësi u shprehën rezerva shumë të mëdha për raportin i cili në njëfarë mënyre kërkonte të legjitimonte ‘terapinë konvertuese’ ndaj fëmijëve për ndryshim gjinie”,-tha Berisha./CNA
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje nga segmenti Ura ...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Deputetja demokrate, Jozefina Topalli, ndau sot një këndvë...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, në fjalën e mb...
Deputeti demokrat, Luan Baçi akuzoi sot qeverinë për keqme...
Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot se përmes ...
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, deklaroi sot se 97% e b...
Deputeti i Partisë Demokratike, Enno Bozdo, në fjalën e mb...
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të martë në K...
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, akuzoi sot qeverinë dhe...
Drejtuesi i Lëvizjes “Bashkë”, Arlind Qori, në një studio ...
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali...
Shtyhet shqyrtimi i katër projektligjeve të përcaktuara në...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, në seancë...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në seancën...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i ftuar në...
Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë ditën e sotme seancën...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi akuzoi Policinë e Shtetit...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këllicci ka folur m...
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në një seancë ple...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...