Rama takohet me Mbretin Felipe VI/ “Mikpritje e bukur për nder të Shqipërisë”
Kryeministri Edi Rama u prit në Madrid nga Mbreti Felipe V...

Në një konferencën për mediat nga selia e partisë, Kryetari i PD, Sali Berisha, ftoi qytetarët në protestën e së shtunës, datë tetë shkurt në orën 17:00 para Kryeministrisë. Berisha theksoi se dëshmia e Arben Ahmetajt që nxori në pah jetën e luksit të kryeministrit Rama, mund të konsiderohet si dëshmia e shekullit. Berisha, u shpreh se Rama shpenzon 10 mijë euro vetëm për botoks ndërsa tha se luksi i shfrenuar është dëshmi e karakterit të degraduar të Ramës.
“Jam sot për të ftuar çdo qytetar që e ndien veten të mashtruar nga ky regjim të bashkohemi në protestën më të fuqishme që ka parë Tirana në historinë e saj.
Dëshmitë tronditëse me dokumente dhe okulare të Arben Ahmetajt në çdo vend të botës rrëzojnë çdo qeveri. Kjo është e vërteta.
Nuk gjendet kund një popull i civilizuar që mund të tolerojë një kryeministër, i cili i lejon vetes luksin më të shfrenuar, më të pabesueshëm.
Kur unë lexova për herë të parë se Edi Rama shijonte Romanee Conti në restorantin e tij, m’u duk e pabesueshme, por kur doli shishja dhe dëshmitari okular, ajo përbën një abuzim ekstrem të një zyrtari.
As perandori i Japonisë, as mbreti i Britanisë së Madhe, vende demokratike, nuk i lejojnë vetes një abuzim të tillë. Këto janë tipare tipike të sundimtarëve absolutë që nuk i lidh asgjë me qytetarët e tyre.
Po në qoftë se luksi i shfrenuar është dëshmi e karakterit të degraduar të Edi Ramës, vjedhjet e tij të mëdha kanë pasoja të rënda tek qytetarët shqiptarë.
Me 20 milionë euro avion taksi, me 5 milionë euro vazo në oborrin e kryeministrisë, me bileta 28 mijë euro për një ndeshje, me 10 mijë euro për seanca detoksi, tejkalohet çdo lloj norme morale për një njeri të civilizuar, në një kohë kur dhjetëra mijëra, në mos qindra mijëra shqiptarë mezi mbyllin javën apo muajin me gjysmë pensionet, çerek pensionet që marrin.
Dëshmia e Arben Ahmetajt do mbetet dëshmi e shekullit, sepse në këtë dëshmi, shqiptarët mësuan me dokumente vjedhjet familjare të Edi Ramës.
Shqiptarët kishin lexuar se tenderët e AKSHI-it i përcaktonte tërësisht, Armand Frangu, kunati i Linda Ramës me kunatën zonjë të kryeministrit.
Kishin dëgjuar se regjistrimi ambiental fliste për këto gjëra, por Arben Ahmetaj solli prova me shkresa se baxhanaku i Edi Ramës i shisnin kompjuterët shtetit me çmime të dhjetëfishta.
Fitonin dhjetëra milionë euro tenderë pa garë dhe se urdhër-arresti për të dhe drejtoreshën e AKSHI-t ishte grisur nga Edi Rama.
Shqiptarët mësuan nga kjo dëshmi se djegësi i Tiranës u firmos nga Edi Rama dhe Erion Veliaj, por ky i fundit e ka firmosur nën presion të madh të Edi Ramës, çka tregon pengmarrjen reciproke të tyre". /CNA
Kryeministri Edi Rama u prit në Madrid nga Mbreti Felipe V...
Kryetari i Partisë Demokratike, gjatë një takimi me aleatë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti një t...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, është vënë sërish në qendër ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, foli në një de...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili është nën he...
Ilir Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, k...
Agron Shehaj dhe Adriatik Lapaj kanë shkëmbyer akuza të rë...
Gazetarja Ola Xama, në “MCN TV”, u shpreh se ndërtues shum...
Analisti Andi Bushati, në “MCN TV”, komentoi mbi sulmin e ...
Kryeministri Edi Rama është në një vizitë dyditore në Madr...
Partia Demokratike përgatitet për protestën e së shtunës, ...
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka theksoi se PD d...
Gazetarja Ola Xama në “MCN TV”, komentoi rreth hetimeve të...
Gazetarja Ola Xama në “MCN TV”, theksoi se kryetari i Bash...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nok...
Gazetarja Klodiana Lala në “MCN TV”, theksoi Shqipëria ësh...
Mirel Mërtiri që është i shpallur në kërkim ndërkombëtar p...
Drejtuesja e Partisë Demokratike për Diasporën, Josefina T...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi theksoi se vota ...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...