Përkujtimi i Holokaustit/ Spiropali: Shqipëria në kodin e saj moral gjeti forcën për të nderuar jetën
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali...

Drejtuesi i Lëvizjes “Bashkë”, Arlind Qori, në një studio televizive ka folur për vizitën e kryeministrit Rama në Izrael. Qori tha se referuar Statusit të Romës, të ratifikuar në vitin 2023, nëse kryeministri izraelit, Netanyahu, vjen në Shqipëri, duhet të arrestohet.
Kjo për shkak se kryeminsitri izraelit këkrohet nga Gjykata Penale ndërkombëtare për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.
Sa i përket vizitës së Ramës në Izrael, Qori tha se Rama është i gatshëm të bëjë gjithçka për të përfituar nga politika botërore.
Qori e cilësoi vizitën e Ramës në Izrael si poshtërim për Shqipërinë dhe shqiptarët, pasi me këtë vizitë nuk respektoi detyrimet e vendit tonë bazuar në të drejtën ndërkomëbtare.
“Netanyahu është nën akuzë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë për gjenocid dhe shumë organizata të të drejtave të njeriut. Madje edhe në Izrael kanë dalë në përfundimin se qeveria e Netanyahu-t dhe aparati ushtarak kanë kryer gjenocide në Gaza. Netanyahu kërkohet edhe nga Gjykata Penale Ndërkombëtare, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Nëse në dimensionin e parë Shqipëria ka detyrim moral për të qenë në krahun e viktimave dhe të shtypurve, në aspektin e dytë ka edhe disa detyrime ligjore. Në 2003, Kuvendi i Shqipërisë ka ratifikuar Statutin e Romës, që njeh juridiksionin e Gjykatës. Nëse Netanyahu vjen në Shqipëri, duhet të dorëzohet përpara kësaj gjykate.
Midis këtyre dy aspekteve, detyrimit nga e drejta ndërkombëtare dhe tekat e Ramës për të dalë me një personazh që janë të paktë liderët botërorë që dalin, Shqipëria duhet të ruante reputacionin e vet.
Arsyeja pse Rama e bën këtë gjë, besoj se kryesorja ka të bëjë me frikën që ka nga institucionet e reja të drejtësisë për akuzat për korrupsion. Është i gatshëm të bëjë gjithçka në arenën ndërkombëtare për të përfituar ndonjë influencë nga politika e madhe botërore. Nuk gjej asnjë arsye tjetër pse kryeministri i Shqipërisë takohet me një personazh, që nuk është një kryeministër i çfarëdoshëm, por është i akuzuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare, juridiksionin e së cilës e njeh. Edi Rama na ka poshtëruar si vend dhe si popull, kur nuk respekton viktimat e panumërta, flitet për 70 mijë viktima, shumë prej të cilëve fëmijë. Nuk respekton as detyrimet që ka Shqipëria bazuar mbi të drejtën ndërkombëatre.
Është detyrim që shteti duhet ta zbatonte dhe kryeministri nuk mund t'i lejojë vetes të dalë dhe të buzëqeshë me një personazh politik të akuzuar për gjëma, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Këto nuk janë opinione, por janë akuza zyrtare. Dua t’ju vë në dukje faktin që prej vitesh Netanyahu nuk takohet me shumë prej udhëheqësve të shteteve demokratike, këta refuzojnë të takohen me të, ka një peshë të madhe morale, një takim i tillë, apo legjitimimi i politikave të Netanyahu-t, qeverisë së tij të ekstremit të djathtë", tha Qori.
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali...
Shtyhet shqyrtimi i katër projektligjeve të përcaktuara në...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, në seancë...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në seancën...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i ftuar në...
Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë ditën e sotme seancën...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi akuzoi Policinë e Shtetit...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këllicci ka folur m...
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në një seancë ple...
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi akuzoi botuesit Carlo Bo...
Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri ka folur m...
Gjatë fjalimit të tij në parlamentin e Izraelit, kryeminis...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në parlamentin e...
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në parlamentin izra...
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në parlament...
Deputetja demokrate, Ina Zhupa ka reaguar sot pas vendimit...
Ish-deputeti, Myslim Murrizi komentoi sot protestën e opoz...
Ish-deputeti, Myslim Murrizi ndau sot një qëndrim kritik n...
Kryeministri Edi Rama është pritur ka mbërritur në Parlame...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu në konferencën e...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...