Alibeaj sulmon Bashën/ Do qeveriste me Berishën e Metën
Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj, ka sul...

PD e Enkelejd Alibeajt do të hyjë në zgjedhje për riformatimin e partisë pas zgjedhjeve vendore të 14 majit, sipas asaj që ka deklaruar vetë kreu i komanduar.
Mbrëmjen e sotme Enkelejd Alibeaj është pyetur nëse do të kandidojë për kryetar, por ai u shmang dhe foli për riorganizim të PD-së.
Gazetarja Elona Meço insitoi të marrë një përgjigje, madje e pyeti nëse do të garojë përballë Lulzim Bashës, por sërish ai refuzoi të flasë lidhur me kandidaturat.
Pjesë nga intervista:
Gazetarja: Do të kandidoni si kryetar i PD-së?
Alibeaj: Riorganizimi është nevojë e PD-së pas 14 Majit. Riorganizim në koncept së pari. Kjo kërkon që të përcaktosh kauzën tënde, ideologjinë, hapësirën e lirisë. Së dyti, është modeli, mënyra e organizimit që do të aplikohet. Janë të gjitha për t’u vendosur dhe për t’u aplikuar nga struktura drejtuese e PD-së. Nuk ka lidhje fare çështja e kandidimit apo jo, se kush do të kandidojë dhe kur. E rëndësishme është të përcaktosh një mënyrë të re të organizimit të PD-së. Kjo nuk varet nga mënyra sesi unë e imagjinoj, apo dëshira ime. Kjo do të vendoset nga strukturat, por ajo do të jete një parti që garanton: 1. hapësirën e lirisë së mendimit politik brenda partisë. 2. Të bazohet tek vota. 3. Të bazohet tek vlerat kryesore të kësaj partie 4. Të jetë joshëse sa më shumë për të gjitha flukset e shoqërisë, që të bëhen pjesë e PD-së, duke grumbulluar atë pjesë të shëndoshë të shoqërisë. Instrumentat janë nga më të ndryshëm.
Gazetarja: Ju po thoni që do të riorganizoni partinë dhe pastaj do të bëhen zgjedhjet për kryetarin?
Alibeaj: Unë besoj se ajo që është e nevojshme. Në situatën ku jemi ka nevojë që edhe vetë struktura partiake të pësojnë një lloj ndryshimi për mirë.
Gazetarja: Jua bëra pyetjen për kandidimin, pasi shtatorin e kaluar, kur ne kemi bërë bisedën e parë për emisionin “Pa Censurë”, ju e latë hapur këtë mundësi.
Alibeaj: Sepse nuk ishte atëherë dhe nuk është as sot një çështje për t’u diskutuar. Unë nuk jam nga ata që fsheh ambiciet apo që të kem drojë, por jam nga ata që them të vërtetën se cili është interesi kryesor sot i PD-së. Kryesore është që të kemi një PD që nga ky proces zgjedhor të dalë e fortë, në kuptimin që të ketë farkëtuar ideologjinë e vet, t’u jetë drejtuar mbështetësve të vet dhe më pas të kalohet në një fazë tjetër. Në fazën tjetër do të marrin pjesë të gjithë. Kushdo që pranon këto vlera kundër krimit, kundër korrupsionit, pro Perëndimit është i mirëseardhur në PD dhe do të ketë hapësirën për të bërë edhe karrierën e vet brenda partisë. Kështu e imagjinoj unë. Të tjerat me kohë.
Gazetarja: Nëse ju do të kandidoni për kryetarin e PD, siç unë e shoh të ndodhë, e mendoni Lulzim Bashën si rival?
Alibeaj: Konkluzionet që i nxirrni mund t’i keni të gabuara, pasi unë nuk ju thashë ç’do të ndodhë. Për mua sot është e rëndësishme që PD, e cila në këtë 1 vit e gjysmë është goditur, është plagosur, është penguar, i është marrë fryma etj., do të duhet të dalë pas zgjedhjeve edhe me një rezultat të denjë. Pas 14 majit ajo që duhet të ndodhë duhet të jetë një rikonceptim i mënyrës së organizimit të PD-së dhe sigurisht do të ketë edhe proces zgjedhor. Në proces zgjedhor çdokush është i lirë dhe kjo është alfa e lirisë, që çdokush të kandidojë. Sigurisht do të jenë votuesit, strukturat e PD-së që do ta përcaktojnë këtë gjë. Nuk mund të jemi në një sistem të dikurshëm që të përcaktojmë kush kandidonte dhe kush jo, siç bënte në fakt PD-ja deri para pak kohësh. Kjo është një nga gjërat që nuk do të ndodhë më në PD. Pastaj, sipas dëshirës, gjithësecili do të vlerësojë: është i aftë apo jo, ka dhënë apo jo për PD-në në këtë periudhë vërtet të dhimbshme dhe të sakrificës. Besoj që demokratët do të jenë të aftë për të gjykuar këdo në ambicien që do të ketë./ CNA.al
Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj, ka sul...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka komentuar këngën tallav...
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur mbrëmjen e sotme një ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë n...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është tal...
Partia Demokratike e Enkelejd Alibeajt kërkoi që të çr...
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ishte e pranis...
Qeveria shqiptare po punon për bërë revolucion në sist...
Ditët e fundit kandidati i opozitës për Tiranën, Belin...
Kryeministri Edi Rama i bëri sot sërish thirrje biznes...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti sot një mbledhje...
Analisti Lorenc Vangjeli i është drejtuar me një mesaz...
Kandidati koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Elbasanin, ...
Lorenc Vangjeli ka analizuar fushatën elektorale për z...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka ngritur shqetësimin p...
Kandidati i PD-së së Enkelejd Alibeajt, Roland Bejko, ...
Kryetari komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj, vijon me...
Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, ka zbuluar se së sh...
Zëdhënësja e fushatës së koalicionit “Bashkë Fitojmë”,...
Drejtuesi i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...