Protesta para Kryeministrisë/ Aktivistët kundërshtojnë marrëveshjen për emigrantët
Një protestë u zhvillua paraditen e së hënës para kryemini...

Numri dy i qeverisë, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, u është kundërpërgjigjur akuzave të kreut të PD-së, Sali Berisha, për Portin e Durrësit, i cili e quajti aferën më të madhe korruptive.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Balluku është shprehur se opozitës i ka mbetur vetëm balta, e cila do t’i përpijë pranverën që vjen.
Balluku theksoi se “Shqipëria 2030” ka dalë nga balta dhe as nuk ndalet më, as nuk kthehet më kurrë në baltën e atyre që luftojnë kundër interesave të saj.
“Lufta kundër projektit strategjik të portit të ri të Durrësit është luftë kundër vendosjes së Shqipërisë në hartën e Mesdheut si një pikë e re e rrjetit të tregtisë navale.
Është luftë kundër fuqizimit të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, si pjesë integrale e projektit të portit të ri, ku në Prishtinë dhe Shkup do të ndërtohen dy porte të thata të lidhura me Durrësin.
Është luftë kundër hekurudhës Durrës - Prishtinë dhe Korridorit 8 që pa portin e ri të Durrësit nuk bëjnë asnjë sens. Është luftë kundër sigurisë së Shqipërisë dhe rajonit, që me krahun ushtarak të NATO-s në projektin e portit të ri të Durrësit ngrihet në një nivel tjetër.
Është luftë kundër vetë interesit strategjik të Shqipërisë dhe prandaj është një luftë e humbur, e cila bëhet nga ata që kanë dhënë prova se edhe e kanë djegur Shqipërinë për interesat e tyre.
Sot u ka mbetur vetëm balta që edhe e eksportojnë jashtë në media të huaja, për t’u dukur më të besueshëm kur e hedhin pastaj këtu. Por sa më shumë baltë të hedhin, aq më thellë ajo baltë do t’i përpijë pranverën që vjen, kur do ta marrin përgjigjen jo me baltë, po me votat e shqiptarëve.
Shqipëria 2030 ka dalë tanimë nga balta dhe as nuk ndalet më, as nuk kthehet më kurrë në baltën e atyre që luftojnë kundër interesave të saj. Ajo do të ecë edhe më shpejt për t’u ulur në tryezën e Bashkimit Evropian falë mandatit të katërt për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste. Pikë!”, shkruan Belinda Balluku./ CNA
Një protestë u zhvillua paraditen e së hënës para kryemini...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar vendimin e Presid...
Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka paralajmëruar se aksio...
Kreu i demokratëve, Sali Berisha, tha se do të kthehet...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka theksuar sot në konferencën...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferenc...
Kreu i demokratëve, Sali Berisha, ka akuzuar kryeminis...
Ish-kryeministri dhe njëherazi kryetari i PD-së, Sali ...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është...
Dje në mbrëmje, kreu i PD-së, Sali Berisha, publikoi një p...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ...
Deputeti i PD-së, Edi Paloka, ka folur për zhvillimet e fu...
Luli Basha është "zgjuar" sot në drekë për të folur pë...
Drejtuesja politike e PD-së për Diasporën, Jozefina Topall...
Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike, ...
Kryetari i PL-së, Ilir Meta, ka reaguar nga burgu lidh...
Gjatë konsultimeve me prindër dhe këshillues për ndali...
Ish-kryeministri dhe njëherazi kreu i PD-së, Sali Beri...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu dh...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka r...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...