Vizita në Izrael/ Rama: Mbështesim të gjitha përpjekjet për planin e paqes në Gaza
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur ditën e sotme një konfere...

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu në konferencën e përbashkët të mbajtur me kryeministrin Edi Rama tha se Rama është një mik i madh i popullit hebre.
Netanyahu tha se Izraeli dhe Shqipëria po ndërtojnë marrëdhënie të shkëlqyera dhe numri i turistëve izraelitë në Shqipëri është rritur.
Më tej, Netanyahu u shpreh se Izraeli dhe Shqipëria kanë një mirëkuptim që shkon përtej interesave, por në ndjesën më të thellë të simpatisë njerëzore.
Fjala e Netanyahut
Kryeministri Rama është një mik i madh i popullit hebre, një mik i madh i shtetit hebre, mund të them po kështu edhe një mik i madh i imi. Ai përfaqëson shpirtin e vërtetë të Shqipërisë. Ndoshta njerëzit nuk e dinë, dhe bota duhet ta dijë, që Shqipëria ishte i vetmi vend europian që gjatë holokaustit pati një popullsi hebreje brenda Shqipërisë, që u rrit, e nuk u mpak, u rrit sepse shqiptarët, myslimanët shqiptarë, në frymën e moderimit, në frymën e tolerancës, në frymën e dinjitetit njerëzor, mbrojtën qindra hebrenj që jetonin asokohe në Shqipëri, e po kështu, mikpritën shumë të tjerë.
Ky është shpirti që ju përfaqësoni.
Kjo është ajo histori që, siç po flisnim pak minuta më parë, është histori që bota duhet ta njohë. Kjo është histori, siç ju thatë që frymëzon filma. Njerëzit duhet të njohin rolin e jashtëzakonshëm, rolin moral që Shqipëria luajti gjatë orëve më të errëta të historisë njerëzore. Kjo është ajo frymë që ju vazhdoni ta ushqeni dhe sot, miku im i mirë Edi.
Ju qëndroni me kurajë kundër atyre që duan t'ju sprapsin, ju qëndroni krahë së vërtetës, ju qëndruat krahë Izraelit kur u sulmuam nga barbarët, busulla juaj morale nuk u lëkund, dhe kjo është diçka që ne e vlerësojmë thellësisht dhe që ju shënjon si një udhëheqës të jashtëzakonshëm të popullit tuaj dhe mendoj për ato segmente njerëzimi që duan që e vërteta të mbrohet e të mbrohen vlerat morale që bashkëndajmë.
Po kështu e jo çuditërisht, ne po ndërtojmë marrëdhënie të shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Izraelit dhe numri i turistëve izraelitë që kanë shkuar në Shqipëri është rritur me 800%, ndoshta 1000, dhe së shpejti do të bëhen shumë më tepër. Dhe mund t'ju them të gjithë izraelitëve që Shqipëria është një vend i mrekullueshëm me njerëz të mrekullueshëm, kështu që shkoni atje, kjo ishte e para.
E dyta kemi kompani investuese izraelite, të cilat, dinë që ka një mundësi të madhe ekonomike në Shqipëri, ka një orientim drejt tregut të lirë dhe që ka gjëra që mund të zhvillohen së bashku me shqiptarët. Kjo do të çohet edhe më tej me çeljen e Dhomës së Tregtisë në Jeruzalem, mendoj nesër me praninë e Kryeministrit Rama dhe kjo është diçka që mendoj se do të çojë përpara lidhjet ekonomike.
E së fundi do doja të thoja që ne po kështu kemi një mirëkuptim që shkon përtej interesave, por në ndjesën më të thellë të simpatisë njerëzore, njohim që ka një themel afërsie e vëllazërimi midis dy popujve tanë, e dua të them edhe një bazë vëllazërimi midis të dyve prej nesh.
Pra, mirëserdhët këtu! Faleminderit shumë, kryeministër!
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur ditën e sotme një konfere...
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, u takua s...
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaroi sot se në vitin...
Kryeministri Edi Rama është takuar paraditen e kësaj së hë...
Politologu Ermal Hasimja analizoi sot situatën në të cilën...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur ...
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Izrael, ku ka nisur ...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nok...
Deputeti demokrat, Besart Xhaferri komentoi sot gjerësisht...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat ka...
Ervin Salianji, i dënuari për kallëzim të rremë në çështje...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së opozitës...
CNA ka siguruar një video ekskluzive që fakton se Ervin Sa...
Ish-deputeti, Myslim Murrizi ka ndarë një qëndrim kritik n...
Partia Demokratike ka deklaruar sot, se ndryshe nga sa ësh...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar pas...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Kreu i Partisë Demokratike, pas përfundimit të protestës s...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se protes...
Pas mbylljes së protestës para Kryeministrisë, turma e pro...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...