Shtyhet seanca e Metës në GJKKO/ Ja data e radhës
Seanca në themel në Gjykatën e Posaçme për kreun e Partisë...
Seanca në themel në Gjykatën e Posaçme për kreun e Partisë...

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur ditën e sotme një konferencë të përbashkët me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu. Në fjalën e mbajtur, Rama tha se Shqipëria vijon të jetë e përkushtuar në luftën kundër semitizmit.
Duke u ndalur te pjesëtarët e Hamasit, të cilët i cilësoi si kasapë, Rama tha se shkaktuan vuajtje të padurueshme jo vetëm për izraelitët, por dhe për palestinezët, të cilët i dehumanizuan.
Më tej kryeministri foli dhe për ftsën për në “bordin e paqes”, ftesë të cilën Rama tha se e sheh dhe si përgjegjsi morale.
Rama deklaroi se Shqipëria do të vazhdojë të mbshtesë të gjitha përpjekjet për planin e paqes në Gaza dhe do të luajë rol në stabilizmin e Gazës.
Kryeminsitri u shpreh se bashkëpunimi me Izraelin do të vijojë madje duke u rritur.
“Dua ta theksoj dhe një herë se Shqipëria dhe Izraeli ndajnë marrëdhënie të shkëlqyera që i kanë rrënjët në miqësinë e thellë midis popujve shqiptar dhe hebre, farkëtuar përmes shekujsh historie, kur më shumë se një herë, hebrenjtë që i iknin persekutimit në perëndim erdhën e u vendosën në brigjet tona. Trashëgimia unike historike e Shqipërisë në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Holokaustit e bën këtë lidhje thellësisht të veçantë, e për mua, për ne, është dëshmia e kurajës morale të gjyshërve tanë, një dëshmi që kurrë nuk duhet ta harrojmë dhe duhet të bëjmë gjithçka për ta trashëguar brez pas brezi.
Qeveria është plotësisht e përkushtuar për ta kremtuar këtë trashëgimi të çmuar nga historia dhe mban një qëndrim të vendosur, të qartë e të pandryshuar kundër antisemitizmit, si brenda vendit ashtu edhe ndërkombëtarisht.
Edhe pse popullsia shqiptare, me shumicë myslimane, u bashkua me solidaritetin në mbarë botën, me vuajtjen e popullit të thjeshtë palestinez, gjatë luftës në Gaza, shqiptarët nuk u mblodhën në mitingje urrejtjeje kundër Izraelit, e as projektuan zemëratën e tyre për dhimbjen e tmerrshme të popullit palestinez, mbi numrin në rritje të vizitorëve hebrenj në vendin tonë. Kjo përbën një kontrast shumë të theksuar me atë çka për fat të keq ka ndodhur në shumë pjesë të tjera të Evropës, ku antisemitizmi edhe një herë u shndërrua në një prani thellësisht trazuese.
Vendi ynë qëndron në mënyrë të palëkundur kundër antisemitizmit, po aq sa qëndron kundër islamofobisë. Ne qartësisht refuzojmë të lejojmë urrejtjen apo diskriminimin të udhëheqë mendimin, veprimet apo marrëdhëniet tona me popuj e vende të tjera.
Vizita në Nova Site dje, menjëherë pas mbërritjes, ishte thellësisht trazuese. Megjithatë, pata një ndjenjë lehtësimi moral kundrejt shpirtrave të atij vendi të dhimbshëm, duke e ditur që kurrë nuk i lamë në baltë, qëndruam krahë pengjeve dhe familjeve të tyre dhe kundër kasapëve neonazistë të Hamasit, veprimet e të cilëve kanë sjellë vuajtje të padurueshme, jo vetëm për izraelitët, por prej një kohe shumë të gjatë, edhe për motrat e vëllezërit tanë palestinezë, të dehumanizuar nga Hamasi deri në pikën e katandisjes në instrumente lufte, kthyer në një infrastrukturë mbrojtjeje prej mishi e gjaku, mish për zjarrin e terrorit. Diçka e paparë dhe e padëgjuar në historinë e barbarive. Shqipëria është e nderuar që bëhet pjesë e Bordit të Paqes, themeluar nga presidenti Trump dhe e shoh këtë ftesë jo vetëm si një njohje, por edhe përgjegjësi morale.
Ne do të vazhdojmë të mbështesim të gjitha përpjekjet përfshi planin e paqes për Gazën të presidentit Trump dhe do të luajmë rolin tonë brenda forcës ndërkombëtare për stabilizimin e Gazës.
Me Izraelin, ne vazhdojmë të thellojmë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, sigurisë dhe sigurisë kibernetike e kundër terrorizmit.
Kryeministër, më lejoni të shpreh edhe një herë mirënjohjen tonë të thellë ndaj Izraelit për mbështetjen kritike gjatë sulmit kibernetik masiv të Iranit kundër Shqipërisë.
Ashtu si Izraeli, Shqipëria nuk ka asnjë marrëdhënie diplomatike me Iranin, një vend i madh me civilizim të jashtëzakonshëm, që është shndërruar në një ishull terri nga urrejtja e verbër kundër çdo drite.
E ndërsa lutemi për shpirtrat e panumërt që kanë humbur ditët e fundit në zjarret e Khomeinizmit mbajmë shpresë dhe bindje se ditët e vrasësve të Teheranit po vijnë drejt fundit.
Nga ana tjetër, mirëpresim rritjen e tregtisë dhe të investimeve mbështetur në ekspertizën teknologjike të Izraelit dhe sidomos marrëveshjet që po arrijmë ditë pas dite për të ndërtuar bashkërisht një prodhim të ri të mbrojtjes e sistemit ushtarak dhe falë partneritetit me Izraelin, po rikrijojmë kushtet për prodhimin “Made in Albania” të sistemeve të mbrojtjes, që të shtrihet edhe jashtë vendit.
Në këtë frymë të bashkëpunimit në rritje do ta përurojmë nesër, siç ju e përmendët, hapjen e dhomës së tregtisë në Jeruzalem, që synon të forcojë lidhjet e biznesit dhe të nxitë Shqipërinë e mundësitë e saj si një vend që po zhvillohet fort.
Së fundi në radhë, por jo nga rëndësia, dua ta përmbyll me notën më mbresëlënëse e më inkurajuese në këtë marrëdhënie, turizmin dhe shkëmbimet midis njerëzve, të cilat më së fundi, po rriten ashtu siç duhet, mbështetur nga fluturimet e drejtpërdrejta midis Izraelit dhe Shqipërisë.
Dua që të ftoj ngrohtësisht të gjithë popullin hebre të vizitojë Shqipërinë e të zbulojë një tokë të jashtëzakonshme, jo vetëm për nga natyra, por për nga shpirti i saj, që siç një vëzhgues hebre e përshkruante përpara Luftës së Dytë Botërore, është një vend ku hebrenjtë mund të jetonin hapur, të sigurt dhe me dinjitet të plotë”, tha Rama.
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, u takua s...
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaroi sot se në vitin...
Kryeministri Edi Rama është takuar paraditen e kësaj së hë...
Politologu Ermal Hasimja analizoi sot situatën në të cilën...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur ...
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Izrael, ku ka nisur ...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nok...
Deputeti demokrat, Besart Xhaferri komentoi sot gjerësisht...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat ka...
Ervin Salianji, i dënuari për kallëzim të rremë në çështje...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së opozitës...
CNA ka siguruar një video ekskluzive që fakton se Ervin Sa...
Ish-deputeti, Myslim Murrizi ka ndarë një qëndrim kritik n...
Partia Demokratike ka deklaruar sot, se ndryshe nga sa ësh...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar pas...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Kreu i Partisë Demokratike, pas përfundimit të protestës s...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se protes...
Pas mbylljes së protestës para Kryeministrisë, turma e pro...
Kryedemokrati Sali Berisha theksoi sot edhe një herë misio...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...