Boçi: Koha për të zgjidhur problematikat në Elbasan
Kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për Elbasanin ka ...
Zona e Unazës së Re dhe Yzberishti, janë nga më të diskriminuarat nga Bashkia e Tiranës në raport me investimet publike. Gjatë takimeve që zhvilloi me banorë të Yzberishtit, kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, u njoh nga afër me shqetësimin e tyre për mungesën e hapësirave publike dhe infrastrukturës.
Gjithashtu, banorët u ankuan edhe për taksat e larta që i paguajnë Bashkisë së Tiranës.
“Ajo që duket nuk ka nevojë për koment. Këtu nuk është vënë dorë për asgjë. Edhe kanalizimet bllokohen. S'jam i kënaqur hiç. I paguaj 18 mijë lekë taksë gjelbërimi lali Erit, është me fakt kjo, jo kështu, i paguaj. Këtu o vëlla na ka ardhur. Ne familjarët ashtu jemi, ca me punë e ca pa punë, po fëmijët këtu nuk kanë ku luajnë”, - u shprehën disa banorë të Yzberishtit.
Për këtë situatë, Belind Këlliçi u shpreh se po flet çdo ditë. Ai shtoi gjithashtu se ndonëse Erion Veliaj ka mbledhur 41 milionë euro nga taksa e infrastrukturës arsimore, këto para nuk janë kthyer pas në investime për banorët.
“Kam folur edhe për çështjen e këndeve të pushimit, për 500 oazet nëpër lagje, me vënë disa pemë, disa stola ku të pushojnë edhe fëmijët, edhe të moshuarit, edhe qytetarët e thjeshtë që duan të rrinë në lagje. Ky ka marrë 41 milionë euro me bo shkolla të reja, dhe në këtë zonë me 70 mijë banorë, nuk ka bërë një çerdhe, një shkollë, një kopsht. Asnjë gjë”, - tha Këlliçi.
Duke u ndalur te një tjetër angazhim i programit të tij, paketa e taksave dhe tarifave për biznesin, Belind Këlliçi njohu disa sipërmarrës të biznesit të vogël, me uljen e barrës për ta. Sipas kandidatit të opozitës për Bashkinë e Tiranës, reduktimi i këtyre taksave, do të ndihmojë biznesin të fitojë më shumë, por njëkohësisht të hapë vende të reja pune.
“Kemi në plan për ta përgjysmuar tarifën e hapësirës publike, do ta bëjmë gjysëm nga sa e keni tani. Edhe tarifën e pastrim gjelbërimit do ta përgjysmojmë. Do të heqim taksën e infrastrukturës arsimore, që është absurde vëlla. O e vuan kjo zonë, o s`ka zonë që e vuan. D.m.th. o ka zonë të diskriminuar në Tiranë, o nuk ka tjetër. Kjo është katastrofë ajo që ka ndodhur. Këto janë ndihma edhe për biznesin, me ndihmu edhe biznesin e vogël me marrë një punëtor më shumë, me pas të ardhura më shumë, me i dhënë frymëmarrje”, - tha Këlliçi.
Një tjetër problem thelbësor për zonën është mungesa e ujit të pijshëm. Belind Këlliçi takoi një të moshuar, i cili sapo kishte blerë ujin që përdor për të pirë në familje.
I moshuari u shpreh se në çezma nuk kanë ujë, siç pretendon Erion Veliaj, ndërsa tha se faturat i paguan dyfish.
“Po e paguajmë ujin, trefish, katërfish. Edhe ujë s`kam për të pirë. Dy lloj ujërash, po ku e ke ujin. Po ku ka ujë me 24 orë, pse janë ato depozitat? Ja bidoni, e bleva, 1200 lekë, e bleva për të pirë. Po ato çisternat, pse i ka ato? Se thotë ka ujë 24 orë! Vetëm për banjat!” - tha i moshuari.
Ndërsa Belind Këlliçi u shpreh: “E paguan trefish e katërfish, dhe ujë nuk ke. Kurse Erion Veliaj thotë keni 24 orë në ditë ujë. 24 orë në ditë thotë Veliaj që keni ujë. A je me bidon? Kapja bidonin zotnisë, me bidon është, që thotë ai ka ujë. Për çfarë e bleve? E bleve për të pirë, apo jo? Ai thotë është i pijshëm uji që vjen në çezme”, - tha kandidati i opozitës për bashkinë.
Edhe në Yzberisht, qytetarëve që u është marrë prona nga Bashkia e Tiranës, duke i lënë rrugëve, janë të shumtë. Një prej tyre duke konfirmuar votën për Belind Këlliçin, tregoi se si Erion Veliaj i grabiti pronën pa e dëmshpërblyer.
“Në darkë të 2017, në 21 tetor unë kam qenë pronar, më jepte Keshi paratë, nënstacioni. Në datën 20, ky zdromsi, ky çuni zdroms, lali zdromsi, ma konfiskoi pronën si në kohën e Enver Hoxhës. Votën time e ke lale, edhe nja 12 a 14 vetë sa janë, ta jap. Por mos harron, se kur të fitosh do të zërë derën e bashkisë”, - u shpreh qytetari.
Gjatë takimeve me qytetarë të shumtë, Belind Këlliçi mori mbështetjen e tyre për zgjedhjet e 14 majit, duke u angazhuar se pas fitores në zgjedhje, në Tiranë do të vijë ndryshimi./ CNA.al
Kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për Elbasanin ka ...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, teksa ndodhemi ve...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, gjatë takimi...
Kandidati i PS-së për Shkodrën, Benet Beci, ka treguar...
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji u përpl...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi parala...
Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi, ironizoi mbrëmjen...
PD e Enkelejd Alibeajt do të hyjë në zgjedhje për rifo...
Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj, ka sul...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka komentuar këngën tallav...
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur mbrëmjen e sotme një ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë n...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është tal...
Partia Demokratike e Enkelejd Alibeajt kërkoi që të çr...
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ishte e pranis...
Qeveria shqiptare po punon për bërë revolucion në sist...
Ditët e fundit kandidati i opozitës për Tiranën, Belin...
Kryeministri Edi Rama i bëri sot sërish thirrje biznes...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti sot një mbledhje...
Analisti Lorenc Vangjeli i është drejtuar me një mesaz...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...