Meta, akuza Sakos/ “Ka firmosur 10 milionë dollarë për t’i çuar në inceneratorin e Tiranës”
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka hedhur akuza m...

Kreu i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj, nuk i ndahet ish-kryeministrit Sali Berisha, duke e akuzuar për përçarjen e PD-së.
Gjatë takimit elektoral në Tepelenë, Alibeaj kujton 8 janarin, protestën dhe shprehet se Berisha mori kazmën për t’i rënë PD-së.
Por mesa duket, Alibeaj ka harruar deputetin Ervin Salianji, i cili në 8 janar në seli priste demokratët me shkop bejsbolli.
Gjithashtu duket se ka harruar edhe ish-shefin e tij, Lulzim Bashën, i cili dhunoi demokratët po në të njëjtën ditë, pasi kërkoi që të hynin në shtëpinë e tyre.
“Po, ne nuk arritëm dot nga 2013 të ishim vërtetë PD që dikur mendohej, partia e shpresës, partia e lirisë, partia e njerëzve intelektualë, partia e biznesit, e rinisë që do të sillte atë që do të ishte shpresa, kthimi i syve nga perëndimi. Dikur 33 vite më parë kështu ka qenë parë Partia Demokratike, por sot jo. Të paktën deri 2 vite me parë. Sepse nuk arritëm dot të benim pikërisht atë, spastrimin tonë. Një parti politike dhe profilet politike të forta, qofshin ata liderë historikë, kanë lindjen e rritjen dhe si cdo gjë tjetër në këtë botë dhe largimin për t'u lënë hapësirë të tjerëve, qarkullimit të elitave.
Jo, e asfiksuar PD-ja. Cili ishte shpërblimi? Që shqiptarët na mbështetën në 2021-shin, por jo mjaftueshëm sa për te zhbërë regjimin. Dhe ne duhet ta dimë. Një regjim sigurisht rrëzohet me votë, por një regjim nuk bën garë të ndershme, vjedh, shantazhon, bën presion, siç inxhinieri tha. Dhe tani po bëjnë presion ndaj njerëzve.
Ndaj mënyra e vetme është që të jemi joshës, të përmbledhim sa më shumë njerëz që nuk e duan këtë qeveri dhe më rezulton që shumica e shqiptarëve nuk e do ketë qeveri dhe vetëm një masë e madhe kritike njerëzish duke marrë përpara këtë regjim që edhe vjedhjet, shantazhet, përdorimi i administratës të mos i dalë dhe të mos i japë fitoren. Kjo është zgjidhja. Në fakt, siç e bëri dikur në '92-shin PD-ja. Një lëvizje e madhe kundër ish-komunistëve, në '92 rezultoi rrëzimi i regjimit.
Shqiptarët ishin në atë kohë, shqiptarët janë dhe tani. Ka vetëm një gjë. PD duhet të jetë dhe të kthehet përsëri si shpresa e njerëzve dhe të jemi të besueshëm te njerëzit. Kjo është gjëja që kemi në dorë ne. Duam ta bëjmë. Nëse nuk duam ta bëjmë është veç faji ynë. Dhe çfarë ka ndodhur në këtë një vit e gjysmë. Pavarësisht së një situatë e vështirë, me sakrifica, por unë dua të shoh pjesën tjetër që është pozitive. PD si asnjë parti tjetër në lindje, ka arritur të tregojë në këtë 1 vit e gjysmë që ka fuqi brenda vetes që të bëjë një pastrim, një distancim nga ajo pjesë e vetja që nuk i bën nder, përfaqësuar nga Sali Berisha. Është e thjeshtë kjo.
E vonuar ishte, mori shkak nga një ngjarje që ishte dizajnimi si 'non grata' i tij, për këtë nuk kemi meritë ne, merita jonë qëndron te qëndresa. Ka qenë periudhë shumë e vështirë për ne dhe për të gjithë ju që keni qëndruar. Sepse kemi qenë para një dileme të madhe, a t'i qëndrojmë kultit të individit dhe t'i rrimë afër atij pavarësisht se SHBA-ja dhe më pas edhe Mbretëria e Bashkuar e kishin nxjerrë si 'non grata', por ama do të kishim nje kosto të madhe. PD do të izolohej ndërkombëtarisht. Asnjë derë nuk do hapej për ne. Partia që lindi pas 50 viteve izolim të Shqipërisë.
Do shndërroheshim tamam në një bunker. Zgjedhja tjetër ishte të ruanim PD-në, orientuar nga perëndimi me aleatë SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar dhe BE-në dhe me koston që të largonim atë që ishte një problem shkaktuar prej tij, Sali Berishës. I cili në fillim tha do ta zgjidh në mënyrë personale, nuk do të përfshij demokratët. Kështu tha? Është çështje personale, do ta zgjidh në mënyrë personale, nuk do të përfshijë demokratët.
Ishte në fillim qëndrim fisnik prej burri shteti. Çfarë ndodhi? Mori kazmën. Mori kazmën për t'i rënë PD-së, fizikisht. Më 8 janar e mbani mend? Dhe përse e bëri këtë? E bëri sepse donte të përdorte PD-në si bunker. Kini parasysh që SHBA-ja nuk e kishte thjeshtë dhe vetëm me Sali Berishën dhe u bë vetëm për atë", tha Alibeaj./ CNA.al
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka hedhur akuza m...
Zona e Unazës së Re dhe Yzberishti, janë nga m...
Kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për Elbasanin ka ...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, teksa ndodhemi ve...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, gjatë takimi...
Kandidati i PS-së për Shkodrën, Benet Beci, ka treguar...
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji u përpl...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi parala...
Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi, ironizoi mbrëmjen...
PD e Enkelejd Alibeajt do të hyjë në zgjedhje për rifo...
Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj, ka sul...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka komentuar këngën tallav...
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur mbrëmjen e sotme një ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë n...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është tal...
Partia Demokratike e Enkelejd Alibeajt kërkoi që të çr...
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ishte e pranis...
Qeveria shqiptare po punon për bërë revolucion në sist...
Ditët e fundit kandidati i opozitës për Tiranën, Belin...
Kryeministri Edi Rama i bëri sot sërish thirrje biznes...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...