LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Belind Këlliçi: Të bëhemi bashkë për të rrëzuar kullën më të madhe të keqqeverisjes e korrupsionit në vend, atë të Bashkisë Tiranë!

8 Dhjetor 2022, 17:01, Politikë CNA
Belind Këlliçi: Të bëhemi bashkë për të
Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit, Belind Këlliçi

Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit, Belind Këlliçi ka publikuar fjalimin e plotë që ka mbajtur sot në Kuvendin Kombëtar të FRPD-së.

Këlliçi kujton vrasjen e Klodian Rashës dy vite më parë dhe sulmin ndaj kryetarit të PD-së Sali Berisha në protestën e dy ditëve më parë.

Mes falenderimeve për eksponentë të së djathtës, ai ka dhënë edhe një mesazh të fortë për zgjedhjet vendore.

Kandidati i PD-së theksoi se duhet të bëhen të gjithë bashkë për të rrëzuar kullën më të madhe të keqqeverisjes e korrupsionit në vend, që sipas tij është ajo e Bashkisë Tiranë.

Fjala e plotë:

Ditë shumë emocionuese kjo, me fjalë të ndjera!

Sot është një ditë e veçantë për të gjithë. Dua ta nis me një urim për të gjithë të rinjtë: Gëzuar Ditën e Rinisë!

Mbi të gjitha, nuk duhet të harrojmë, si kjo ditë, dy vite më parë, një njeri humbi jetën. I riu Klodian Rasha. Për shkak të dhunës policore. Për shkak të terrorit të uniformave së policisë së shtetit. Për shkak të agjentëve të infiltruar, dhe për shkak të atyre banditëve që sot kanë penetruar edhe në policinë e shtetit, të cilët para dy ditësh ngritën dorë edhe mbi PD.

Nuk ngritën dorë mbi Sali Berishën, ngritën dorë mbi PD. Mbi ju, mbi mua, mbi çdo të ri, çdo anëtar të PD dhe çdo shqiptar.

Belind Këlliçi: Të bëhemi bashkë për të

Titulli i këtij aktiviteti është ‘Rock the dictator’. Këtu këndoi një artist shumë i mirë, Renis Gjoka, por kam përshtypjen që rockstar-i i vërtetë sot ishte Sali Berisha. Ishte Prof.Dr. Sali Berisha, i cili sërish në 2022 është burim frymëzimi për të rinjtë e vendit.

Dua ta nis me një përshëndetje për të gjithë të pranishmit, themelues të PD, të lëvizjes studentore të viteve ’90, Z.Bislim Ahmetaj, Z.Arben Imami, Mimoza Hajdarmatajn. Drejtues të forumit rinor, Genti Strazimiri, shoku im i ngushtë, Sekretari i Përgjithshëm për pak kohë në detyrë, Grigels Muçollari. Z. Flamur Noka, ish Sekretari i Përgjithshëm i FRPD, Keltis Kruja, ish Sekretar i Pergjithshëm i FRPD, drejtues në vite.

Një përshëndetje e veçantë shkon padiskutim për Rudina Hajdarin, të bijën e Azem Hajdarit. Për Fjona Nishanin, të bijën e Presidentit Bujar Nishani dhe për Glauk Olldashin, djali e Sokol Olldashit.

Tre emblema këto, që i kanë dhënë jetën PD dhe i kanë dhënë shumë në vite.

Në shumë aktivitete që kemi bërë, edhe sot për mua sot është një ditë e veçantë. Është hera e parë që tashmë pas 7 vitesh tashmë flas si një ish. Vij këtu, edhe kam edhe kohën e limituar, nuk jam unë më moderator.

Kryetari i FRPD, Besart Xhaferri përshëndetja më e veçantë është për ty. Të falenderoj për të gjithë punën e shkëlqyer që po bën dhe duket që FRPD duket se e ka një të ardhme të garantuar dhe një të ardhme të sigurtë.

Belind Këlliçi: Të bëhemi bashkë për të

Znj. Jozefina Topalli, emblemë e PD, ikonë. Nënkryetari i PD, Z.Oerd Bylykbashi, Ina Zhupa deputete, Enno Bozdo e të gjithë me rradhë. Të gjithë anëtarët e Kryesisë.

Sot është një ditë e veçantë për mua në fakt, se vij si një ish- drejtues që për 7 vite bashkë mund të kemi organizuar me qindra aktivitete e protesta, kemi bërë akademinë politike. Kemi bërë maksimumin për të qenë në rresht të parë të PD në çdo aksion opozitar, por akti për të cilin jam më shumë krenar, së bashku me ju, padyshim, është foltorja e rinisë që u bë një vit më parë, së bashku me ju. Sepse ashtu sikurse e tha edhe Z. Sali Berisha, lideri historik dhe kryetar i PD, ju në fakt treguat që ishit fibër e vërtetë e PD. Fibra e vërtetë politike e PD dhe shënjuat historinë e PD. I dhatë peshë kësaj organizate më shumë se kurrë në 32 vite, dhe garantuat një PD të vërtetë, një opozitë të vërtetë.

Sot jemi një vit më pas, ka zhvilluar gjithë ato procese zgjedhore, ku në themel ka vendosur, kemi bërë zgjedhje për kryetarët e partisë të Shqipërisë, kemi bërë referendume, kemi bërë Primare, kemi bërë gjithçka duke e bazuar te vota e lirë.

Unë nuk dua të zgjatem shumë, por dua të mbetem vetëm tek modeli i të rinjve sot, dhe tek fakti se duke qenë se vij sot përpara jush edhe votëbesimit tuaj si kandidati zyrtar i opozitës së bashkuar i PD për kryetar të Bashkisë së Tiranës.

Dua që dy fjalë t’ua them për modelin që kemi përballë. Modelin e të riut që na kanë vendosur përballë, për zdromsin e Tiranës, për Erion Veliajn. Vetëm ditën e djeshme e keni parë, se na ka dhënë një sihariq. E shpalli Tiranën Kryeqytetin Europian të Sportit. Me një mashtrim të radhës që është i denjë vetëm për Erion Veliajn, që t’ua bëj të qartë.

Belind Këlliçi: Të bëhemi bashkë për të

Në datën 7 nëntor u bë publike për mediat, por ditën e djeshme Erion Veliaj mori titullin zyrtarisht, dhe sot ka arhdur dhe i flet të rinjve që Tirana vitin e ardhshëm që vitin e ardhshëm Tirana do të jetë kryeqyeti europian i sportit. Mashtrim tipik i Erion Veliajt.

Tani, t’ju them unë juve se me kë rreshtohet Tirana vitin tjetër si qytet i sportit, jo si kryeqytet i sportit. Përveç Tiranës janë dhe 16 qytete tjera në Europë që kanë marrë këtë çmim. Kriteret kanë qenë që qytetet që aplikonin duhet të kishin nga 25 mijë deri në 500 mijë banorë, bazuar në të dhënat e INSTAT-it. Tirana vitin e kaluar rregjistron mbi 900 mijë banorë. Pra, Tirana duhet të garonte për të qenë kryeqyteti i sportit dhe jo qytet i sportit, por sot janë edhe 16 qytete tjera, krhasa Tiranës Bursto Arsizio në Itali, Eibari në Spanjë, Popradi në Sllovaki, Fondi në Itali, Montana në Bullgari, Velika Gorica në Kroaci, Renda në Itali, Trescantos në Spanjë, Sakarya në Turqi, dhe Viana de Castello në Portugali.

Tani këtu, Erion Veliaj na ka shtuar krah këtyre qytezave, apo qyteteve të vogla të nderuara dhe vjen e na e shet si një arritje të madhe. Sigurisht, nuk mud të presësh asgjë tjetër prej dikujt që ka patur para një muaji të gënjente Papën në Vatikan, duke i thënë që është ai kryebashkiaku që e organizoi vizitën. Unë unë gjykoj që model i tillë i gënjeshtërt, politikë shqiptare nuk duhet t’i vijë më.

Beteja në 14 maj është për të gjithë Shqipërië, nuk është vetëm për Tiranën, është një betejë për ju.

Belind Këlliçi: Të bëhemi bashkë për të

Nëse sot, dhe ka shumë studentë në sallë. Pak më parë po diskutonim bashkë, dhe aplikonin për kartë studenti, dhe i vetmi përfitim që mund të merrnin ishte për të blerë ndonjë bluzë me discount në dyqan rrobash, apo për të marrë ushqim me discount 10-20% në një nga Fast Food-et. Askush nuk flet as për libra, as për akses në biblioteka, as për transportin urban, asnjë përfitim për studentët.

Nëse flasim për qendra rinore, të vetmen Qendër Rinore që ka patur Tirana, para pak muajsh, Erion Veliaj e dha për leje ndërtimi dhe tashmë po ndërtohet një kullë në zemër të Tiranës. Nëse flasim për ndërtimin, bazuar në të dhënat zyrtare në 18 muajt e fundit, në 2021-shin dhe gjysmën e 2022-shit, Erion Veliaj ka dhënë 2,8 milionë metra katrorë leje ndërtimi beton në Tiranë.

Meqë flet për shpopullimin e të rinjve, dhe meqë e ka shqetësim, mjaftonte që me 3% e banesave sociale. Që do të thotë 84 mijë metra katrorë, Erion Veliaj të kishte 840 apartamente me nga 100 metër katrorë, dhe këto t’ja shpërndante të rinjve apo njerzve në nevojë, dhe në Tiranë s’do kishte nevojë që çdo mëngjes të mbusheshin autobuzët për t’u larguar me të rinj profesionistë, të zotë, zanatçij që ikin çdo ditë për të gjetur të ardhmen në një vend tjetër larg vendit tyre.

Unë personalisht e kam patur fatin e madh në jetë që të fitoj një bursë dhe të studioj jashtë në SHBA. Por në vitin 2009 unë e mora vendimin për të ardhur në Shqipëri, për të ardhur këtu pranë familjes sime, dhe për ta bërë betejën këtu në Shqipëri.

Belind Këlliçi: Të bëhemi bashkë për të

Unë e kuptoj që ikja e të rinjve sot është një shenjë proteste ndaj keqqeverisjes, ndaj korrupsionit, ndaj një qeverie që vetëm për të rinjtë nuk mendon. Ju ftoj që të gjithë bashkë të bëhemi pjesë e kësaj beteje. Pjesë e kësaj beteje të 14 majit, vetëm për të çrrenjosur më të keq të një të riu në politikë. Modelin e një të riu i cili çdo ditë që flet tregon ndonjë gënjeshtër. I cili ka dhënë një premtim, i cili atë premtim vetëm në gjykimin tim duhet të ishte përjashtuar përjetësisht nga jeta publike. Që do donte që të mbahej mend si kryetari bashkisë që ndërtoi më shumë parqe e lulishte, sesa pallate. Dhe sot ka dhënë leje për 8.2 milionë metër katrorë beton në Tiranë. Do doja që bashkë të bëhemi në betejën e 14 majit për të rrëzuar kullën më të madhe të keqqeverisjes, ajo e Bashkisë së Tiranës, dhe më pas si ortek ta çojmë përpara të gjithë Shqipërinë e t’ja kthejmë bashkitë të gjithë qytetarëve shqiptarë.

Dua ta mbyll fjalën me një falenderim për të gjithë ata që më shoqëruan në udhëtimin më të bukur të jetës sime politike, në udhëtimin më të bukur në drejtimin e FRPD nga viti 2015 e këtu.

Jam i bindur që ju këtë traditë të mirë do të vazhdoni ta mbani gjallë në vitet në vijim dhe jam i bindur që FRPD do të vijojë zemra dhe motorri i PD.

Faleminderit! Ju jam mirënjohës përjetë të gjithëve për kontributin që keni dhënë, por mbi të gjitha për atë lëvizje që bëtë vitin e kaluar duke iu bashkuar rithemelimit dhe duke shpëtuar PD.

Mirënjohje përjetë për të gjithë të rinjtë të FRPD. Ju Faleminderit!/ B.A. - CNA.al

Lajmet e fundit nga