Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Gazetari Agim Xhafka ka treguar histori nga fëmijëria e tij, në kohën kur dimri i Korçës ishte i acartë, me borë të thatë e më të ftohtë se akulli.
Në një status në rrjetet sociale, ai tregon se asokohe nuk kishin një gjendje ekonomike të mirë, ndaj edhe ushqeheshin me gatime sa për të mbajtur frymën.
Gjithashtu, ai flet për darkat në shtëpi me familjen, ku të gjithë ngroheshin me një sobë.
Momenti më i vështirë për familjen e tij, gazetari rrëfen se ka qenë koha kur shkonin të flinin, pasi thekson se ishte aq ftohtë sa gota me ujë që mbanin te koka për ta pirë natën, në mëngjes kishte ngrirë.
Shkrimi i plotë i Agim Xhafkës:
Sa herë lexoj apo dëgjoj fjalën Poli i Veriut, më vjen ndër mend dimri i Korçës kur isha i vogël. E mbaj mend të acartë, me ngrica, të akullt dhe të bardhë nga dëbora. Por nga ajo lloj bore që edhe kur doje ta bëje top e të luaje me shokët, nuk mblidhej, rrëshqiste mes gishtave si rëra e plazhit. Nga që e ftohta nuk e linte të lidheshin kristalet me njëra-tjetrën. Qe dëborë e thatë, më e ftohtë se akulli, dëborë që të vret.
E ndjeja shumë ciknën se vishesha me tuta të trikotazhit dhe kur temperaturat zbrisnin shumë gradë nën zero shtoja disa rrecka poshtë tutave bezhë, ose kaki. Këto ngjyra ishin masive për ne fëmijët në ato mote. Na lëviznin dhëmbët prej ftomës se dhe ushqeheshim pak e me gatime sa të mbanim frymën. Mbaj mend mëngjeset me një fetë me ca sheqer e ujë sipër, ose do isha me fat në se do shtroja mbi bukë pak marmallatë të holluar. E shtonte gjyshja me ujë në tenxhere, e zjente ngadalë si fasulet, fllup, fllup disa orë.
Mëngjeset më gjenin veshur e ushqyer mos më keq, por erës së acartë sa dilja nga shtëpia i tregoja vrapin. Doja ta konkuroja, të ecja më shpejt se ajo, mos më kapte fshikëllima e kamxhikut të egër. Dhe kur më shfaqej para rendja më fort, më rridhnin lotë nga sytë, por egërsohesha më keq se ajo, luftoja e deri te shkolla fitoja unë. Nga që faqet më skuqeshin, zemra më hidhej përpjetë gati të braktiste kraharorin e ca djersë më bulëzonin mbi ballë si diell pranvere.
Në shkollë kishim një sobë që flakëronte nga dru të trashë ahu. Nuk mbaj mend ato mote mos kishim ngrohje në klasë. Kështu deri në drekë mbushnim trupat tanë të vegjël me zjarrllëk. Se do më duhej në shtëpinë time akull.
Për ato kushte që shfaqte Shqipëria ne si familje kishim një apartament të madh mund të quhej, jo më shumë se 65 m2, por ama qe ndarë në dy dhoma e një kuzhinë. Nuk flinim secili dhomë më vete, por prindërit qenë veç e ne tre fëmijët me gjyshen flinim veç. Jo si te Ethemi i katit të parë përshembull që kishte një garsoniere. Aty hanin, loznin, flinin e kërcenin ai, e shoqja dhe pesë fëmijë. Kemi fat për këtë bollëk, thoshte babai. Dimrit ajo shtëpi ngrohej veç me frymën tonë. Ishim kati i sipërm i pallatit, mbuluar me çati, por tavani qe ca centimetra kallma, ose rrogoz i suvatuar. Në shumë vende, kur dëbora vinte me suferinë e hynte mes tjegullave, te çdo dhomë shfaqeshin harta krijuar nga uji që hapej pasi shkrinte dëbora mbi tavanin tonë. Vëllai çdo njolle ia gjente shpjegimin gjeografik. Ja harta e Francës, thoshte, ja e Italisë. Ndërsa motra i shpjegonte me zogj. Të gjitha i dukeshin si pëllumba, nga që tavani qe i bardhë e njolla pak i hirtë.
Në kuzhinë frymonim plot gjashtë veta. Qe e vogël, as 3mx3m. Në mes soba dhe tavolina. Në krah një minder bërë me dërrasa dhe shtriheshim të gjashtë. Hahaha, shtriheshim jo normal, por vinin karrike anash dhe kokën te minderi. Këmbët afroheshin te soba. Rrinim ngrohtë dhe tregonim secili si e kaloi ditën. Duhej të ishim mjeshtra se kur njëri fliste nuk pipëtinte miza, dëgjohej me vëmendje. Kur mbaronim s’hanim fruta, pinim kafe e cola, se as në ëndërr nuk na shfaqeshin. Nisnim e këndonim. Një serenatë, pastaj dy e kriste koncerti deri sa na rrëzoheshin qepallat. Aty fillonte tortura. Jo se do shkonim në banjë e kaq. Dy minuta pune qe shurrosja, por krevati ishte mjeti më torturues që kam provuar. Kam parë plot filma me rrahje, me djegie mishi, me shkulje thonjsh. Por e them me provë se tortura më e madhe ishte shtrirja në krevat, sidomos pesë minutat e para. Dhoma ku flinim kishte një komodinë. Mbanim një gotë me ujë për natën se fëmijë ishim, por në mëngjes gota brenda mbante... akull. Si ato katroret e frigoriferit që formohen sa i vendos brenda te ngrirja. Çarçafët ishin si kockë e bardhë. Nuk hepeshin, s’merrnin formë, si teneqe të papërthyeshme. Kur mbulohesha me jorgan më dukej sikur më godiste era e mëngjesit, ajo e kamzhikut të hollë, si thupër hardhuce. Dhëmbët çoroditeshin e godisnin njëri-tjetrin si sharrë elektrike që çmendet nga gazi kur shkon në thellësi të trungut. Ashtu futeshim tre fëmijët e gjyshja, dy nga këmbët e dy nga koka e deri sa qetësoheshim nuk ndjehej as gëk as mëk. Pasatj ca pasthirrma, ca gjysma fjalësh deri sa ia krisnim muhabetit pa guxuar të nxjerrim as hundën nga jorgani.
Një mot u bë kaq ftohtë sa babai dhe dritares në kuzhinë i vuri batanije. Se era që hynte në dërrasat e shtrembëruara na dukej sikur na priste fytyrën me brisk. Nuk kuptonim në ishte ditë a natë. E në atë tmerr ose ditënet Groenlande, nëna na bëri dhuratën. Ishte më poetikja, më shprehësja, më emocionuesja, më instiktivja. Kur po këndonim se na këndohej, por edhe se ngroheshim nga pak, nëna doli nga kuzhina. Pandehëm se shkoi në banjë e prisnim të kthehej me vrap dhe mbështjellë me batanijë kokë e këmbë. Në fakt u harrua. Dhe ne nuk po flisnim për të, kërciste kënga, o vemi, o s’vemi... Pas nja dhjetë minutash babai na e bëri me shenjë, gjumë domethënë. U ngritëm me tmerr. Ashtu thuajse me rroba vrap e bëlldum në krevat. Mbuluam kokën urgjent dhe aty brenda, në mjedisin e muhabeteve tona, na u shfaq nëna. Me ajër të ngrohtë, me aromë mamaje, me të qeshurën që nuk i shqitej. Na priste aty brenda e mira ime. Kishte hyrë qysh para dhjetë minutash dhe si një kalorifer i madh na ktheu krevatin si në shkollën time, me sobë që bubulonte nga zjarri. E mbërthyem të gjithën si ata të mbyturit e Titanikut që kapeshin pas varkave të porsahedhura në stuhi. Gëzoheshim e ndjenim kaq lumturi sa luteshim që ajo të rrinte me ne deri në mëngjes. Por pas shumë minutash, kur vala e nxehtësisë na mbylli qepallat, dëgjuam babain:
-Hajde grua, hajde se e ngroha dyshekun.
Iku vrap, dëgjuam zhurmën e krevatit. Aq të fortë sa na u duk që nëna u hodh brenda në dashuri... Aq me nxitim sa nuk e mati peshën dhe largësinë. U mbështollën dhe ata poshtë jorganit të tyre dhe...
Më zuri gjumi deri sa gjyshja më përkëdheli flokët:
-Çohu bir, çohu! Ka rënë dëborë përjashta.
Hera e parë që atë bardhësi e pashë me dashuri. Kudo mes kristaleve dukej nëna ime e bukur...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë si tri...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka folur mbrë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kujtu...
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, u pyet nëse kishte pas...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka kujtuar lëvizjen e dhje...
Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka pritur në...
Dy ditë pas Samitit BE-Ballkani Perëndimor, kryeministri E...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Bal...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, para të rinjve të FRPD-së, ka ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në aktivitet...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka pritur sot në zyrë ish-...
Europa po ndryshon. Kontinenti po rivlerëson marrëdhëniet ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, thotë se Ita...
Analisti, Kreshnik Spahiu ka dhënë deklarata të forta ...
Deputeti Oerd Bylykbashi ka analizuar aktin e dhunës n...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka nd...
Deputeti Agron Shehaj është ankuar për projektet e por...
Deputeti Agron Shehaj është pyetur mbrëmjen e sotme pë...
Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti ishin dy prej kandi...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...