Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Gjatë kësaj jave do ta dëgjoni shpesh fjalën që fillon me F. Për “fashizmin” po flas, sigurisht. "New York Times" e përmendi 28 herë të shtunën në një artikull të shkurtër për kryeministren e ardhshme të Italisë, me shumë gjasa, Giorgia Meloni. Duket se kriza më e fundit për demokracinë është në prag. Qeveria e teknokratit Mario Draghi, të cilën italianët nuk e kishin votuar, por që pëlqehej nga BE, u rrëzua. Dhe në vend të saj duket se është zgjedhur një qeveri e udhëhequr nga 'Fratelli d’Italia', partia e vetme që ishte kundër qeverisë së Draghit.
FDI është një parti disi euroskeptike. Ajo dëshiron të rinegociojë aspekte të përfshirjes së Italisë në BE dhe mbron përparësinë e ligjit italian. Është populiste dhe nacionaliste në orientim, aleate në nivel evropian me partinë polake Ligj e Drejtësi. Ndonëse më parë debatonte për marrëdhënie më të mira me Rusinë, që nga invazioni i Ukrainës ka përkrahur dërgimin e armëve në Ukrainë. Ndonëse vetë u formua si rezultat i një ndarjeje në partinë e Berlusconit Populli i Lirisë, FDI ka shumë fraksione. Këto përfshijnë “konservativët liberalë” të orientuar nga tregu, dhe social konservativët, të udhëhequr nga një politikan antiabort i konvertuar nga mysliman në katolik. Slogani i Melonit ishte “Zoti, familja, atdheu”.
Në kohën e shkrimit të këtyre radhëve, FDI duket se ka fituar rreth 25-30 për qind të votave. Me shumë gjasa do të jenë në koalicion qeveritar me partinë 'Forza Italia' të qendrës së djathtë, 'Noi Moderati' (Ne të moderuarit), dhe me partinë tjetër populiste djathtiste 'Lega Nord'. Matteo Salvini, lideri i LN, pritet të rimarrë rolin si ministër i brendshëm, ku do të ndjekë një linjë të ashpër kundër emigracionit.
Është e vërtetë se disa anëtarë të FDI kanë një vijë trashëgimie politike të lidhur me grupe të ndryshëm të së djathtës ekstreme në politikën italiane. Dhe është e vërtetë edhe që pasardhës të shpërndarë të Mussolinit janë përpjekur të kandidojnë për poste nën flamurin e 'Fratelli d’Italia', shumica pa sukses, ndonëse njëri prej tyre tani është në këshillin bashkiak të Romës.
Por fjala me F është një shpërqendrim. Papunësia midis të rinjve dhe punësimi part-time në Itali tani janë aq kronikë sa po shkaktojnë një krizë emigracioni. Kjo përkeqëson tendencat e tjera të dëmshme në një komb që ka një shkallë lindjesh më të ulët se mortaliteti dhe që është bërë zona kryesore e zbarkimit për migrimin masiv nga i gjithë Mesdheu.
Christopher Caldwell (gazetar amerikan) prezanton shifrat në fillim të erës Covid:
“Pothuajse çereku i grave të lindura më 1978 po i mbyllin pa fëmijë vitet e pjellorisë, nivel dyfish më i lartë se më 1950. Çdo vit, linden 440,000 italianë dhe vdesin pothuajse dyfishi. Por numrat nuk e tregojnë aspak saktë se sa shpejt po ulet popullsia. Italianët po largohen nga vendi me shifra rekord prej një dekade, 160 mijë vetëm më 2018. Bashkitë në të gjithë vendin po japin falas, apo shesin me çmimin simbolik 1 euro, shtëpi të braktisura, shumë syresh tepër të bukura, për këto që dëshiron të investojë në rinovimin e tyre”.
Këto janë probleme tepër të mëdha për t’i lënë të rriten edhe për një tjetër brez. Klasa politike italiane – dhe e Evropës pas saj – ka qenë e paaftë në adresimin e kësaj katastrofe politike, ekonomike e sociale për dekada. Në fakt, shabllonet e establishmentit – bashkimi më i ngushtë në BE është më i mirë, euroja ka avantazhe për të gjithë – e bën të pamundur edhe shtrimin e pyetjeve më të dukshme rreth tij.
Pa dyshim, qeveria italiane do të trajtohet nga dyshuesit e përhershëm si një tjetër shihet “krizë për demokracinë”, duke iu bashkuar qeverive të zgjedhura në mënyrë korrekte e popullore në Poloni e Hungari. Por e vërteta është se politikat e establishmenteve të qendrës majtiste të viteve ’90 po bien. Kudo ku lejohet sfida demokratike, ajo po ndodh. Italia ishte thjesht emri i radhës në listë. Nuk do të jetë e fundit./ National Review
Shtresa gjithnjë e më të mëdha të popullsisë jet...
Këtë javë mbushen 7 muaj nga fillimi i luftës në Ukrainë. ...
Është batutë e filmit “Dueli i Heshtur”. Kam kaq muaj...
Gykata Administative në Tiranë nuk habiti askënd sot k...
Disa ditë më parë, zonja ambasadore e SHBA-ve në Tiran...
Për të hyrë në QSUT, në Spitalin e Traumës, në Senator...
Për të distën herë, policia që nuk duam, në mungesë të gji...
Marrëveshja e nënshkruar midis Serbisë dhe Rusisë në fushë...
Mjekët janë para së gjithash qenie njerëzore. Ka një s...
Të gjithë i kemi sytë tek ai dhe ai, po sëmurë mbeti. ...
Ndërsa shikojmë lotët në sytë e vajzave të kolegjit të...
Pyetni një punonjës afër daljes në pension se çfarë me...
Viti 2020, një togë policore mësynte këtu-aty për gjoj...
Një kërkim i thjeshtë në google me dy fjalë: “mjek arr...
Edi Rama ka humbur sot një mundësi për të predikuar se...
I gjithë zelli i maxhorancës për t'u shfaqur si një forcë ...
Nderkohe qe po merremi me hallet tona, po i shtojme vetes ...
Ukrainasit kanë bërë (sërish) atë që askush nuk besonte se...
Sot, opozitat armike u ribashkuan për sulmin e radhës ...
Hakerimi i të dhënave të AKSHI-t është ngjarja më e rë...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...