Kultura nën drejtimin e Gonxhes/ Nënfinancimi dhe pasojat në tregun e punës
Raporti më i fundit i INSTAT për vitin 2025 zbulon një rea...
Raporti më i fundit i INSTAT për vitin 2025 zbulon një rea...

Këtë javë mbushen 7 muaj nga fillimi i luftës në Ukrainë. Ditën që filloi lufta, më 24 shkurt, ishin më se të dukshme dy gjëra. E para, nuk kishte asnjë mënyrë që ushtria ukrainase të arrinte një fitore vendimtare ushtarake ndaj Rusisë. Dhe arsyeja ishte e thjeshtë. Rusia është shumë e madhe, Ukraina shumë e vogël.
Ushtria ruse është shumë herë më e madhe se ajo ukrainase. Për më tepër ajo ka armë bërthamore. Vetë Rusia është vendi me sipërfaqen më të madhe në botë. Ka një ekonomi relativisht të madhe për rajonin ku ndodhet, dhe një popullsi prej 145 milionë banorësh. Ukraina ka një popullsi prej rreth 40 milionë banorësh.
Ajo është vendi më i varfër në Europë. Të ardhurat vjetore për frymë, janë më të ulëta se ato të Shqipërisë. Pra, duke parë të dhënat bazë, ishte menjëherë e qartë se nëse donte të mbetej një vend sovran, dhe natyrisht këtë e donim të gjithë ne në Perëndim, Kievi duhej të arrinte një lloj kompromisi me Moskën.
E dyta, kjo luftë do të ishte shumë shkatërruese. Pasi nuk do të goditej vetëm Ukraina, por e gjithë ekonomia perëndimore, përfshirë ekonominë amerikane. Energjia ruse ushqen Europën. Një recension në Gjermani, ishte e sigurt se do të nxiste një recension edhe këtu në SHBA.
Ndaj sa më gjatë të vazhdojë kjo luftë, aq më të varfër do të jenë të gjithë, me përjashtim ndoshta të Vladimir Putinit. Ne po shkatërrojmë gjëra që janë shumë të vështira për t’u rindërtuar. Edhe kjo ishte shumë e qartë që në ditën e parë të luftës. Por në atë kohë nuk ju lejuan që ta thoni me zë të lartë.
Kushdo që e bënte denoncohej si një spiun i rusëve. Por ishte e vërtetë, dhe ukrainasit me siguri që e kuptuan atë. Sipas një burimi të kontaktuar nga revista “Foreign Policy”, në prill negociatorët nga qeveritë e Rusisë dhe Ukrainës u takuan fshehurazi dhe “dukej se kishin rënë dakord paraprakisht për skicën e një marrëveshjeje të përkohshme të negociuar për t’i dhënë fund luftës”.
Kushtet e marrëveshjes ishin të thjeshta. Rusia do të tërhiqte trupat e saj nga Ukraina. Ukraina do të premtonte se nuk do të anëtarësohej në NATO. Secila palë do të merrte atë që donte, dhe pakti mund të kishte funksionuar. Por administrata e Xho Bajden e kundërshtoi me vendosmëri këtë zgjidhje.

Këshilltarët e tij nuk donin vetëm që rusët të largoheshin nga Ukraina. Ata dëshironin një luftë totale për ndryshimin e regjimit në Moskë, me sa duket për t’u hakmarrë ndaj zgjedhjes së Donald Trump, gjë që sipas tyre kisht ndodhur për shkak të ndërhyrjes së Putin në zgjedhje.
Ndaj ata ishin të gatshëm të luftonin deri në ukrainasin e fundit për ta arritur atë synim. Më 9 prill, Shtëpia e Bardhë dërgoi në Kiev kryeministrin britanik Boris Xhonson. Sipas mediave ukrainase, Xhonson i komunikoi dy mesazhe qeverisë së Zelenskit: "E para që Putin është një kriminel lufte. Se ndaj tij duhet të ushtrohet presion, dhe jo të negociohet. E dyta që nëse Ukraina është gati të nënshkruajë disa marrëveshje për garancitë me Putinin, Perëndimi nuk është dakord”.
Pra, Amerika dhe Britania e Madhe kërkuan luftë totale kundër Rusinë, një luftë për ndryshimin e regjimit në Moskë. Të gjendur midis, ukrainasit nuk kishin zgjidhje tjetër veçse të pranonin. Kështu, ditë më vonë, u prishën negociatat e paqes.
Kjo ngjarje ishte praktikisht e pa raportuar nga mediat atë kohë, por ishte në fakt pika e kthesës në luftën në Ukrainë. Këtë javë, presidenti ukrainas Zelenski dha një intervistë për gazetën e majtë britanike “The Guardian”. Ndër të tjera ai bëri thirrje që Shtetet e Bashkuara të godasin Vladimir Putinin.
Një ditë më vonë Putin tha se paralajmërimi i tij për përdorimin e armëve bërthamore “nuk është një bllof”. Në kundërpërgjigje, qeveria e Ukrainës bëri thirrje për një sulm të menjëhershëm bërthamor ndaj Rusisë, një sulm që pa diskutim do të sillte shkatërrimin e menjëhershëm të Nju Jorkut, Uashingtonit, Los Anxhelosit, me vdekjen e dhjetëra miliona amerikanëve.
Njerëzit e arsyeshëm nuk flasin kurrë në këtë mënyrë. Nëse administrata Bajden do të donte t’i jepte fund luftës dhe të impononte një paqe të negociuar, ky moment është pikërisht tani, para se të vdesin një numër i madh njerëzish. Por ajo nuk ka ndërmend ta bëjë këtë.
Përkundrazi po ec me shpejtësi në drejtimin e kundërt dhe po bën gjithçka që mundet për ta sjellë Perëndimin në pragun e shkatërrimit.
Gjatë fjalimit në OKB, Bajden akuzoi Rusinë, jo Ukrainën, për kërcënime të hapura bërthamore. Ai nuk tha asnjë fjalë për përgjegjësinë e Amerikës. Sepse ne po e financojmë këtë luftë. Ne mund t’i jepnim fund asaj. Por Bajden po zgjedh që të mos e bëjë këtë.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Është batutë e filmit “Dueli i Heshtur”. Kam kaq muaj...
Gykata Administative në Tiranë nuk habiti askënd sot k...
Disa ditë më parë, zonja ambasadore e SHBA-ve në Tiran...
Për të hyrë në QSUT, në Spitalin e Traumës, në Senator...
Për të distën herë, policia që nuk duam, në mungesë të gji...
Marrëveshja e nënshkruar midis Serbisë dhe Rusisë në fushë...
Mjekët janë para së gjithash qenie njerëzore. Ka një s...
Të gjithë i kemi sytë tek ai dhe ai, po sëmurë mbeti. ...
Ndërsa shikojmë lotët në sytë e vajzave të kolegjit të...
Pyetni një punonjës afër daljes në pension se çfarë me...
Viti 2020, një togë policore mësynte këtu-aty për gjoj...
Një kërkim i thjeshtë në google me dy fjalë: “mjek arr...
Edi Rama ka humbur sot një mundësi për të predikuar se...
I gjithë zelli i maxhorancës për t'u shfaqur si një forcë ...
Nderkohe qe po merremi me hallet tona, po i shtojme vetes ...
Ukrainasit kanë bërë (sërish) atë që askush nuk besonte se...
Sot, opozitat armike u ribashkuan për sulmin e radhës ...
Hakerimi i të dhënave të AKSHI-t është ngjarja më e rë...
Kujtoj, kur shkoja pa gdhirë të zinja rradhë për qumës...
Ai nuk mund të kthehet më pas: Nëse e humb luftën agresore...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...