Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...

Disa ditë më parë, zonja ambasadore e SHBA-ve në Tiranë pati një takim me kryetarin e Partisë së Lirisë në ish selinë e LSI-së, kur përveç Ilir Metës me “J”, ishin të pranishëm nga pala e Partisë së Lirisë edhe deputetët Petrit Vasili dhe Erisa Xhixho, i pari përherë i gjendur pranë Ilirit edhe pse vetëm me 362 vota gjithësej, dhe e dyta ish nënkryetare e LSI-së, si edhe çifti Brahimllari - Kërpaçi “burrë e grua” si imitim i modelit të Ilirit me Monikën.
Kjo është ana protokollare e takimit. Për anën përmbajtësore na informojnë dy burime.
Burimi i parë vetë Ilir Meta me “J”, edhe pse në profilin e tij zyrtar në fb nuk e ka shtuar “J-në” që ia kishin “ngrënë” padrejtësisht.
Ja çfarë na thotë ai:
“Sot mirëprita në selinë e Partisë së Lirisë Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Yuri Kim. Ishte kënaqësi të diskutonim hapur dhe në mënyrë konstruktive mbi bashkëpunimin e Partisë së Lirisë me SHBA, në interes të forcimit dhe intensifikimit të partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe SHBA, përmbushjes të detyrimeve tona si vend anëtar i NATO-s, si dhe reformave prioritare të përshpejtimit të integrimit europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE”.
Ndërsa burimi i dytë është vetë ambasada e SHBA-ve në Tiranë, e cila na ofron një tjetër informacion, të ndryshëm nga ai që nxitoi të na servirte Ilir Meta me “J”.
Dhe ja konkretisht se çfarë thotë ambasada:
“Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim u takua sot me Kryetarin e Partisë së Lirisë, si pjesë e takimeve të saj të vazhdueshme me udhëheqës politikë shqiptarë. Ajo përsëriti nevojën që partitë politike të bashkohen për t’u përfshirë në dialog konstruktiv që forcon demokracinë, lufton korrupsionin dhe çon përpara negociatat e Shqipërisë për anëtarësim të plotë në BE”.
Për këdo që di të lexojë jo vetëm gjuhën diplomatike, por edhe gjuhën shqipe, diferencat janë të dukshme. Sepse ndërsa kryetari i Partisë së Lirisë na thotë se: “Ishte kënaqësi të diskutonim hapur dhe në mënyrë konstruktive mbi bashkëpunimin e Partisë së Lirisë me SHBA”, ( vetëm ky zotëria mind ta kuptojë se si mundet që një parti e vogël në Shqipëri mund të ketë marrëdhënie me SHBA!), ambsada nga ana tjetër na thotë se: “Ajo (pra ambasadorja, shënimi im), përsëriti nevojën që partitë politike të bashkohen për t’u përfshirë në dialog konstruktiv që forcon demokracinë, lufton korrupsionin…”.
Se sa konstruktiv është shfaqur Ilir Meta me “J” nuk është e vështirë të kuptohet, boll të referojmë dhe analizojmë retorikën e tij të mbushur me shprehje halabakësh nga ato që ia ka mësuar Shik Stërmasi me të fortët e Pazarit të Ri të tipit “unë të gjuaj vetë”, “i gjuaj më të fortit”, “të thyej në mes” apo më të fundit “Edi Rama është legen” apo etiketimin “fëlliqësira” për autoritetin e dosjeve.
Pra, mesazhi është i qartë; Ilir Meta me “J” apo pa “J” qoftë duhet të kafshojë gjuhën dhe “të bashkohet për t’u përfshirë në dialog konstruktiv që forcon demokracinë”, edhe pse ai ka dëshmuar që i përket një filozofie tjetër e nuk ka lidhje as gjuha dhe as sjellja e tij politike me “dialogun konstruktiv që forcon demokracinë”.
Ndërkaq, zonja ambasadore duhet të na sqarojë një paqartësi, me cilin Ilir u takua, me atë me “J” apo me atë pa “J” ?
Sepse, në njoftimin e ambasadës në gjuhën shqipe, thuhet vetëm se: “Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim u takua sot me Kryetarin e Partisë së Lirisë, si pjesë e takimeve të saj të vazhdueshme me udhëheqës politikë shqiptarë”.
Ndërsa, në të njejtin njoftim të ambasadës, por në gjuhën angleze thuhet se: “ U.S. Ambassador Yuri Kim met with Freedom Party Chairman Ilir Meta today as part of her ongoing meetings ëith Albanian political leaders”.

Pra, siç duket qartë, thuhet se është takuar me Ilir Metën pa “J”, ndërkohë që tani sëfundi, Ilir Meta e ka ndrruar mbiemrin nga Meta në Metaj.
Ndaj zonja ambasadore, është mirë të na sqarojë se me cilin Ilir është takuar, me atë me “J” apo me atë pa “J” ?…

Për të hyrë në QSUT, në Spitalin e Traumës, në Senator...
Për të distën herë, policia që nuk duam, në mungesë të gji...
Marrëveshja e nënshkruar midis Serbisë dhe Rusisë në fushë...
Mjekët janë para së gjithash qenie njerëzore. Ka një s...
Të gjithë i kemi sytë tek ai dhe ai, po sëmurë mbeti. ...
Ndërsa shikojmë lotët në sytë e vajzave të kolegjit të...
Pyetni një punonjës afër daljes në pension se çfarë me...
Viti 2020, një togë policore mësynte këtu-aty për gjoj...
Një kërkim i thjeshtë në google me dy fjalë: “mjek arr...
Edi Rama ka humbur sot një mundësi për të predikuar se...
I gjithë zelli i maxhorancës për t'u shfaqur si një forcë ...
Nderkohe qe po merremi me hallet tona, po i shtojme vetes ...
Ukrainasit kanë bërë (sërish) atë që askush nuk besonte se...
Sot, opozitat armike u ribashkuan për sulmin e radhës ...
Hakerimi i të dhënave të AKSHI-t është ngjarja më e rë...
Kujtoj, kur shkoja pa gdhirë të zinja rradhë për qumës...
Ai nuk mund të kthehet më pas: Nëse e humb luftën agresore...
Në Verën e vitit 2020 në oborrin e pasëm të Infektivit...
Ukraina do ta përshpejtojë procesin e përfundimit me s...
Festa e transparencës për qytetarin vjen atëherë kur S...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...